Jeta në çift, ja gjërat që nuk duhet të bëni kurrë

Publikuar më: 17/04/2012 11:04

Të gjithë e dimë sesa e vështirë është jeta në çift. Por shpesh herë për ta bërë atë sa më të lehtë dhe më të bukur, mjaftojnë disa rregulla për ti zbatuar nga të dy palët, të cilat mund të jenë gjithashtu edhe argumente tepër të vogla, që ndonjëherë ne nuk i kushtojmë shumë rëndësi. Për të mbajtur të gjallë pasionin në çift ekspertët rekomandojnë respektimin e disa rregullave të thjeshta. Fillimisht evitoni mënyrën e jetesës si “dy miq të pandarë”. Asnjëherë mos u vishni njësoj. Një tjetër rregull i vlefshëm dhe tepër i lehtë për tu zbatuar është edhe evitimi i shikimit të televizionit në pranë e njëri-tjetrit në të njëjtin divan gjatë mbrëmjes. Gjithashtu mos darkoni gjithnjë në shtëpi, përpiquni të organizoni një mbrëmje të veçantë qoftë edhe me miqtë tuaj më të ngushtë. Një tjetër veprim që nuk duhet ta bëni në jetën në çift, mos flisni shumë shpesh për martesën ose për fëmijët. Gjithashtu një tjetër element i rëndësishëm për forcimin e jetës në çift është edhe jeta sentimentale. Nëse gjatë ditës jeni të angazhuar me punë të ndryshme, do të ishte e mirë për të dy si për femrën ashtu edhe për mashkullin që të mos telefononi shumë shpesh bashkëshortin ose bashkëshorten tuaj, evitoni telefonatat e shumta, kryesisht ato në të njëjtin orar. E premtja dhe e shtuna në mbrëmje janë bërë enkas për të kaluar një fundjavë jashtë shtëpisë, ndryshe nga ditët e javës. Janë pikërisht këto ditë që mund të gjeni mundësinë për tu argëtuar dhe për të harruar lodhjen dhe stresin e javës, dhe një këshillë: Mos gjeni gjithnjë fëmijët për të justifikuar mosrealizimin e një fundjave argëtuese. Përpiquni të keni miq të ndryshëm, miqtë e përbashkët jo gjithnjë janë zgjedhje e duhur për një jetë perfekte të çiftit. Mbani lidhjet tuaja miqësore dhe përpiquni të dilni më shpesh me ta. Mos kaloni fundjavën tuaj së bashkë me prindërit. Këshilla e fundit, sapo vini në shtëpi mos vishni menjëherë rrobat e gjumit dhe përpiquni të jeni më të afërt me njëri-tjetrin. Nëse çdo person do të arrinte të respektonte disa prej këtyre rregullave të rëndësishme, menjëherë do të vihej re ndryshimi i jetës bashkëshortore.

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.