Të verbrit, përfaqësimi në nivele të ulëta

Publikuar më: 21/04/2012 8:43

Problemet dhe sfidat e përfaqësimit për të verbrit në Shqipëri

Mbahet konferenca “Bashkimi pёr pёrfaqёsimin e personave tё verbër nё Ballkanin Perëndimor”. Rastet kur shkelen të drejtat e personave me aftësi të kufizuar

Nё datёn 19 prill 2012 nё Podgoricё tё Malit tё Zi u zhvillua njё konferencë rajonale fokusuar nё tё drejtёn e pёrfaqёsimit tё personave tё verbёr nё tri vende tё Ballkanit Perëndimor, Shqipёri, Maqedoni dhe Mal i Zi. Ky aktivitet u zhvillua nё kuadёr tё implementimit tё njё projekti rajonal tё Komisionit Evropian, titulluar “Bashkimi pёr pёrfaqёsimin e personave tё verbёr nё Ballkanin Perёndimor”. Gjatё kёtij takimi ku morёn pjesё personalitete nё fushёn e organizatave jofitimprurёse dhe tё institucioneve shtetёrore pёrkatёse, u prezantuan dhe u diskutuan probleme dhe arritje nё fushёn e pёrfaqёsimit tё personave tё verbёr nё tri vendet partnere nё projekt. Duke theksuar faktin se zotёsia juridike dhe zotёsia pёr tё vepruar janё dy institute kryesore tё sё drejtёs civile, sё drejtёs familjare dhe tё çdo aktiviteti biznesi apo aktiviteti tjetёr tё pёrditshёm, kur bёhet fjalё pёr personat me aftёsi tё kufizuara, kjo e drejtё merr njё rёndёsi tё veçantё, pasi kufizimet shpeshherë e cёnojnё aftёsinё pёr t’u vetёpёrfaqёsuar. Respektimi i vetёpёrfaqёsimit ёshtё, nё thelb, njohje dhe respektim i tё drejtave dhe lirive tё tjetrit. Niveli i njohjes dhe respektimit tё tё drejtave dhe lirive tё tjetrit lidhet ngushtё me standartin social-ekonomik tё shoqёrisё ku kёta individё jetojnё. Nё tё tria vendet, personat e verbёr gёzojnё tё gjitha tё drejtat dhe liritё e njohura nga Kushtetutat Kombёtare dhe aktet e tjera ligjore, ashtu si edhe çdo shtetas tjetër, duke qenё e sanksionuar se asnjё e drejtё dhe liri nuk mund tё kufizohet, pёr shkak tё njё aftёsie tё kufizuar.

Përfaqësimi individual dhe ai kolektiv

Megjithatё, problemet dhe sfidat e hasura prej tyre dhe shoqatave tё tyre kombёtare pёrfaqёsuese nuk janё tё pakta. Sot, tё verbrit nё kёto vende, edhe pse janё nё gjendje tё pёrfaqёsojnё veten, tё drejtat dhe interesat e tyre madje edhe interesat e familjes dhe tё komunitetit shoqёror ku jetojnё, ende hasin vёshtirёsi pёr realizimin nё praktikё tё kёsaj tё drejte themelore tё tyre. Konstatohet se ndёr vёshtirёsitё kryesore qё janё ndeshur lidhen me mohimi direkt dhe/apo indirekt tё pёrfaqёsimit individual dhe kolektiv. Nё raste jo tё pakta, tё verbёrve iu ёshtё fshehur apo mohuar mundёsia e pёrdorimit tё tё ardhurave dhe benefiteve tё tjera tё njohura. Pёrveç mohimit individual, mohimi kolektiv nёpёrmjet konfrontimit me shoqatat ka qenё i vazhdueshëm, por ky mohim i pёrfaqёsimit nё vitet e fundit ёshtё bёrё tejet serioz. Pёrpjekjet e shoqatave tё tyre kombёtare pёr tё pёrfaqёsuar dhe mbrojtur interesat e anёtarёve tё tyre po bёhen gjithnjё e mё tё kushtueshme dhe po ndeshin ndёr barriera jo vetёm sociale por edhe ekonomike e politike. Gjatё analizave pёr tё gjetur shkaqet e pёrjashtimit shoqёror nga institucionet shtetёrore dhe tё nivelit tё ulёt tё bashkёpunimit ka rezultuar se ka njё papajtueshmёri mes interesave tё grupeve pёr tё mbrojtur kёto tё drejta dhe tё qeverive kombёtare.

Shkeljet e të drejtave të të verbërve

Ndёr shkeljet kryesore qё cёnojnё tё drejtën e personave tё verbёr tё kёtyre vendeve pёr t’u vetёpёrfaqёsuar: – Ndryshime arbitrare tё akteve ligjore dhe nënligjore, pa u konsultuar me grupin social tё qytetarëve tё verbër, duke pёrkeqёsuar nё kёtё mёnyrё standardet shoqёrore tё integrimit tё tyre pёrmes përdorimit tё forcёs sё pushtetit. -Zbatimi i politikave arbitrare qё synojnё përjashtimin pёrfaqёsues dhe demokratik tё vetorganizimeve nёpёr shoqata; – Shkelja e ligjeve tё cilat garantojnё tё drejtat individuale ekonomike dhe sociale tё tё verbёrve; Problemi bazё mbetet fakti qё nё kёto vende procesi i konsultimit nuk ёshtё institucionalizuar ende edhe pse nё rastet kur ekziston mundёsi e ndikimit tё tё drejtave tё personave tё verbёr, mbahet nё konsideratё aftёsia e njё reagimi efektiv nga ana e Shoqatave kombёtare pёrfaqёsuese tё tyre pёr tё mos lejuar cёnim tё kёtyre interesave. Aktualisht, fatkeqёsisht trendi real ёshtё tё shmangen, madje tё mos informohen pёr procesin e konsultimit nё raste tё amendimeve tё akteve ligjore e nёnligjore. Nё vijim tё kёtij takimi ёshtё duke u hartuar njё rezolute e veçantё pёr tё drejtёn e pёrfaqёsimit tё personave tё verbёr nё Ballkanin Perёndimor nёn parimin e pёrbotshёm “Asgjё pёr ne pa ne”, duke ritheksuar domosdoshmёrinё e vazhdueshme pёr personat e verbёr, ashtu si edhe pёr tё gjithё personat e tjerё me aftёsi tё kufizuara, qё tё organizohen dhe tё vazhdojnё fushatat e tyre tё avokacisё nё mbrojtje tё tё drejtave dhe interesave tё tyre

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.