Çfarë do të ndodhë në seritë e reja të telenovelës EZEL

Publikuar më: 25/02/2012 8:54

Ezeli refuzon Ejshanin, Melihaja i kërkon të mos e vizitojë më

Aliu ka halucinacione. I bëhet sikur sheh Omerin. Serdari arrin të marrë kasetën e krimit

Aliu sheh një veprim të Ezelit gjatë lojës me letra. Ky veprim i kujton atij informacionet që i kanë dhënë për Ramizin. Aliut fillojnë t‘i shtohen pyetjet në kokën e tij. Jep disa urdhra në telefon. Aliu i tregon Ezelit se ka ndërmend të kapë në pritë Ramizin dhe e fton që të vijë edhe ai në këtë operacion. Ezeli tronditet dhe arrin ta lajmërojë Ramizin. Ramizi, kur del nga banka, vëren disa persona pas tij. Ata e kapin dhe e lidhin. Ramizi sillet me duar të lidhura në dhomën e torturave të Aliut. E ulin në një karrige. Aliu i kërkon Ramizit t’i shpjegojë historinë dhe lidhjen e tij me Omerin. Ato që tregoi Ramizi nuk i mjaftojnë Aliut. Ramizi, këtë herë e ul Omerin dhe thotë se vdiq si një qen. Aliu kthehet nga Ezeli dhe i thotë se të kam zgjedhur ty për të vrarë Ramizin. Aliu, shumë i bindur se mes Ezelit dhe Ramizit ka një lidhje të fshehtë, ka vendosur pistoletën e tij në kokën e Ramizit dhe i kërkon Ezelit t’i japë urdhër që ta godasë. Ezeli nuk e jep atë urdhër. Aliu i thotë se Ramizi do të vdesë. Ezeli i jep urdhër ta vrasë Ramizin. Ramizi thotë se do të tregojë një histori dhe zgjidh duart. Aliu nuk arrin dot të kuptojë ç’po ndodh. Me një shenjë që bën Ramizi të gjithë njerëzit kalojnë në krah të tij. Në këto kushte, Aliu hutohet dhe s’di ç’të bëjë. Ezeli dhe Tevfiku vetëm mbeten në krahë të Aliut. Ramizi largohet bashkë me njerëzit e tij.

&&&

Xhengizi, me të ardhur në shtëpi, hyn direkt në studio, aty vëren se kaseta nuk është në vend. Ezeli kërkon kasetën i zënë nga paniku, kur në studio hyn Ejshani me kasete ne dorë dhe fillon t’i bërtasë Xhengizit. Vendos kasetën mbi tavolinë dhe i drejton thikën Xhengizit. Pranon se frikësohet prej tij. Xhengizi është i hutuar dhe i thotë se e beri çdo gjë për të. Në atë kohë vërejnë se kaseta nuk është mbi tavolinë. Xhani nuk ndodhet në shtëpi dhe dera është e hapur. Xhani vrapon me kasete në dorë…

Për më shumë lexoni gazetën “Republika”

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.