Gjaku, funksionet, vetitë, përbërja

Publikuar më: 29/02/2012 9:22

Gjaku (lat. Sanguis) është njëindi lëngshëm, i cili me ndihmën e zemrës dhe enëve të qarkullimit të gjakut, mirëmban funksionet e organeve të tjera të trupit nëpërmjet transportit dhe lidhjeve. Gjaku (lat. Sanguis) është njëindi lëngshëm, i cili me ndihmën e zemrës dhe enëve të qarkullimit të gjakut, mirëmban funksionet e organeve të tjera të trupit nëpërmjet transportit dhe lidhjeve. Gjaku qarkullon nga puna mekanike e muskulit të zemrës nëpër enët e gjakut. Trupi i njeriut përmban 5 – 6 litra gjak. Gjaku përmban: (eritrocite), qelizat e bardha (leukocitë), trombocite dhe plazma, në të cilën notojnë qelizat. Pjesët e ngurta përbëjnë 45 për qind, kurse pjesa lëngët 55 për qind. Qelizat e kuqe përmbajnë hemoglobinë. Kjo proteinë është përgjegjëse për lidhjen dhe transportin e oksigjenit. Në të vërtetë, përbëhet prej globinës dhe hem-it, i cili me hekurin formon një lidhje kimike.

 

Funksionet

Gjaku, së bashku me pjesët përbërëse të tij përmbush një sërë funksionesh:

Transport (oksigjeni, hormonet, mbeturinat e metabolizmit)

Rregullim (baraspeshën e ujit, elektroliteve, temperaturës, vlerës së pH-së)

Mbrojtje (nëpërmjet limfociteve, antitrupave, koagulimit dhe fibrinolisës)

Gjaku kryen shumë funksione të rëndësishme brenda trupit, duke përfshirë:

Furnizimi i indeve me oksigjen

Furnizon trupin me materie ushqyese si Glukoza, Amino Acidet dhe Acide Yndyrore (të tretura në gjak (p.sh lipidet e gjakut). Largimin e gazrave dëmtuese si Dioksid Karboni, Ureja dhe Acidi Llaktik

Funksione imunologjike, duke përfshirë qarkullimin e qelizave te bardha, dhe zbulimin e materialeve te huaja nga antitrupat

Kuagulimi, që është një pjesë e mekanizmit të trupit për vetëriparim

Funksionet transportuese, duke përfshirë transportin e hormoneve dhe sinjalizimin për dëme të indeve

Rregullimin e pH (normalja e pH të gjakut është në mes vlerave 7.35 – 7.45)

Vetitë

Temperatura është 36,6° C (te njerëzit e shëndoshë) pH 7,4 Gjaku është një suspension. Meshkujt kanë përafërsisht 4,5 litra gjak, Femrat 3,6 litra

Nëpërmjet ndryshimeve në gjak dhe pjesëve përbërëse të tij një numër i madh i sëmundjeve mund të diagnostikohen dhe në vështirësinë e tyre mund të kategorizohen, për këtë arsye është gjaku lëngu më i shpeshtë i analizuar.

Përbërja

Plasma (~ 55 për qind) prej saj 90 për qind H2O dhe 2 për qind sheqer + minerale (jone të natriumit, kaliumit, magnesiumit dhe kalciumit) 8 për qind proteina (albumina, antitrupa, etj.) Qeliza (~ 45 për qind): eritrocite 5 milion/µl, leukocite 5000 – 10000/µl, trombocite 150000 – 300000/µl Hormone Gazra

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.