Kualifikimi, mësuesit që hyjnë në provim

Publikuar më: 09/03/2012 8:59

Ekskluzive/ Publikohet rregullorja e re për testimet. Provimi zhvillohet më 21 prill 

Vjetërsia në punë që duhet të kenë punonjësit në arsim dhe afati i publikimit të listave për kandidatët që i nënshtrohen provimit. Procedura që ndiqet për vlerësimin e testeve. Programet shkollore për përgatitje 

Kualifikimi i mësuesve në arsimin parauniversitar do të zhvillohet në Tiranë, më 21 prill. Kështu, mësuesit, për të pasur përgatitjen e duhur në provim, duhet të përvetësojnë njohuritë sipas programeve të çdo cikli. Lajmi bëhet i ditur nga Instituti i Zhvillimit Arsimor, pas publikimit të rregullores së re, për kualifikim. Kështu, kualifikimi realizohet nga Komisioni i Kualifikimit, i cili, ndër të tjera, monitoron dhe vlerëson përgatitjet për provimin, si dhe përcakton mjediset dhe numrin e pjesëmarrësve në provim. Gjithashtu, rregullorja publikon edhe kandidatët që do të marrin pjesë në kualifikim, të cilët janë punonjësit e sistemit të arsimit publik dhe atij privat:

a) me diplomë mësuesie;

b) pa diplomë mësuesie, por me arsim të lartë që japin lëndët profesionale në shkollat e mesme profesionale ose të përgjithshme dhe kanë kontratë individuale pune;

c) pa diplome mësuesie që kanë kryer shkollën e mesme artistike ose Akademinë e Arteve dhe japin lëndët e Edukimit Muzikor ose të Edukimit Figurativ.

Vjetërsia në punë

Procedurave të kualifikimit u nënshtrohen vetëm mësuesit, të cilët deri më 31 dhjetor të atij viti plotësojnë vjetërsinë e punës në arsim:

a) Nga 5 deri në 9 vjet për shkallën e tretë të kualifikimit;

b) Nga 10 deri në 19 vjet për shkallën e dytë të kualifikimit, por të paktën 5 vjet

pas marrjes së shkallës së tretë;

c) Nga 20 e më shumë vjet për shkallën e parë të kualifikimit, por të paktën 5 vjet

pas marrjes së shkallës së dytë.

Sipas rregullores më të re, duke filluar nga viti 2013-2014, kanë të drejtë te aplikojnë për një shkallë kualifikimi mësuesit të cilët kanë grumbulluar një numër minimal kreditesh. Nëse një kandidat nuk merr pjese në kualifikim për shkaqe rastësore ose nuk kualifikohet, ka të drejte të marrë pjesë në provimin e vitit pasardhës.

Përgatitja

Në rregulloren e fundit thuhet:

- Mësuesit në kopshtet e fëmijëve përgatiten për kualifikim për të gjitha programet e arsimit parashkollor;

- Mësuesit e arsimit fillor përgatiten për kualifikim për të gjitha lëndët e arsimit fillor.

- Mësuesit e ciklit të lartë të arsimit baze, të gjimnazit, të arsimit profesional social-kulturor përgatiten për kualifikim për të gjitha lëndët, të cilat i japin në shkollë.

- Mësuesit e arsimit profesional që japin lëndët e kulturës profesionale përgatiten sipas

një programi unik. Në përfundim rregullorja thekson se mësuesit përgatiten për të gjitha klasat e ciklit të lartë të arsimit bazë ose të arsimit të mesëm.

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.