SPECIALE/Pse telenovelat turke po magjepsin shqiptarët ?

Publikuar më: 29/01/2012 18:34

Në kafene, në punë, nëpër autobusë dhe kudo flitet për telenovelat turke. Forumet e internetit dhe Facebook janë të mbushura me komente për to. Është padyshim një sukses i jashtëzakonshëm i tyre në Shqipëri.

“Gymyshi” i preferuar nga të moshuarit, “Ezel” mban të mbërthyer edhe burrat

Dihet tashmë se televizionet shqiptare kanë orientuar ndaj industrisë turke të telenovelave, pas vitesh të tëra rendjesh pas telenovelave braziliane, meksikane dhe spanjolle. Ishte ndoshta një zgjedhje ekonomike, por rezultoi të ishte shumë, po shumë e pëlqyeshme për publikun shqiptar. Këtë herë u tërhoqën pas ekranit jo vetëm gratë shtëpiake, por shikues të rregullt të “Gymysh”, “Sulejmanit të Madh”, “Xhanan”, “Halili dhe Menekshja” dhe në veçanti telenovela më e pëlqyer nga të gjithë “Ezel” janë edhe moshat më të thyera madje edhe ata që nuk para shikojnë telenovela, burrat.

Edhe burrat shqiptarë janë tërhequr nga “Ezel”, ky tashmë nuk përbën lajm. Telenovela është një version modern i “Kontit të Monte Kristos”. Por në vend të Edmond Dantesit shikojmë Omerin e shndërruar në Ezel, në vend të Mercedesit shohim Ejshanin, në vend të Abatit Faria shohim një tjetër figurë shumë tërheqëse dhe të rrahur nga jeta atë të Ramizit, dhe në vend të njerëzve që shkatërruan Dantesin janë tashmë Xhengizi dhe Aliu. E pafajshme, ashtu si fëmijët e komplotistëve, fëmijë  ndaj të cilëve Dantesit nuk i bëri zemra të hakmerret dot, gjejmë tashmë motrën e Ejshanit, Bajarin. E sëmurë rëndë ajo është e dashuruar marrëzisht  pas Ezelit. Duket se edhe burrave shqiptarë ashtu si gjithë burrave në botë ka nisur t’u pëlqejë dhe t’i bëjë mjaft kuriozë historia e hakmarrjes së Ezel, i tradhëtuar nga shokët e ngushtë dhe nga gruaja të cilën ai dashuroi më gjithë forcë në një moshë shumë të re.

Rrethi i atyre që ndjekin çdo ditë të javës telenovelat turke zgjerohet edhe me teleshikues më të moshuar. Fillimisht ata u tërhoqën nga “Gymysh”. Një telenovelë që tregonte historinë e ndërlikuar të një familjeje të madhe në numër dhe mjaft të pasur të Stambollit, në të cilën përveç linjës së dashurisë së Mehmetit dhe Gymyshit spikaste dhe linja e respektit për pjesëtarët më të moshuar të familjes. Një lloj “Beautiful” turk, por shumë më moralizues dhe pa lidhje të shumta dashurore brenda familjes. Pikërisht mungesa e skenave të shumta të sikletshme, të cilat ndeshen gjithmonë tek telenovelat latine, zemërgjerësia e personazheve  dhe dialogët tërheqës të “Gymysh” bënë që prindërit, gjyshërit dhe fëmijët të mbërthehen pas ekranit për të ndjekur çdo seri të saj.  Dhe kjo audiencë vazhdon të ndjekë më të njëjtin përkushtim ngjarjet e “Halilit dhe Menekshesë”, telenovelës që flet për mentalitetin e rëndë dhe të vjetëruar të turqve, që jetojnë në Gjermani, të cilët vazhdojnë të martojnë vajzat e tyre me njerëz që ato nuk i duan dhe në këmbim të parave që u jepet nga familja e burrit të përzgjedhur. “Halili dhe Meneksheja” është një telenovelë e guximshme, e cila demoskon në një farë mënyre edhe “dyfytyrësinë” e kryefamiljarëve të shumë familjeve turke në perëndim, të cilët dinë që për veten e tyre të përqafojnë anët e “ëmbla” të perëndimit, por që vazhdojnë të dhunojnë në emër të fesë dhe traditës gratë, vajzat e motrat e tyre. Konflikti në familjen e Menekshesë është një konflikt që risillet shpesh në realitetin gjerman prej gazetave më të mëdha në vend, në faqet e të cilave ka ngjarje të dhimbshme të vajzave me origjinë turke të lindura në Gjermani, të cilat ekzektohen nga vëllezërit dhe baballarët e tyre vetëm sepse guxojnë të zgjedhin vetë njeriun e jetës duke kundërshtuar shitjen tek një i panjohur. Ky fenomen nuk është tërësisht i panjohur për shqiptarët ndaj dhe “Halili dhe Meneksheja” ndiqet me mjaft vëmendje edhe në Shqipëri.

Në kafene, në punë, nëpër autobusë dhe kudo flitet për telenovelat turke. Forumet e internetit dhe Facebook janë të mbushura me komente për to. Është padyshim një sukses i jashtëzakonshëm i tyre në Shqipëri.

Gjuha “ e njohur” e personazheve turke

 

Është një element që nuk mund të anashkalohet. Ndërsa personazhet komunikojnë me njëri-tjetrin ne ndeshim shumë fjalë të cilat të mbetura nga koha e pushtimit turk në Shqipëri vazhdojnë të përdoren akoma. Ndeshim fjalë si “ane” për gjyshen, fjalë që përdoret shumë për gjyshet dhe stërgjyshet në jug të vendit, apo fjalën “daje” për “dajë”, apo “ për hajër” pra “qoftë e mbarë”. Të gjithë buzëqeshnin para ekranit kur Gymyshi thoshte “tamam” apo “allah allah”, shprehje që rëndom përdoret nga shqiptarët.

Telenovela është një version modern i “Kontit të Monte Kristos”. Por në vend të Edmond Dantesit shikojmë Omerin e shndërruar në Ezel, në vend të Mercedesit shohim Ejshanin, në vend të Abatit Faria shohim një tjetër figurë shumë tërheqëse dhe të rrahur nga jeta atë të Ramizit, dhe në vend të njerëzve që shkatërruan Dantesin janë tashmë Aliu dhe Xhengizi. E pafajshme, ashtu si fëmijët e komplotistëve, fëmijë  ndaj të cilëve Dantesit nuk i bëri zemra të hakmerret dot, gjejmë tashmë motrën e Ejshanit, Baharin.

Fillimisht ata u tërhoqën nga “Gymysh”. Një telenovelë që tregonte historinë e ndërlikuar të një familjeje të madhe në numër dhe mjaft të pasur të Stambollit, në të cilën përveç linjës së dashurisë së Mehmetit dhe Gymyshit spikaste dhe linja e respektit për pjesëtarët më të moshuar të familjes. Një lloj “Beautiful” turk, por shumë më moralizues dhe pa lidhje të shumta dashurore brenda familjes.

Historia e “EZEL”

Omer Ucari punon në një ofiçinë si ndihmës mekanik dhe bashkë me familjen e tij bën  një jetë modeste.  Zoti Mumtaz është një marangoz që i vë shumë rëndësi ruajtjes së nderit së familjes dhe ka qëllim në vetvete të bëjë një jetë të qetë. Znj. Meliha , e ëma e Omerit, megjithëse e verbër ka një intuitë shumë të zhvilluar. Omeri është person që u beson shumë shpejt personave që ka rreth tij. Shokët e tij të ngushtë janë është Aliu (Kerpeten Ali = Ali Dara) apo siç e quan ai vetë „vëllai i madh“ që punon me të në ofiçinë dhe Xhengizi (Cengizi), shok fëmijërie dhe vajza, që për të jep jetën dhe që bie në dashuri me të Ejshani (Eysan).

Në vitin 1997 Omeri kthehet nga ushtria dhe ka rreth tij të gjithë personat që dëshironte, do të martohet me Ejshanin  do formojë një jetë të re. Por kishte diçka që nuk e kishte llogaritur. Kur ishte ushtar rrethanat e shokëve të tij kishin ndryshuar.

Xhengizi punonte në një kazino,  shihte vetëm njerëz të pasur dhe ëndrrat e tij ishin që edhe ai një ditë të ishte i pasur, Ejshani takon motrën e saj të vogël bashkë me të atin që i kishte braktisur kohë më parë , dhe i duhet të marrë  vendimin që do të ndikojë  për gjithë jetën së saj  Bahari, motra e saj e vogël është e sëmurë dhe duhet të fillojë një kurim shumë të shtrenjtë. I ati i Ejshanit kurdisi një plan si mund t’i gjenin lekët. Bëri një plan për të vjedhur kazinonë. Për planin e tij nevojiteshin katër persona. :

1-      Xhengizi që duhet të nxirrte të dhënat nga brenda kazinosë

2-       Dikush që do të kryente vrasjen pa iu dredhur qerpiku (Aliu)

3-      Një person naiv që mund t’i hidhet faji (Omeri)

4-      Personi që do të organizojë çdo gjë n.q.s do të jetë e nevojshme edhe do të gënjejë (Ejshani).

Plani u realizua me sukses. Omeri ra në burg për vjedhje dhe vrasje, ndersa Aliu , Xhengizi dhe Ejshani u bënë të pasur.

Omeri duke vuajtur në burg dënimin  e brejnë një seri dilemash për goditjen që mori nga njerëzit e tij më të afërt, dikush i zgjat dorën për ndihmë .Ky person është Ramiz Karaeski . Ramizi është një person që ka gjetur të fshehtat e jetës, është dikush që ka jetuar edhe jetën luksoze edhe fukarallëkun. Ramizi që mori aprovimin e Omerit kur i zgjati dorën për ndihmë , filloi të bëhej mësuesi i tij dhe t’i hapte sytë Omerit për jetën. Pas 8 vjetësh në burg pati revoltë , pas ndërhyrjes së shtetit Omeri u plagos rëndë në fytyrë sa nuk njihej me dhe u rregjistrua si i vdekur në listën e burgut. Omeri, që ishte rregjistruar si i vdekur dhe që në të vërtetë ishte gjallë dhe me ndjenjën e hakmarrjes me ndihmën e Ramizit bëri operacion plastik ku ndryshoi fytyrën, zërin, fizikun me pak fjalë gjithçka. .

Tashmë s’kishim më Omer. Omeri ngeli brenda revoltës në burg dhe u varros. Omeri pasi ndryshoi pamjen u bë Ezel Bajraktar. (Bayraktar) . Sa më shumë kalonte koha filloi të bëhej i pamëshirshëm e shihte botën me dyshim, gjakftohtë , i distancuar dhe dredharak , u kthye një person me mendje të mprehtë.  Ezeli pasi kaloi një kohe arriti në momentin që përvetësoi gjithçka që i duhej për t’u hakmarrë . Gjëja dhe detyra e vetme që e mbante Ezelin në jetë ishte të merrte  në mënyrë të ftohtë dhe të dhimbshme hakun e Omerit..

Jeta e aktorëve që luajnë Ezel dhe Ejshan

Ezel

 

Kenan Imirzalioglu (Kenan Imirzalleollu) Ezel    (18.06.1974 Ankara Turqi)

Kenan İmirzalıoğlu, i cili lindi në fshatin Üçem (Yçem) të qytetit Bala të Prefekturës së Ankarasë deri në moshën 12 vjeçare jetoi në fshat, Shkollën 8 vjeçare dhe të mesme e bëri në Ankara pranë tezes së tij.  Studioi në Universitetin Yildiz Teknik Universitesi në Stamboll, për matematikë.

Karriera

Mori pjesë në përzgjedhjet për “Best model of Turkey” ku u përzgjodh në 20 të parët, ndërmjet 4000 pjesëmarrësve,  pastaj , zuri vendin e parë në finalen e Turqisë. Si fitues i finales ishte përfaqësues i Turqisë në “Best Model Of the Ëorld” ku zuri vendin e parë dhe Turqia për herë të parë fitoi konkursin “Best Model of The Ëorld”.Shkëlqeu me rolin e Jusuf Mirollu(Yusuf Miroglu) në telenovelen “Deli Yurek”.

Në telenovelën me titull “Allaxhakaranllek” (alacakaranlik) ndan rolin e aktorit kryesor me Uur Jyxhelin(Ugur Yucel). Në telenovelën „Axhe Hajat“ ( Aci Hayat )  ndau rolin e aktorit kryesor me  Selin Demiratar. Në 2008 luajti në filmin Kabadaje(Kabadayi) në rol kryesor me Shener Shen (Sener Sen) dhe Aslle Tandoan ( Asli Tandogan) … Po luan rolin kryesor në filmin e Vejsel Azmi Ynalit, që ka filluar xhirimet në vitin 2011 Ingliz Kema.

Viti

Filmi

Roli

Shënime

1998-2002 Deli Yürek Yusuf Miroğlu Telenovelë
2001 Deli Yürek: Bumerang Cehennemi ” Yusuf Miroğlu Film
2003-2005 Alacakaranlık ” Ferit Çağlayan Telenovelë
2004 Yazı Tura Cevher Film
2005-2007 Acı Hayat Mehmet Kosovalı Telenovelë
2006 Son Osmanlı Yandım Ali ” Ali Film
2007 Kabadayı Devran Film
2009 Ejder Kapanı Akrep Celal Film
2009-2011 Ezel Ezel Bayraktar Telenovelë

 

 

Ejshani

 

 

Cansu Dere ( Xhansu Dere)

 

 

Ditëlindja 14.10. 1980 (31 vjece)
Ankara
Nënshtetësia  Turke
Profesionet Modele , prezantuese, aktore
Dalja në skenë 2000 -
Filmat/Rolet kryesore Sıla»Sıla
Ezel»Eyşan Tezcan Atay

 

 

Jeta

Shkollën tetëvjeçare dhe të mesme i mbaroi në Izmir. Në vitin 2000, në konkursin Miss Turqia, i organizuar nga Kanal D, zuri vendin e tretë dhe që prej atëherë punon si top modele profesioniste U diplomua në universitetin e Stambollit për Arkeologji. Ka qenë pjesë e pasarelave në Turqi me dizanjerat më të njohur turq si  Hakan YıldırımCengiz AbazoğluÜmit ÜnalEvrim TimurArzu KaprolBahar Korçan Ka përfaqësuar Turqinë në shumë konkurse ndërkombëtare dhe në vitet 2002-2003 ka qenë pjesëmarrëse në pasarelat e Parisit, ku ka bërë disa sete fotosh me fotografët më të njohur

Kariera

.Në vitin 2000 hyri në botën e televizionit. Drejtoi disa programe në Tv turke si programe për fëmijë ,programe muzikore dhe konkurse mode . Ka marrë pjesë në disa reklama filmash 2004. Nga viti 2004 ka marrë pjesë në disa telenovela dhe filma.Roli i parë është në telenovelën “Metro Palas”. Por telenovela nuk arriti pritshmërinë  e duhur dhe përfundoi. Më vonë mori pjesë në telenovelën “Alaca Karanlik (Muzgu)”, në rolin e Irmak Bozoglu..Nga viti 2006-2008 luajti në telenovelën “Sila”, në rol kryesor meMehmet Akif Alakurt Në vitin 2006 përfundoi xhirimet e filmit “Son Osmanlı Yandım Ali”  me Kenan Imirzalioglu. Filmi arriti mbi 1 milion shikues nëpër kinema. Në vitin 2009 luajti në filmin “Aci Ask” (Dashuri e dhimbshme). Në vitet 2009-2010 luajti në telenovelën EZEL.

Rrolet  [değiştir]

Viti

Filmi

Roli

Shënime

2002 Muhteris Ruhlar Duru Nuk u xhirua
2003 Alacakaranlık Irmak Bozoğlu Telenovelë
2004 Metro Palas Nazan Telenovelë
Avrupa Yakası Konuk Oyuncu Telenovelë
2005 Güz Yangını Ceylan Telenovelë
2006 Sıla Sıla Telenovelë
Son Osmanlı Yandım Ali Defne Kinema
Karanlıkta Makyaj Cansu Kinema
Kabuslar Evi: Takip Köylü Esma Film
2009 Ezel Eyşan Atay Telenoveël
Acı Aşk Oya Kinema
Yahşi Batı Mary Lou Kinema
Altın Kızlar Konuk Oyuncu Ceylan Telenovelë
Totally Spies:Casus Kızlar Alex – Mandy Dublim
2011 El Yazısı Zeynep Kinema
Behzat Ç. Seni Kalbime Gömdüm Songül Kinema

 

 

 

Jeta e aktorit të njohur turk, “Mehmeti“ tek Gymysh

 

Njihet ndryshe edhe si Brad Pitt-i i Turqisë. Basketbollist, top-model dhe aktor në shumë filma dhe telenovela turke. I njohur për shikuesit shqiptarë në rolin e Mehmetit tek “Gymysh“, në rolin e Halilit tek “Meneksheja dhe Halili“ . Kivancc do të ketë dhe rolin e nipit të Ramizit , Sekirit, tek telenovela “Ezel“.

 

Kıvanç Tatlıtuğ ( Kevanc Tatlletu) ( 27 Tetor 1983, Adana)

Aktor turk dhe ish topmodel. U bë i njohur në vitin 2002 pasi u zgjodh si Topmodel i Turqisë. Më pas fitoi “Topmodel Of The Ëorld”. Por popullaritetin më të madh e fitoi pas 2005-ës pasi filloi aktrimin.  Si fillim shkëlqeu  me rolin e Mehmetit tek GUMUS (Gymysh) dhe më vonë tek telenovelat “Menekşhe dhe Halili” dhe Amerikalılar Karadenizde 2 . Kulmin e karrierës e pati në telenovelën bazuar në  Romani “Halid Ziya Uşaklıgil” me të njëjtin emër Aşk-ı Memnu . Ndau rolin e aktorit kryesor (Behlul) bashkë me aktorin Berent Saat. Në vitin 2010 pati një rol të shkurtër në telenovelat  EZEL  dhe Kuzey –Guney në rolin e Kuzey.

Jeta

Vitet e para

Lindi në një familje prej 5 fëmijësh, më 27.10 1983, në  Adana.]

Shkollën fillore  dhe tetëvjeccare e mbaroi nëYenice Özel Çağ Lisesi. Në vitin 1997′  pas operacionit në zemër që bëri i ati u transferua në Stamboll .Mbaroi shkollën e mesme  në  İstanbul Kalamış Lisesi

Jeta private

 U njoh në vitin 2002 me Miss Globin  e vitit 2002  Azra Akin dhe vazhdoi me të lidhjen në cift deri në vitin 2009. Konsideroheshin edhe një nga cciftet më të bukura të Turqisë. Në vitin 2009 pati një lidhje me aktoren  Meltem Cumbul (Meltem Xhumbul),  13 vjetë më të madhe se ai  dhe e vazhdoi këtë lidhje  deri në gusht 2011.

Basketboll

E filloi karrieren në basketboll  me ëndrrën që të luajë në  NBA. Kur ishte në Adana luajti me ekipet  “Fiskobirlik”, “Güney Sanayi”, “Çukurova Kulübü”, “Devlet Su İşleri” ve “Tarsus Amerikan Kulübü”.Pas ofertës nga  Ülkerspor luajti atje për 2 vjet. Më vonë luajti 1 vit për Beşiktaş, dhe 1 vit për  Fenerbahçe . Tatlitug u kthye përsëri tek  Beşiktaş’I,  por në stervitje pësoi një demtim që ia nderpreu karieren sportive

Top Model

Personat që e rrethonin kur luante basketboll duke pare trupin e tij e këshilluan që të fillojë një karrierë si Top Model. Iu fut rrugës së modës pasi lexoi një lajmërim në dyqanin në të cilin punonte e ëma , dhe pasi i dërgoi kompanisë një foto të tijën hodhi hapin e parë në rrugën e modës.Duke i pëlqyer si profesion dhe duke pare ofertat në rritje iu fut botës së modës si model profesionist Pasi punoi për dy vjetë me agjensitë e modës në vitin  2002 mori pjesë ne konkursin  Best Model of Turkey dhe fitoi vendin e parë dhe në të njëjtin vit fitoi vendin e parë në  Best Model of the Ëorld‘. Pas fitimit të këtyre dy konkurseve Tatlitug u bë një emër i njohur në botën e modes.  Jetoi pak kohë në Paris pas ofertes që i erdhi nga Agjensia  Franceze e modesı Success

Aktrimet[

Në kohën që jetoi në Paris pati shumë oferta nga  bota e televizionit dhe meqë televizionin e kishte një ëndërr të fëmijërisë u kthye në Turqi. Mori mësimet e para nga  Okan Bayülgen dhe nga aktori  Laçin Ceylan' në Teatrin Shteteror. Hapin e pare në ekranin e madh e hodhi me telenovelen Gymysh, në vitin 2005 në rol kryesor bashke me Songül Öden, që u pëlqye shume si ne Turqi edhe në shumë vende të botës  Pas Gymysh luajti tek “Meneksheja dhe Halili” në rolin e Halilit. Luajti edhe në filmin Amerikalılar Karadenizde 2

 

 

Xhengiz

Yiğit Özşener,   (06.04 1972, İzmir), aktor teatri, kinemaje dhe telenonelash

Yiğit Özşener, Yıldız Teknik Üniversitesi  U diplomua  në vitin 1996 në degën Teknologji.Në vitet 1997- 1999 përfundoi masterin për Manaxhim. Filloi studimet në vitin 1994 në Studio Oyunculari ( Aktorët e Studios) dhe deri në vitin  2001 luajti në role të ndryshme në këtë grup. Në vitin 1995 mori pjesë si aktor profesionist në filmin „Gerdanlasma“ të shkruar dhe drejtuar nga Şahika Tekand’( Shahika Tekand). U prezantua me këtë film në konkurset e zhvilluara në Maqedoni dhe Bullgari. Luajti në shumë filma dhe pjesë teatrale të shkrimtarëve të ndryshëm. Kulmin e arriti me telenovelën EZEL. Vazhdon me dublime dhe aktrime në role te ndryshme.

Filmat/Rr

 

 

 

Aliu

 

Barış Falay (Baresh Fallaj) ( 09.04.1972-EdremitBalıkesir) Aktor teatri, kinemaje, telenovelash

Barış Falay ka studiuar në Universitetin e Ankarasë për aktor teatri. Për dy vjet ai luajti në teatër dhe karrierën e filloi me rolin e “Hamlet”. Ai ka luajtur në pjesë të ndryshme si :, “Üç Kuruşluk Opera”, “Misafir”, “Kamyon”, “Roberto Zucco”, “Kırmızı Yorgunları”, “Azizname”, “Barış”, “Bahar Noktası”, “Yaşar Ne Yaşar Ne Yaşamaz”, “Karar Kimin”. Drejtoi pjesë si  “Deniz Kızı Masalı”, dhe  “Bir Yaz Gecesi Rüyası” Punoi si petagog në Teatër. Vazhdon jetën teatrale në Teatrin e Kocaeli (Koxhaelit ,Qytete). Është i martuar me aktoren Esra Ronabar

Hodhi hapat e parë në televizion në telenovelat Tatlı HayatYarım ElmaDadı dhe pati sukses me rolet e tij. Rritjen më të madhe si aktor e pati në telenovelen   Aliye me rolin   Mücahit (Myxhahit) ose (Müco)(myxho). Nga viti 2009-2011 luajti në telenovelen EZEL  në rolin e Kerpeten Ali ( Ali Dara)– Ali Kırgız (Ali Kergez)”  Fitoi simpatinë e shumë njerëzve me këtë rrol dhe fitoi ccmimin e Revistave si aktori më i mirë mashkull  duke u bërë një ndër aktorët më të mëdhenj. Aktualisht luan rolin e Cemsid ( Xhemshid) ne telenovelen Al Yazmalım që ka filluar të shfaqet  në shtator

Telenovelat ku ka luajtur/ Rolet [

Viti

Telenovela

Roli

     
2011 Al Yazmalım Cemşit( Xhemshit)
2011-2009 Ezel (dizi) Ali Kırgız (Kerpeten Ali)
2009 İstanbul Çocukları  
2007 Çemberin Dışında Mafya ( Mafja)
2006 Bebeğim Yavuz Köroğlu ( Javuz Korolu
2004 Karım ve Annem  
2004 Aliye (dizi) Mücahit Gürboğa (Müco)

(Myxhahit Gyrboa ) (Myxho)

2002 Kuzenlerim Engin Öğretmen ( Engin Eretmen)
2001 90-60-90  
2001 Bizim Çocuklarımız  
2001 Tatlı Hayat (dizi)  
2001 Dadı (dizi) Şafak ( Shafak)
1995 Çiçek Taksi  

Filmat/Rolet

Viti

Film

roli

2011 Ya Sonra  
2008 Şeytanın Pabucu Niyazi ( Nijazi)
2008 Kirpi (film) Jilet Sadi (zhilet sadi)

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.