Çfarë do të ndodhë sot tek Ezel. Vrasja e Eerenit dhe planet që prishen

Publikuar më: 10/03/2012 9:58

1-       Aliu qëllon me thikë Serdarin, por nuk e vret dot. Pas operacionit ai shpëton dhe bëhet më i rrezikshëm

2-       Ramizi i dorëzon Ezelit kasetën e vrasjes në kazino. Më në fund ai është i lirë të nisë jetën e Omerit

3-       Ejshani mëson se Xhengizi ka lënë peng në hipotekë të gjithë pasurinë e tyre. Ezeli i lutet që ta falë

 Serdari zbret nga taksia, niset drejt varrit që i tregoi taksisti dhe i kërkon taksistit ta presë aty. Taksisti nuk e pret. Ai habitet shumë. Në atë moment, dëgjon një zile telefoni. Hap telefonin. Ramizi që është në linjë, i flet ashpër. Serdari e pyet se cili është, ndërsa ai i përgjigjet se është pronari i ri i makinës së tij. Në atë moment, në varreza, kalon makina e Serdarit. Serdari shokohet. Vendi ku po qëndron Serdari është vendi i varreve të 3 djemve të Ramizit. Ramizi sheh kasetën që ka në dorë…

&&&

Merti dhe Mumtazi e gjejnë Melihanë në mëngjes, të ulur më një cep rruge. Ejshani është duke parë Baharin që fle. Xhengizi është i vetëm në park… Ezeli është në tarracë me gjerdanin e Ejshanit në dorë. Selma acaron Ramizin. I tregon atij fotografinë e një fëmije dhe i thotë se është i detyruar të zgjedhë mes saj dhe Ezelit. Ramizi largohet me kasetë në dorë. Ezeli kërkon të bëhet gati salloni. Shkon bashkë me Shebnemin në dhomën e mbledhjeve. Njerëzit kanë zënë vendet e tyre dhe rrinë në pritje. Ejshani, Xhengizi dhe Aliu mbërrijnë në dhomën e mbledhjeve. Bordi njofton se tenderin e kanë fituar Ezeli, Ejshani, Xhengizi dhe Aliu. Të gjithë janë të lumtur. Në atë moment, Ezelit i vjen një zarf që kishte brenda një CD. Ezeli fillon të shohë CD-në. Në atë CD janë pamjet e natës së vjedhjes në kazino. Ai shokohet. Aliu vjen ta përgëzojë, pas tij vijnë Xhengizi me Ejshanin. Ezeli fillon ta ndiejë veten keq dhe del nga dhoma.

&&&

Ezeli takohet me Ramizin. Nuk di ç’të bëjë, Ramizi i tregon kasetën dhe i thotë se për Omerin doli urdhri i pafajësisë. Ezeli i thotë që kjo është e pamundur. Ramizi fillon ta këshillojë se çfarë duhet të bëjë. Ezeli vjen në shtëpi me kasetën në dorë dhe ngjitet lart, pa parë se kush është aty. Aliu dhe Tevfiku vijnë në shtëpi. Dera është hapur, brenda gjejnë Erenin duke fjetur. Aliu i jep lekë Erenit, e urdhëron të zbresë nga makina dhe t’i qëndrojë larg Mertit. Ai e kundërshton. Aliu e zbret me zor nga makina dhe e lë në rrugë. Ereni është i zemëruar dhe fillon të qajë. Ezeli shkon në zdrukthëtarinë e Mumtazit. Mumtazi i thotë se nuk është mirë me shëndet. Ezeli shqetësohet. Aliu rrugës thotë se nuk do të merret më me Erenin, por në fakt, kthehet, e merr në të njëjtin vend që e ka zbritur. Aliu, Tevfiku dhe Ereni shkojnë tek berberi, po argëtohen… Personi që është atje njofton Ramizin. Ramizi vjen tek berberi. Aliu shqetësohet. Ramizi ia jep briskun Tevfikut dhe i thotë të rruajë Aliun, ndërsa Aliut i jep pistoletën dhe u thotë provoni besnikërinë që keni ndaj njëri-tjetrit. Aliu ia drejton pistoletën Ramizit, por kur e shkrep, ajo është bosh. Ramizi i thotë Aliut se e kaloi provimin dhe i jep çelësat e makinës së Serdarit. Aliu hutohet dhe beson se Ramizi po i kërkon që të vrasë Serdarin. Ramizi buzëqesh.

Për më shumë lexoni gazetën “Republika”

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.