Projektohet makina më e bukur në botë.

Publikuar më: 23/02/2012 18:41

Ka një shekull histori dizajni italian i Nuçio, supermakina e Bertones që do të prezantohet në sallonin e Gjenevës. Një makinë që do të mbajë emrin e themeluesit dhe e lindur për të festuar faktin se ka një shekull në treg. Do të jetë një nga makinat më të bukura të të gjitha kohëve ashtu si Stratos Zero ose  la Lamborghini Miura.E kaluara dhe e ardhmja do të shkrihen në një supersportive shumë të guximshme të dizenjuar nga Micheal Robinson, përgjegjës për stilin Bertone. Është frymëzuar nga Stratos Zero e krijuar nga Nuccio në vitin 1970. Mes karakteristikave tipike të Bertones është forma shumë e avancuar, pak a shumë si ato qëjanë parë deri më tani edhe tek Alfa Carabo apo tek Lamborghini Countach. Nuçio do të jetë e gjatë 4,8 metër, e pajisur me V8 prej 4.3 litra nga 480 Cv: shumë e ulët (1,2 metra). Që tani vihet bast se do të jetë një nga makinat më të bukura në sallonin e Gjenevës.

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.