Edmond Hasanbelliu, Jemi në vendin e parë. Na duhet përqëndrim maksimal për të fituar kampionatin

Publikuar më: 24/04/2012 11:15

Skuadrës i kërkoj vetëm një gjë,

përqendrim maksimal. Laçi është ndeshja decizive”

“Jemi në krye të klasifikimit, por më mirë të mos ishim, ta arrinim atë më mirë në sekondat e fundit të kampionatit e të ishim kampionë.” Ka qënë kjo batuta e parë e presidentit të Teutës, Edmond Hasanbelliu, të cilit nuk ishte e vështirë t’i dalloje dhe emocionet e të qenit në vend të parë. Një person që emocionet i shfaq rrallë, por që këtë herë duket se ato i dalin jashtë natyrës.

Moralisht ka fituar titullin kampion e kjo sepse ka ardhur në këtë sezon me një skuadër tepër moedeste, pa shumë bujë dhe me po kaq pak bujë sot, kur duhen edhe 360 minuta lojë, është në krye. Por kjo është dhe dilema e tij, pra të jesh më mirë në krye, apo të ndjekësh kundërshtarin? Një pyetje që vështirë se do mund të gjejë ndonjëherë zgjidhje.

Të gjithë duan të jenë kampionë, të gjithë kërkojnë të jenë në krye, por kur kapin majënnisedhe frika se dikush tjetër do mund t’ia marrë. Teuta ka kryesuar në pjesën më të madhe të kampionatit, ka qenë skuadra që te paket kane qene ata qe  e kane cilësuar pretendente, por ajo është realiteti më i bukur i kampionatit. E pikërisht këtij fakti i druhet presidenti.

“Kujdes, kemi një ndeshje në Laç, ndaj një kundërshtari shumë të fortë. Luajmë në fushë asnjanëse, por kjo pak rëndësi ka. Nëse kalojmë këtë ekip, i cili për mendimin tim është më i vështiri në 4 ndeshjet e fundit, mendoj se shanset për titull janë shumë të mëdha. Por kujdes, skuadrës i kam kërkuar përqendrim maksimal. Nuk është hera e parë që ne kryesojmë kampionatin.

Të mos harrojmë që në fillimin e fazës së dytë kemi qenë 5 pikë përpara Tiranës, që ishte e dyta dhe 6 ndaj Skënderbeut, i treti. Ngjarjet u rrokullisën sa shumë pak na konsideronin pretendentë.

Kishte shumë arsye, në rënien e skuadrës sonë, por një prej më te medhave ishte ulja  e përqendrimit.Pikërisht për këtë arsye skuadrës i jap vetëm një këshillë: Përqëndrim maksimal. Janë vetëm 360 minuta nga titulli, i cili mund të rikthehet në Durrës pas 18 vjetësh.”

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.