Kualifikimi, lista e mësuesve që hyjnë në atestim

Publikuar më: 20/03/2012 10:46

Ekskluzive/ Drejtoria Arsimore Rajonale e Tiranës publikon emrat e kandidatëve që do të testohen

Vlerësimi për portofolin e çdo konkurrenti të regjistruar. Bonuset me pikët që do të marrin profesionistët për specializimet dhe kualifikimet e mëparshme. Procedura për zhvillimin e testit

Publikohet lista e plotë e mësuesve që do të hyjnë në kualifikim. Bëhet fjalë për punonjësit në arsimin parauniversitar, të cilët do t’i nënshtrohen atestimit më 21 prill. Në këto lista, përveç emrave të kandidatëve, janë publikuar edhe vlerësimet për portofolin, kategoria për atestim, si dhe bonuset që marrin mësuesit nga specializimet. Ndërkohë, burime pranë MASH-it konfirmojnë, gjithashtu, se për të pasur përgatitjen e duhur në provim, mësuesit duhet të përvetësojnë njohuritë sipas programeve të çdo cikli. Kështu, kualifikimi realizohet nga Komisioni i Kualifikimit, i cili, ndër të tjera, monitoron dhe vlerëson përgatitjet për provimin, si dhe përcakton mjediset dhe numrin e pjesëmarrësve në provim. Gjithashtu, rregullorja e re publikon edhe kandidatët që do të marrin pjesë në kualifikim, të cilët janë punonjësit e sistemit të arsimit publik dhe atij privat:

a) me diplomë mësuesie;

b) pa diplomë mësuesie, por me arsim të lartë që japin lëndët profesionale në shkollat e mesme profesionale ose të përgjithshme dhe kanë kontratë individuale pune;

c) pa diplome mësuesie, që kanë kryer shkollën e mesme artistike ose Akademinë e Arteve dhe japin lëndët e Edukimit Muzikor ose të Edukimit Figurativ.

Për më shumë lexoni gazetën “Republika”

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.