Mjekësia, kandidatët që hyjnë në Provimin e Shtetit

Publikuar më: 21/04/2012 9:20

Ekskluzive/ Agjencia Kombëtare e Provimeve shpall emrat e aplikantëve për testim

Lista e plotë e personave që hyjnë në provim, të diplomuar në Mjekësi të Përgjithshme dhe Stomatologji. Datat dhe oraret për çdo kandidat. Dokumentet që ata duhet të kenë ditën e testimit

Sesioni i dytë i Provimeve të Shtetit do të zhvillohet nga data 2 deri më 22 maj. Ndërkohë, në këtë provim do të marrin pjesë kandidatët që e japin atë për herë të parë, si dhe ata që nuk rezultuan fitues ose për arsye të tjera, nuk morën pjesë në testim. Specialistë pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve publikojnë, gjithashtu, tarifat për pjesëmarrjen në provime edhe tarifat për pjesëmarrjen në provime. Ndryshe nga viti i kaluar, kandidatët që e japin për herë të dytë këtë provim, do të paguajnë shumën prej 12 500 lekësh, ndërsa ata që e japin për herë të parë, do të paguajnë shumën prej 10 000 lekësh. Mbështetur në rregulloren e AKP-së, kandidatët që kanë mbaruar arsimin e lartë që nga viti 2010 e në vazhdim, të cilët janë regjistruar pranë Urdhrave Profesionalë dhe kanë vërtetuar marrjen e praktikës, mund të hyjnë në provim.

Rregullat për provimet

“Provimet e Shtetit zhvillohen në godinën e AKP-së dhe për gjatë kohës kur aplikantët paraqitet pranë qendrave të provimit duhet të jetë i pajisur me dokumentin e identifikimit (letërnjoftim ose pasaportë), duhet të ketë me vete vërtetimin e regjistrimit dhe mandatin e tarifës së Provimeve të Shtetit, si dhe të paraqitet 30 minuta përpara. Një kriter skualifikues, sipas AKP-së, është marrja me vete dhe përdorimi i celularit gjatë kohës kur zhvillohet provimi. Gjithashtu, referuar të dhënave të fundit të AKP-së, për secilin aplikant ndalohet konsumimi i ushqimeve dhe duhanit në mjediset e provimit, si dhe nuk do të lejohen bisedat gjatë kohës së testimit. Qendrat e provimit do të mbikëqyren nga një ose më shumë administratorë, në varësi të numrit të kandidatëve që do t’i nënshtrohen provimit, të cilët janë përgjegjës për mbarëvajtjen e provimit sipas rregullave të përcaktuara në rregullore”,- thuhet në rregullore.

Vlerësimi i Provimit të Shtetit

Agjencia Kombëtare e Provimeve njofton se Komisioni i Provimit të Shtetit, brenda 1 jave nga përfundimi i provimit, kryen vlerësimin e kandidatëve. Nëse të gjitha pyetjet janë me alternativë, kandidatit mund t’i printohet menjëherë certifikata me rezultatin e Provimit të Shtetit. Provimi me shkrim vlerësohet si i kryer me sukses, nëse kandidati merr jo më pak se 50 për qind të pikëve të mundshme. Rezultati i provimit shpallet nga Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP) dhe Urdhri Profesional (UP), AKP-ja i përcjell UP-së, listën e rezultateve të Provimit të Shtetit ku përfshihen:

- Nota dhe pikët e provimit;

- Kufiri i kalimit me sukses;

Për vlerësimin e Provimit të Shtetit, përdoret shkalla e mëposhtme e vlerësimit:

a. Kandidati vlerësohet me notën 10 (shkëlqyeshëm), nëse merr 95-100 për qind të pikëve;

b. Kandidati vlerësohet me notën 9 (shumë mirë), nëse 85-94 për qind të pikëve;

c. Kandidati vlerësohet me notën 8 (mirë), nëse merr 75-84 për qind të pikëve;

ç. Kandidati vlerësohet me notën 7 (kënaqshëm), nëse merr 65-74 për qind të pikëve;

a. Kandidati vlerësohet me notën 6 (mjaftueshëm), nëse merr 55-64 për qind të pikëve;

b. Kandidati vlerësohet me notën 5 (kalueshëm), nëse merr 50-54 për qind të pikëve;

c. Kandidati vlerësohet me notën 4 (jo kalueshëm), nëse merr më pak se 50 për qind të pikëve.

Provimi i Shtetit cilësohet i kryer me sukses, nëse në provim kandidati është vlerësuar, së paku me notën 5 (kalueshëm). Kandidati i vlerësuar me notën 4 (jo kalueshëm) përsërit provimin.

 OSMAN DEDJA

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.