Pr/ligji i ri për arsimin parauniversitar, gjuha e huaj provim i detyrueshëm

Publikuar më: 16/04/2012 12:23

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Myqerem Tafaj prezantoi sot në Komisionin Parlamentar të Edukimit dhe mjetet e informimit publik pr/ligjin e ri për arsimin parauniversitar. Pr/ligji i hartuar nga MASH parashikon që të mbetet në fuqi sistemi 9-vjeçar, por shkolla fillore të bëhet 6 vite, kurse sistemi në gjimnaze do të mbetet 3-vjeçar. Risi në këtë pr/ligj është pika për gjuhën e huaj- Kështu parashikohet që gjuha e huaj të hyjë si provim i detyrueshëm në gjimnaze dhe provimi i parë për të aplikohet në vitin 2014, dhe në shkollat 9-vjecare ku provimi i parë do të aplikohet në vitin 2015. Gjuha e parë e huaj do të nisë në fillore në klasën e tretë, kurse gjyha e huaj e dytë do të nisë në klasën e shtatë. Po ashtu, sipas projektligjit për arsimin parauniversitar, mënyra e financimit të jetë ashtu si për sistemin e arsimit të lartë. Pra, Ministria e Arsimit do të financojë shkollat parauniversitare private njësoj si ato publike. Një tjetër pikë ndryshimi është edhe kualifikimi i mësuesve. Sipas projektligjit, edukatoret e kopshtit duhet të kenë diplomë Bachelor, ndërsa ato të arsimit fillor, të mesëm dhe të ulët, duhet të kenë edhe masterin e nivelit të dytë për të dhënë mësim. Specifikohen mësuesit të cilët japin një lëndë profesionale në shkolla, ai i arsimit të orientuar dhe ata që punojnë me nxënës të kualifikuar. Këta mësues duhet të ketë fituar diplomë të ciklit të dytë për edukimin. Projektligji i Ministrisë së Arsimit pritet të kalojë së shpejti në mbledhjen e qeverisë.

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.