Nëntë kurat popullore për sëmundjet e stomakut

Publikuar më: 29/04/2012 15:48

Ndiqni këshillat për shërimin e këtyre sëmundjeve, si dhe për përgatitjen dhe përdorimin e kurave popullore

Sëmundjet e stomakut janë të shumta dhe të ndryshme. Për mjekimin e tyre mjekësia popullore ju vjen në ndihmë me disa kura, të cilat mund t’i përgatitni lehtësisht. Stomaku gjendet në pjesën e sipërme të barkut, nën brinjë dhe diafragmë, dhe lidhet me gurmazin dhe zorrët si një kanal i përbashkët, i cili vazhdon deri ne anus. Stomaku ka formën e një qeseje, ndërsa madhësia e tij ndryshon sipas moshës dhe gjinisë. Stomaku është në gjendje te zgjerohet dhe te mbaje lende ushqimore në sasi deri në disa litra. Ne intervistën e tij te përjavshme me gazetën “Albania”, mjeku popullor, Hysni Dankshi, ka shpjeguar sëmundjet që shfaqen në stomak dhe kurat popullore për shërimin e tyre.

Çfarë sëmundjesh mund të shfaqen në stomak

Ne stomak mund te shfaqen disa lloje sëmundjesh, si gastrit akut dhe kronik, ulcera dhe hiperacidet. Ne sëmundjen e gastritit akut, cipa e stomakut infektohet, pezmatohet. Gjithashtu, cipa e stomakut, dobësohet nen veprimin e mikroorganizmave, nga substancat kimike, nga ushqimet e prishura dhe sidomos kur veprohet kundra rregullave të higjienës.

Si ndikon ushqyerja në gastritin akut

Mënyra e të ushqyerit dhe ushqimi qe konsumon çdo njeri është janë shkaktarët kryesore të kësaj sëmundjeje. Ngrënia e tepruar, mospërtypja mirë e ushqimit nga goja, kur përdoren ushqime të rënda, të nxehta, të ftohta, ngacmuese, shumë të ëmbla, mish, peshk, patate, perime të kalbura, duhan, alkool, hudhra, kafe, salce shkaktojnë gastrit akut.

Cilat janë simptomat e këtij gastriti

Gastriti akut ka këto shenja:

-   dobësim trupor,

-   të vjella,

-   dhimbje në pjesën e sipërme të barkut,

-   ndjesi thartire dhe djegie në stomak.

Çfarë është gastriti kronik

Gastriti kronik është pezmatimi i stomakut për një kohë të gjatë, si pasojë e proceseve akute, sidomos kur stomaku rëndohet me ushqime të tepërta, të nxehta dhe të forta.

Pse shkaktohet

Gastriti kronik shkaktohet nga humbja e oreksit, të vjellat, rendimi i ushqimit në bark, thartia në stomak, dhimbjet e kokës etj.

Po ulçera pse shkaktohet

Ulçera e stomakut shkaktohet si pasoje e gastritit kronik, ku zhvillohen puçrra në cipën e stomakut, ose në pjesën fillestare të zorrës së hollë (deuden). Kjo është një sëmundje, nga e cila stomaku preket me shpesh.

Ulçera, si mund të frenohen dhimbjet

Personat më të prekur nga sëmundja e ulçerës në stomak janë pikërisht meshkujt. Ende nuk dihet shkaku i vërtetë i shfaqjes së saj. Por meqenëse ulçera në më të shumtën e rasteve është e pranishme te personat, qe konsumojnë pije alkoolike, mendohet se mund të jetë kjo arsyeja pse ajo është me e përhapur te meshkujt. Njerëzve qe vuajnë nga ulcera ne stomak nuk u rekomandohet te pine kafe. Konsumimi i saj do te ishte e dëmshme për shëndetin e tyre. Gjithashtu, nuk u këshillohet përdorimi i aspirinave. Njerëzit qe konsumojnë alkool dhe qe vuajnë nga kjo sëmundje duhet te tregojnë një kujdes te veçante. Alkooli i marre me aspirinën ose analgjezikë të ngjashëm rrit rrezikun per gjakrrjedhje nga stomaku. Një prej mundësive efektive qe përdoret per kurimin e ulçerës në stomak është mjalti. Vetitë e tij kuruese jane te dukshme nëse ai përdoret të paktën 4 luge çaji mjaltë në ditë. Ky përfundim u be i ditur pas shpalljes se rezultateve të një studimi te kryer ne Zelandën e Re. Në të morën pjese me shume se 2000 pjesëmarrës, ne te cilin u vërtetuan efektet pozitive te tij. Mjalti kishte ne përbërje te tij elemente, te cilet kishin efekte regjenerues, sidomos te plaget. Ai i pastronte ato dhe i mbronte nga infeksionet e ndryshme. Per kurimin e kesaj sëmundjeje, shpesh mjalti mund te përdoret me lëngun e gjetheve te murrizit. Çaji i ketyre gjetheve, duke u perzier me nje sasi mjalti, duhet lene per 24 ore ne nje ene dhe me pas pihet nga 1 luge çdo mengjes. Lule basani eshte nje nga bimet me te rëndësishme, qe rekomandohet per kurimin e ulçeres ne stomak. Çaji i perftuar nga zierja e kesaj bime ne nje përzierjeje me vajin e ullirit, lihet per rreth 40 dite ne nje ene prej qelqi. Kur kjo mase te marre nje ngjyre te kuqerremte, atehere mund te perdoret. Masa e krijuar ne forme kremi mund te perdoret çdo mengjes derisa ajo te jape rezultatin e dëshiruar.

Kurat popullore

Djathë dhe qumësht

Per ulçeren ne mjekësinë popullore perdoret kjo metode kurimi. Merrni 1 kg djathe te ri pa kripe, 1 kg qumesht te zier dhe te ftohte. I perzieni bashke derisa te formohet nje forme kremi. Përgatesën e mbani ne një enë plastike ne frigorifer dhe e konsumoni çdo vakt nga nje luge gjelle para buke.

Nenexhik

Një lugë çaj nenexhik i copëtuar e vendosni ne nje copë leukoplasti, te cilin duhet ta ngjisni mbi kërthizë. Leukoplastin duhet ta mbani aty per disa ore derisa t’u pushoje dhimbja e barkut nga shqetësimet e stomakut.

Lakra turshi

Lëngu i lakrave turshi ka dhënë rezultate te mira per sëmundjet e stomakut dhe per ulçerën. Ky leng duhet te pihet çdo 2 ore nga 1 luge gjelle per 1-2 muaj rresht. Gjate këtij mjekimi nuk duhet te pihen pije alkoolike dhe duhan, kurse qumësht dhe lengje frutash mund te pini sipas dëshirës.

Panxhari i kuq

Për shërimin e stomakut, merrni 50 gr leng panxhar te kuq, 50 gr lëng patatesh te shtrydhura, 50 gr leng boronice. Këto përzihen ne nje ene dhe lihen aty per 7 dite rresht. Ky leng perdoret per mjekimin e gastriteve, hiperacideve, si dhe per sherimin e ulcerave ne stomak.

Përzierje bimësh

Per mjekimin e gastriteve hiperacide perdoret kjo kure. Merrni 10 gr rrënjë çikoreje, 10 gr fruta te dëllinjës së zezë, 30 gr hithra gjethe, 30 gr bar pelini. Merrni 2 luge çaj nga kjo perzierje dhe e valoni me 1 gote uje per 15 min. Ky çaj pihet nga 2 gote çaji ne dite.

Lule basani

Ne 2 litra uje hidhni 3-4 lule basani te thara e te grimcuara. Keto i zieni per 20-30 min. Pasi pergatesa te ftohet e kulloni dhe shtrydhni. Çaji pihet gjate dites nga 1 ose 2 gote uje, pak i vaket dhe i embelsuar sipas deshires.

Majdanoz

Merrni 1 luge gjelle majdanoz, po 1 luge gjelle rrënjë grami dhe një dorë mustaqe misri. Përzierjen e zieni per me 3 gota uji per 15-20 min. Përgatesa pihet 2 herë në ditë nga 1 gotë e gjysme uji para buke për 5-6 dite rresht.

Raki

Per mjekimin e ulçeres, merrni çdo mengjes esell 30-40 gr raki rrushi te forte 19 grade. Kjo pihet me gllënjka. Gjysmë ore pas pirjes se rakise hani 1 luge gjelle me mjaltë, kurse ne darke para gjumit, merrni 1 luge gjelle me vaj lule basani. Mjekimi vazhdon për 30-40 ditë.

Hudhra

Njerëzit që konsumojnë shumë hudhrën janë me pak te prekur nga sëmundja e ulçerës në stomak. Ajo ka veti dezinfektuese. Hudhra mund te konsumohet e gatuar, e njome, por edhe e thate. Ne rastet kur ajo gatuhet, mundësisht jo shume te bute, por me e mira do ishte te skuqet fare pak per te mos i humbur vlerat e saj.

Alkooli

Personat qe preken me shpesh nga sëmundja e ulçeres ne stomak janë meshkujt. Kjo vihet re sidomos te ata qe konsumojnë ne mënyrë te rregullt pijet alkoolike. Ende nuk është zbuluar se cilat jane shkaqet.

Aspirina

Njerëzit qe vuajnë nga ulçera ne stomak dhe qe janë përdorues te pijeve alkoolike duhet te tregojnë kujdes. Alkooli i marre me aspirinën ose analgjezitë te ngjashëm rrit rrezikun per gjakrrjedhje nga stomaku.

Kafeja

Te semureve, qe vuajne nga ulçera ne stomak, u ndalohet rreptesisht pirja e kafese. Madje, nuk u rekomandohet te konsumojnë as produkte qe kane ne përbërje te tyre kafene. Konsumimi i saj çon ne keqësim te shëndetit.

 

 

 

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.