Gripi, kulmi i epidemisë në fund të janarit

Publikuar më: 15/01/2012 12:49

Po shtohen rastet me të sëmurët me grip, jo vetëm brenda vendit tonë, por edhe në Evropë. Në fakt ajo që nuk ndodhi si vjet, pra mes nëntorit dhe dhjetorit tani pritet të përsëritet në fund të janarit. Fundi janarit dhe fillimi shkurtit do të jenë piku I epidemisë së gripit. Mjekët përsërisin të gjitha këshillat të cilat nuk duhet të neglizhohen në mënyrë të veçantë për kategoritë në risk, që janë fëmijët dhe të moshuarit. Këshilla kryesore është të vaksinoheni. Si të njohësh shenjat Tek të rriturit – faza e inkubacionit është e shkurtër, nga 1-3 ditë. Shfaqja e sëmundjes është e ashpër dhe karakterizohet nga ethe , zënie të rrugëve të frymëmarrjes, temperaturë që ngrihet me shpejtësi dhe kap nga 38-40 gradë. Të gjitha këto mund të paranisin me simptoma të tilla si; një ndjenjë i ftohti dhe dhembje koke. Në 50% të rasteve drita të jep shqetësim në sy dhe ke djegie sysh dhe dhembje. Simptoma të tjera janë: dobësi e përgjithshme trupore, një lodhje torale, dhembje në muskuj dhe në kyçe në mënyrë të veçantë në bel, mungesë oreksi. Kulmi i gripit përputhet me shfaqjen e plotë të simptomave të përshkruara më lartë dhe ka një zgjatje prej tre ditësh, por mund të shkojë dhe 1-5 ditë. Gripi është në përparim të tij nëse shoqërohet me ngritje të temperaturës dhe kur pijmë ilaçe kundër temperaturës së lartë, kemi një djersitje të fortë. Menjëherë pas shfaqjes së simptomave të forta mund të kemi dhe: dhembje fyti, tharje goje, kollë të thatë dhe shumë të bezdishme. Vetëm në 10% të rasteve mund të shoqërohet me të vjella dhe me diarre e dhembje barku, tipike për viruseve paragripore dhe sëmundjeve të tjera të aparatit tretës. Pas 3-4 ditësh temperatura ulet menjëhëre. Por veten mund ta merrni plotësisht pas një jave, kur mund dhe të rekuperoni forcat fizike. Por lodhja dhe debolesa mund të zgjasin dhe për dy javë. Është shumë e zakonshme. Nëse temperatura është mbi 38 gradë dhe zgjat më shumë se 3-4 ditë duhet të dyshoni se mund të bëhet fjalë për një komplikim dhe duhet të drejtoheni tek mjeku për nje trajtim më të specializuar. Tek bebet-kanë një simptomatologji jo shumë specifike. Shoqërohet me mungesë oreksi dhe temperaturë. Rrallë me ethe. Diarreja dhe të vjellat shoqëruar me dhembje barku janë ndër simptomat më të shpeshta. Nëse vazhdojnë gjatë duhet që bebet nën 6 muajsh të dërgohen menjëherë në spital pasi humbasin lëngjet e trupit. Në moshën mes 1-5 vjeç simptomat karakterizohen nga -ngritje e menjëhershme e temperaturës, mungesë oreksi, bllokim të hundëve, kollë, ndjenjë gjumi dhe sy të skuqur. Në fëmijët nën 5 vjeç në 20 % të rasteve ka edhe konvulzione. Është pikërisht mungesa e oreksit sinjali më domethënës që një fëmijë, ende i paaftë të përshkruajë simptoma të tjera si dhembja e kokës apo e muskujve, është me grip. Përgjumja zvogëlohet me kalimin e moshës , nga 50% e fëmijëve me pak se 4 vjeç tek 10% e fëmijëve mes 5 dhe 14 vjeç. Në moshën më të rritur bëhet dhe më e rrallë. Dhembja e veshëve , e cila është shenjë e otitit mesatar, është një pasojë e gripit tek fëmijët dhe është e nevojshme që të marrë mjekimin e duhur dhe në kohën e duhur në spital. Në kuadrin e simptomave të aparatit të frymëmarrjes , më të rëndat janë rastet e bronkitit dhe të bronkoplazmës. Fëmijët e moshës 6 vjeçare e lartë, mund të konsiderohen në grupin e pacientevë të rritur dhe kanë të njëjtat shenja të shfaqjes së gripit. A duhet vrapuar tek mjeku? Në mëngjes je zgjuar pak i lodhur, me hundët e zëna dhe me grykën që djeg? Apo je në punë dhe nuk arrin të përqëndrohesh dot pasi ndjen se kockat të zjejnë dhe ke rryma të ftohti që të përshkojnë trupin? Ndoshta gripi të ka goditur pikërisht ty, por nuk ka pse të alarmohesh. Shko sa më shpejt që të mundesh në shtratin tënd dhe merr një ditë pushimi total. Kjo do të të ndihmojë ta mposhtësh sëmundjen, por dhe nëse nuk ndodh një gjë e tillë, mos kërko urgjentisht mjekun. Në fakt, dhe nëse sëmundja vazhdon, nuk do të të sillte asnjë fitim të shkoje në ambulancë. Ki parasysh se atje shkojnë njerëzit e infektuar dhe rritet rreziku që ti të hasësh në viruse. Në të vërtetë, përpara sesa të vizitohesh tek mjeku, është mirë të bëni diçka vetë. Pas disa orësh shfaqet dhe temperatura e cila është rreth 38 gradë. Hapi i parë është kontakti me telefon me mjekun e famijes që do t;ju këshillojë: a-pushim të menjëhershëm në një vend të qetë, të ngrohtë b-marrja e sa më shumë lëngjeve ( lëng frutash, ujë) c-bërja e avujve për të liruar hundët dhe fytin ( bëhen avuj me kamomil, eukalipt, por mund të hidhni në ujin e zjerë dhe bikarbonat). d- për të ulur dhembjet merret zakonisht paracetamol Dy ditë pas këtyre kurave në shtëpi, nëse simptomat përkeqësohen, dhembjet bëhen pulsuese, shtohen djegiet në vesh dhe kola nuk është me e thatë dhe shpeshtohet duhet që të drejtoheni tek mjeku ose në urgjencë. Natyrisht të gjitha sa thamë më lart nuk vlejnë për personat e brishtë dhe që vuajnë nga sëmundje të tilla si diabeti, sëmundjet kardiovaskulare të cilët duhet të shkojnë menjëherë tek mjeku që në simptomat e para. 10 rregullat e arta -nëse e di se je me imunitet të dobët ose vuan nga sëmundje të tjera do të ishte mirë të vaksinoheshe (koha më e mirë mezi i tetorit-mezi i nëntorit) -evito sa të jetë e mundur vendet e mbipopulluara -mos pi duhan, duhani përkeqëson simptomat në rrugët e frymëmarrjes dhe përkeqëson transmetimin e agjentëve infektivë -në rast sëmundjeje, pi shumë ujë për të rimarrë lëngjet dhe kripërat minerale të humbura nga djersitja, ha vakte të lehta dhe mos ndaj frutat -pusho në shtrat sa të kesh nevojë -mbajeni ambjentin e ngrohtë, të ajrosur krë dhe mbi të gjitha me lagështirën e duhur -mos u mbuloni shumë në mënyrë që të mos pengoni uljen e temperaturës.

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.