Matura 2012, pyetjet për Mekanikën e Përgjithshme

Publikuar më: 14/04/2012 9:26

Zyrtare/ Agjencia Kombëtare e Provimeve publikon programet orientuese për maturantët në shkollat profesionale

Lista e plotë e pyetjeve për lëndët Teknologji mekanike dhe Mekanikë e aplikuar në makina. Përqindja e pikëve që i jepet çdo kapitulli. Procedura që do të ndiqet për zhvillimin e provimeve

Agjencia Kombëtare e Provimeve publikon programet orientuese në Teorinë Profesionale për shkollat e mesme profesionale në profilin Mekanikë e Përgjithshme. Kështu, kandidatët që do të zgjedhin lëndët e Teorisë Profesionale në provimet me zgjedhje, duhet të kenë njohurinë e duhur të programeve orientuese. Në rast se këto programe nuk përvetësohen siç duhet nga maturantët, atëherë ka shumë mundësi që kandidati të mos shpallet fitues në një Institucion të Arsimit të Lartë Publik ose të shpallet si fitues në programin më të ulët të studimit, që do të zgjedhë në formularin A2, i cili do të plotësohet në fund të provimeve. Burime pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës konfirmojnë se kandidatët mund të zgjedhin në provimet me zgjedhje vetëm një lëndë të Teorisë profesionale, ndërkohë që lënda tjetër do t’i përkasë kurrikulës bërthamë. Gazeta “Republika” boton të plotë sot programin për lëndët Teknologji mekanike dhe Mekanikë e aplikuar në makina.

Për më shumë lexoni gazetën “Republika”

 OSMAN DEDJA

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.