Olimpiada e luleve në veshjet pranverore

Publikuar më: 21/04/2012 12:38

Fustanet dhe veshjet pranverore do të jenë të gjitha me lule, të cilat do të reflektojnë si një shoë londinez dhe do të krijojnë efekte tepër të bukura për të gjitha femrat që do të përzgjedhin veshje të tilla. Lule, lule kudo në këtë pranverë-verë të vitit 2012. Veshje dhe aksesorë që janë të zbukuruara me lule të mëdha apo të vogla. Tashmë, moda e luleve, një rikthim i madh i viteve gjashtëdhjetë në këtë pranverë-verë 2012. Elektrizuese, performanca shumëngjyrëshe janë propozimet e stilistit Christopher Kane, por motivi kryesor është reflektimi i freskisë dhe atmosferës pranverore edhe tek veshjet. Edhe veshjet sportive të zbukuruara me lule shumëngjyrëshe janë në modën e kësaj pranvere. Por jo vetëm sepse lulet do të dominojnë edhe në aksesorët e ndryshëm, si tek sandalet, çantat, rripat por edhe tek aksesorët për flokët. Lule të madhe, fluoreshente kanë pushtuar veshjet femërore.

Aksesorët me lule për flokët tuaj

Kthehen në modë aksesorët për flokë, që këtë sezon do të çmendin të gjitha vajzat, duke i dhuruar një nur look-ut tonë. Harrojeni rrethin prej vajze të mirë, ky aksesorë ka ndryshuar stil, fal aplikacioneve me lule, pupla, temina dhe fjongo. Por mund t’i gjesh dhe në stilin elegant të dekoruar me gura shumë të përdorura edhe në modën e nuseve, për tu vendus në mbrëmje festash dhe shumë modele të ndryshme, por “must” i vërtet i sezonit janë lulet, në rrath ose në kapese, një lule mes flokëve të jep një pamje pafajësie dhe pak retro. Mjafton një kapëse flokësh të cilës mund ti aplikojmë një lule prej cope, për të bërë një bisht të thjeshtë në një model shume modern dhe glamour. Për femrat të cilat janë të veçanta dhe nuk duan të bien në sy me aksesorë të medhenj, këshillohen kapëse të vogla me fjongo apo me një flutur delikate, për ta aplikuar në zonën siper veshëve.

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.