Elbasan, arrestohen 6 persona, akuzohen për trafik droge

Publikuar më: 20/03/2012 14:50

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 6 persona, pas një hetimi disa mujor i prokurorisë së Elbasanit dhe policisë. Ndërkohë që katër persona të tjerë janë shpallur në kërkim pas operacionit të policisë të koduar “Tabakanë-2″. Uniformat blu të këtij qyteti, kanë arrestuar shtetasit, Kostandin Piku, Arben Hysa, i njohur si Ben binjaku, Altin Çaka, i njohur si Bobili, Emiljano Ramazani, i njohur si Rramani, Petrit Bekteshi, dhe Ilir Rrapi, i njohur me nofkën Lili shajes. Policia ka sekuestruar 6 automjete ndërsa gjatë periudhës janar-shkurt 2012 janë sekuestruar 230 doza heroinë dhe 340 doza kanabis.

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.