Cilat janë shkaqet e sëmundjeve të veshkave

Publikuar më: 15/04/2012 17:47

Kryesisht semundjet e veshkave jane akute (te menjehershme) dhe Kronike(te vazhdueshme). Semundjet akute te veshkave nenkuptojne nje humbje te menjehershme ose te shpejte te funksionit pastrues te veshkave, pra veshkat behen te paafta te nxjerin nga trupi I njeriut lengjet e teperta dhe bashke me to edhe produkte te tjera te panevojshme me per organizmin, sic jane kriperat minerale, apo substance te tjera toksike te formuara gjate procesit jetesor te organizmit.

Shkaqet e semundjeve akute te veshkave jane te shumellojta ne te cilat perfshihen, infeksionet ne veshka, infeksionet ne gryke,apo pjese te tjera te trupit, djegiet e renda te trupit,humbja massive e lenjegjeve qe ndodh ne raste te diarreve te shpeshta, demtimet fizike, (goditjet ne zonen e veshkave),semundje te ashtuquajtura autoimmune,(ne te cilat prodhohen disa lende qe godasin dhe shkaterojne qelizat e veshkave) etj.

Simptomat—- mund te jene te vecanta ose te kombinuara

Urinim me ngjyre te kuqe,

Acarim mendor I shpejte, dhimbje koke, apati,

Ere karakteristike e frymes,

Mpirje te duarve,kembeve,lodhje e shpejte,

Renie e sasise se urines,

Enjtje ne kembe ose fytyre,

Humbje te oreksit, te perziera,

Rritje te presionit arterial,etj.

Ne keto raste eshte e domosdoshme paraqitja sa me e shpejte tek mjeku specialist, pasi faktori kohe ka nje rendesi vendimtare per mbarevajtjen e semundjes, dmth—sa me shpejt te vendoset diagnoza,aq me sukses do te kete mjekimi,gje qe ka rendesi vendimtare per jeten e pacientit,por edhe per ecurine e semundjes.

Me te prekshmit nga kjo semundje jane femijet,pleqte, personat qe bejne operacione (sa me I gjate operacioni,aq me shume mundesi ka qe pacienti te semuret me pamjaftueshmerine acute te veshkave).

SEMUNDJET KRONIKE TE VESHKAVE

Nenkuptojne nje humbje graduale te funksionit te veshkave,qe zakonisht zgjat me muaj dhe vite,me simptoma kryesisht te pakuptueshme per pacientin,apo me analiza pergjithesisht te demtuara ne menyre te paqarte dhe jospecifike per veshkat.Shpesh ndodh qe simptomat te cfaqen vetem atehere kur te dy veshkat e kane humbur funksionin e tyre ne rreth 9/10,pra ka mbetur ne funksion vetem 1/10 e kapacitetit funksinal te veshkave.

Shkaqet e semundjeve kronike te veshkave jane te shumta dhe perfshijne infeksionet kronike te veshkave(qe ne femijeri ose adoleshence) semundjet acute te veshkave, prania e gureve ne te dy veshkat, hypertensioni arterial per nje kohe te gjate,perdorimi I disa medikamenteve per kohe te gjate,semundje te tilla si Diabeti, semundje te zemres, operacionet ne te dy veshkat,semundjet autoimmune,(pergjitheisht ato reumatizmale) prania e kriperave te shtuara ne gjak,disa lloj semundjesh te lindura etj.

Simptomat me te shpeshta jane te kombinuara ose vec e vec

lodhje, mungese oreksi,te perziera,neveri ndaj ushqimeve,

renie e kapacitetit intelektual, acarim i shpejte nervor,

ngerce te kembeve dhe duarve sidomos naten, ,

zbehje e ngjyres se lekures (per shkak te anemise se theksuar qe kane keta

keta te semure)

cregullime te urinimit, (shpesh e nga pak,sidomos naten)

kruarje te trupit, ere e rende ureje nga goje(ne fazat e fundit)

Urinimi naten eshte nje nga shenjat e para te uljes se funksionit te veshkave, pra ato duhet te punojne edhe naten qe te plotesojne detyrat qe nuk i kane kryer dot gjate dites per shkak te lodhjes se tyre. Semundjet kronike te veshkave mund te shkojen deri ne statin e fundit ,kur nuk arrijne dot me te eliminojne sasite e mbaturinave toksike qe prodhon organizmi dhe atehere eshte e nevojshme qe pacienti te filloje te perdore aparate artificiale qe kryejne funksionin e veshkave(dialize) ose ne rastin me te mire behet transplant i veshkes, qe do te thote marja e nje veshke genetikisht te ngjashme nga nje person tjeter dhe i vendoset pacientit ne fjale.

Ne pergjithesi eshte e mundur qe nje diagnostikim i shpejte, ne kohe,ne fillimet e pamjaftueshmerise se veshkave, te beje te mundur eliminimin e shkakut te semundjes, ose te mbajtes ne kontroll te semundjes se veshkave dhe keshtu shtyhet mjaft gjate perfundimi ne fazen e fundit te semundjes kur do te kerkohet perdorimi i dializes ose transplantit.

Eshte vendimtare kontrolli periodik dhe i sakte i ketyre pacienteve nga mjeku specialist nefrolog.

PYELONEFRITI (infeksioni i veshkave)

Pyelonefriti eshte nje infeksion i veshkave dhe ose i kanaleve te urines.

Pyelonefriti eshte mjaft i shpeshte ne rastet e cregullimeve te lindura ose te fituara te kanaleve urinare, ne rastet kur nje pjese e urines nuk derdhet e gjitha ne rugen natyrale por kthehet perseri ne veshke si rezultat i anomalive te lindura ose demtimeve te kanaleve urinare ose valvulave te moskthimit.(keto lloj anomalish cfaqen qe ne mosha te hershme pediatrike,por edhe me vone me kalimin e viteve behen me te dukshme per pacientin dhe mjekun)

Pyelonefriti mund te preke njeren veshke ose te dyja se bashku.

Pyelonefriti mund te jejete Acut (i menjehershem) ose Kronik ( i ngadalshem dhe i vazhdueshem)

Pyelonefriti nuk duhet te ngaterohet me infeksionet e Vezikes urinare te cilat jane infeksione vetem te vezikes,nuk kane perfshire veshkat apo kanalet e urinimit, dhe jane mjaft me te shpeshta (infeksionet e vezikes) se sa pyelonefritet. Por duhet theksuar se infeksionet e vezikes urinare ,sidomos kur jane te perseritura dhe te pamjekuara mire, jane nje shkak i mire dhe i mjaftueshem qe infeksioni te ngjitet lart nepermjet kanaleve urinare apo me ane te gjakut dhe te perqendrohet ne veshka,duke shkaktuar ne kete menyre infeksionet e veshkave(pyelonefritet)

Shkaqet qe favorizojne cfajen e pyelonefriteve jane:

Rikthimi i urines nga kanalet urinare ne veshke( kryesisht per shkak te anomalive te lindura te kanaleve dhe valvulave te tyre)

Guret e veshkave

Bllokimi kronik i plote ose i pjesshem i kanale vurinare ose njerit prej tyre

Etj.

Symptomat (shenjat)

Dhimbje mesi ose ne zonen e veshkave(poshte brinjeve)

Temperature me ethe

Dhimbje te forta barku(rralle)

Temperature e larte ose subfebrile (qe vazhdon me shume se 2 dite)

Lodhje e pergjithshme

Ndryshime mendore kryesisht konfuzion

Probleme Urinare—gjak ne urine

Urine jo e kthjellet, e erret,

ere e rende e urines

Urinim i shpeshte,ne sasi te paket

Urinim edhe naten (nderkohe qe normalisht njeriu nuk ka

nevoje te urinoje naten)

Urinim me dhimbje ose djegie

Ne keto raste eshte mjaft e nevojshme qe pacienti te drejtohet menjehere tek mjeku i pergjithshem ose me mire tek mjeku specialist,pasi diagnostikimi i sakte dhe i shpejte i semundjes shtojne shume shanset qe mjekimi te jete korrekt dhe per pasoje te shmanget kronicizimi i semundjes ,gje qe eshte mjaft e veshtire dhe e kushteashme per tu mjekuar.

Eshte i njohur fakti qe shpesh keto infeksione urinare kane tendencen te vetesherohen ne dukje te pare pa marre mjekime specifike ,dhe pacienti mendon se kaloi nje gjendje te lehte dhe me pak mjekim (lengje,cpirofloxacine,ilace kunder temperatures etj) e kaloi semundjen. Kjo pergjithesisht nuk eshte e vertete, pasi thjasht jane zhdukur disa simptoma,por ne realitet kane mbetur mjaft demtime apo infeksione te fshehura ne sistemin urinar te cilat gradualisht e dobesojne mjaft rezistencen e aparatit urinar duke e bere ate shume te ndjeshem ndaj infeksioneve te ardheshme te cilat gjithmone e me teper do te demtojne me shume organet urinare duke cuar ne demtimet kronike aq problematike

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.