Lëngu i mollës përmirëson kujtesën.

Publikuar më: 01/02/2012 10:17

Lëngu i mollës mund të shtojë prodhimin e neuro-transmetuesve acetilkolinë të trurit duke u bërë shkak për një përmirësim të ndjeshëm të kapaciteteve memorike. Pra proverbi për mollën vlen edhe për lëngun e mollës: të dyja mbajnë mjekun larg. E ka treguar një studim që është drejtuar nga disa studiues të universitetit të Massachusetts.

Molla është e pasur me një mix unik antioksiduesish qelizore, që ndihmon qelizat të rrinë më të shëndetshme dhe përmirëson trafikun e neuro-transmetuesve. Ky përfundim ka dalë nga studimi që ka bërë ekipi i drejtuar nga Thomas Shea.

Shea ka treguar, mbi modelet e kafshëve, që një ushqim i pasur me mollë vonon problemet neurodegjeneruese që vihen re me kalimin e moshës.

Sekreti janë pra antioksiduesit që kapin dhe vrasin radikalet e lira, molekula shumë aktive të cilat duke qenë se kanë një elektron me shumë të disponueshëm janë në gjendje të lidhen me molekula të tjera.

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.