Sëmundjet e gjakut/ Mungesa e hekurit, shkak i kancerit. Disa këshilla popullore për mënyrën e kurimit

Publikuar më: 17/04/2012 8:29

Mungesa e hekurit është shkaku me i shpeshte i anemisë, madje shfaqja e saj është me e shpeshte tek femrat dhe kjo per shkak te menstruacioneve (qe natyrisht shoqërohen me humbje gjaku – dhe me humbje hekuri). Në moshat e shtyra, anemia nga mungesa e hekurit ka shume mundësi të jetë pasojë e kancerit në gjak, ndërkohe qe tek fëmijët mundet qe mungesa e hekurit te jete pasoje e sasisë të pamjaftueshme ne diete.

Shenjat

Lodhje, takikardi, zbehje, gjuhe e lemuar, thonj te deformuar dhe te thyeshëm (koilonychia). Ne ekzaminimin e gjakut periferik shihen eritrocite te vogla dhe me pak hemoglobine. Niveli i hekurit ne serum është i ulet. Niveli i transferines (njihet edhe si TIBC – angl: total iron binding capacity) është i rritur. Biopsia e palcës të kockave eshte analiza me e besueshme per sasinë e hekurit ne organizëm. Mjekët këshillojnë që në këtë rast, kjo mungese te trajtohet me sulfat i hekurit, 325 mg 3 here ne dite. Efekti fillon e shfaqet pas 1 jave, dhe niveli i hemoglobinës normalizohet brenda 2 muajsh. Anemia mund te jetë, sideroblastike dhe ne kete rast karakterizohet nga prania e sideroblasteve. Sideroblastet jane qeliza eritrocitike qe kane nje unaze “prej hekuri” ne citoplazme. Ajo shkaktohet nga eritropoeza joefektive. Shkaqet kryesore te shfaqjes se semundjes jane alkoolizmi kronik, barnat (shpesh izoniazidi), dhe defektet gjenetike. Si çdo anemi tjeter, shenjat me te dukshme janë lodhje, takikardi, zbehje, etj. Diagnoza kryesore është niveli i hekurit ne serum eshte i rritur. Niveli i transferines (TIBC) mund te jete normal ose i rritur. Niveli i ferritines eshte i rritur. Ne biopsinë e palcës së kockave shihen sideroblastet. Sipas mjekëve specialiste, kjo sëmundje mund te trajtohet me piridoksine (vitamine B6).

Këshillat

Këtyre të sëmurëve u këshillohet përdorimi i frutave te freskëta, që përmbajnë vitamine C, e cila ndihmon ne absorbimin ose marrjen e hekurit. Nese pine kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje te tjera, që përmbajnë kafeine, duhet t’i marrin dy ore para ose pas ushqimit, sepse vështirësojnë absorbimin e hekurit. Per kurimin e kësaj sëmundjeje, ne mjekësinë popullore përdoren pothuajse te gjitha pjesët e bimes, frutat, gjethet, deget, rrënjët etj. Ne vendet arabe eshte ushqim kryesor, i cili shuan urine per shkak te perberjes se celulozës. Hurmat kane gjetur perdorim te mire kunder Anemise. Gjithashtu karota eshte e pazëvendësueshme per shëndetin e njeriut. Lengu ditor i karotes ne sasi prej 50-150 gr është ilaç efikas te te semuret, qe vuajne nga Anemia. Karota ne periudhe rekord e rregullon pastrimin e gjakut. Rrepa e kuqe, u keshillohet pirja çdo dite e 150 ml leng te rrepes se kuqe, para buke, apo te konsumohet sa me shpesh domatja. Duhet te marrin, gjithashtu, çdo dite 10 – 15 fruta te mandarines per nje kohe prej 20 – 25 dite

Shenjat e sëmundjes

1- Lodhje

2- Takikardi

3- Zbehje

Ushqimet

1- Anemiket duhet te konsumojnë fruta me vitamine C

2- Anemiket duhet te konsumojnë spinaq dhe barëra jeshile

3- Fiku, shalqiri dhe luleshtrydhja, efikase per te trajtuar aneminë

4- Anemia shkaktohet si pasoje e një ushqimi tëkeq

5- Anemiket duhet te pine 150 gram lëng karotash ne dite

6- Çajin, kakaon dhe kafen duhet t’i marrin tri ore përpara se të hanë, pasi ndryshe vështirëson tretjen.

7- Pacientet duhet të pijnë çdo dite 150 ml lëng te rrepës se kuqe, para buke

8- Këshillohet te konsumohet sa me shpesh domatja

9- Të sëmuret duhet te marrin, gjithashtu, çdo dite 10 – 15 fruta te mandarinës per një kohe prej 20 – 25 dite.

Mjekësia popullore për kurimin e anemisë

Përvoja ka treguar se edhe kurat popullore kane dhene rezultate te shkëlqyera ne shërimin e shume sëmundjeve. Mes te cilave eshte edhe semundja e anemise. Sipas specialisteve, kurat me bime jeshile, ku futen çikoret, spinaqi, etj., jane shume te rëndësishme per te ripërtërire gjakun dhe per ta shtuar ate ne sasi. Nisur nga kjo dhe shume te dhena te tjera, pacienteve iu rekomandohet te perdorin ne dieten e tyre te perditshme sa me shume bime jeshile. Ne shume raste semundja e anemise, fillon te shfaqet qe ne moshen 2 muajsh. Kjo vlen sidomos per ato rastet kur anemia eshte e trasheguar nga nena tek femija. Ne kete rast evidentimi I semundjes eshte me e lehte.

Anemia shfaqet 7 muajt e parë të jetës

Simptomat shfaqen pas muajit 6-7 te jetes (ne 6 muajt e pare bebja ka akoma hemoglobine fetale alfa2gama2). Tiparet e tjera klinike përfshijnë splenomegaline, hemopoezen ekstramedulare. Leng shalqiu dhe mjalte per te luftuar sëmundjen. Sipas mjekësisë moderne, nje tjeter menyre per kurimin e te sëmurëve me anemi eshte edhe pirja e tri lugeve te vogla ne dite nga masa e përftuar me shalqi, karafil, mastike dhe sheqer. Disa prej kurave te përgatitura me bime mjekesore perdoren edhe per sherimin e sëmundjes se Anemise ose pagjakesise. Anemia vjen shpesh pas nje gjakderdhjeje te madhe dhe te fuqishme, mirepo ç’rregullime mund te vijne edhe si pasoje e ushqimit te dobet dhe te keq. Te semuret anemike duhet te konsumojne ushqime te shumellojshme dhe te pasura me hekur, si mish, peshk, , veze, perime, fruta etj.

Shenjat e para të leucemis

Leucemia është sëmundje kanceroze e gjakut. E cila është gjithmonë kronike, e karakterizuar nga prezenca e disa celulave jo normale, ose ne shume raste leukemia karakterizohet edhe si pamjaftueshmëri e gjakut dhe e palces kurrizore. Nje shumice e tepruar e rruazave tee bardha dhe nje pakice fatale e rruazave tee kuqe, jane karakteristikat mjeksore ne semundjes. Nderkohe qe ajo shkakton ne shumicen e rasteve dhimbje koke te forta koke dhe qelizash.. te dhenat mjekosre tregojne, se kurimi I saj varet shume nga grada ne te cilin e kap sëmundjen pacienti. Tre shenja jane karakteristike per te gjithe personat qe kane mungese gjaku. Pjesa me e madhe e tyre kane lodhje fizike, takikardi, dhe jane shume te zbehte.

Shkenca, bimët jeshile pastrojnë gjakun

Nje kure e efektshme per te luftuar semundjet e gjakut është edhe ajo e përgatitur nga 250 grame gjethe hithre, 10 grame uthull dhe 10 grame gjethe delli. Te gjitha keto vendosen ne 1 liter uje te ftohte, ku qendrojne 12 ore. Pastaj zihen per 10 minuta, ëmbëlsohen sipas deshires me mjalte dhe pastaj serish mbyllen dhe qëndrojnë te mbyllura per 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjate tere ditës me lugën e kafesë. Fiku është një frut, qe përmban shume karbohidrate, albumine, yndyre. Përdoret i freskët, i thare dhe i përpunuar ne produkte te ndryshme. Rekomandohet te përdoret nga personat e dobësuar, nga anemiket dhe nga ata qe ndiejnë shume te ftohte, pasi i japin organizmit force dhe nxehtësi.

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.