Abetarja e përbashkët Shqipëri-Kosovë, Berisha: Serbia të çlirohet nga shqiptarofobia

Publikuar më: 17/05/2012 10:34

Gjatë prezantimit të abetarës së përbashkët Shqipëri-Kosovë, kryeministri Berisha në fjalën e tij i ka bërë thirrje Serbisë të çlirohet nga shqiptaro-fobia, duke i quajtur skena të tilla primitive. Ndër të tjera në fjalën e tij kryeministri e vlerësoi këtë abetare, kryeveprën e dijes, dhe shprehu mirënjohjen për autorët e kësaj abetarje. “Çlirojuni nga shqiptarofobija ajo është një mbeturinë e primitivizimit të trashëgimisë tuaj. Shqiptarët janë një komb që dinë të ruajnë dhe të mbajnë miqësira, po gaboheni rëndë nëse vazhdoni të shfaqni shqiptarofobinë tuaj me skena si ato të Preshevës, të cilat faktojnë se jeni akoma shumë prej jush në stade primitive”, tha Berisha. Po ashtu në fjalën e tij, kryeministri u shpreh se abetarja e përbashkët mbart me vete ëndrrën e qindra gjeneratave shqiptare. “Kryevepër të dijës që i dhuruan fëmijëve të Shqipërisë dhe mbarë kombit shqiptar, abetaren e parë të njësuar, të bashkuar e cila vjen sot këtu në këtë sallë, në këtë qytet si një bukuri e rrallë e shqiptarëve që kanë rendur në shekuj për të ardhur tek ju, fëmijët e Prizenrit. Zotërinj ministra ju ftoj të prini në këtë rrugë, rruga e dijes është rrgua e dritës, për të cilën kanë më shumë se çdo gjë tjetër shqiptarët. Të dashur fëmijë, libri që ju merrni sot është abetarja më e re që botohet në trevat shqiptare, por ajo së bashku me gërmat, figurat e mrekullueshme, ajo mban ëndrrën e dhjetëra-qindra gjeneratave të shqiptarëve të cilët donin të kishin një abetare të përbashkët. Ajo mban sakrificat e shqiptarëve nga kohërat e Skënderbeut deri tek luftrat çlirimtare të Kosovës dhe Maqedonisë. Ajo mban idealin e lirisë së shqiptarëve, idealin e bashkimit të tyre si ideali i përjetësisë kombëtare”, nënvizoi ai. Ndër të tjera kryeministri Berisha theksoi se abetarja, ka jo vetëm ëndrrën por ka me qindra e mijëra jetë të flijuara që ne si komb aty ku jemi të ndërtojmë të ardhmen tonë, të ardhmen e shkëlqyer që meritojmë. “Kombi shqiptar, kurrë në historinë e tij nuk ka qenë më i bashkuar dhe më i sigurt në të ardhmen e tij që meriton. Jemi më të vendosur se kurrë të ndërtojmë vlerat e mëdha të qytetërimit evropian, më të vendosur e kurrë të punojmë për paqen, stabiliten në rajon e më gjerë”, theksoi kryeministri.

Thaçi: Ditë historike kombin shqiptar

I pranishëm në këtë ceremoni ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i cili u shpreh se abetarja është një rezultat i përpjekjeve shekullore, dhe një mbështetje unike e të gjithë shqiptarëve. Thaçi deklaroi se jo rastësisht ceremonia po mbahet në Prizren kryeqytetin shpirtëror të shqiptarëve, pasi sipas tij ai është qyteti i bashkimit të shqiptarëve në një komb. “Sot të gjithë shqiptarët ku jetojnë, janë me ne, janë me abetaren e parbashkët. Jemi mbledhur në kryeqytetitin shpirtëror të shqiptarëve në qytetin mes kryeqyteteve poliike dhe administrative, Tiranës dhe Prishtinës, në qytetin e bashkmit të shqiptarëve në një shtet të vetëm. Sot në vitin jubilar të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë institucionet po promovojnë librin e përbashkët. Kjo është abetarja e kombit, kjo është arritje për të gjtihë shqiptarët. Këtë mund ta bëjë një shtet i lirë dhe sovran”, deklaroi kryeministri i Kosovës. Sipas tij, fati i abetares është i njëjtë me fatin e shqiptarëve, dhe falë përpjekjeve shekullore tashmë shqiptarët do kenë një gjuhë dhe një flamur. “Në themele të Rilndjes qëndron patrioti Naum Vexhilharxhi, fati i librit ishte i ngjashëm me fatin e popullit shqiptar. Sot pas 100 vjetësh shteti shqiptar është vend demokratik anëtar i NATO dhe me prespektivë për në BE. Sot Kosova ka hyre në 13 vjetorin e lirisë dhe 5 vjetorin e pavarësisë. Kosova ka të ardhme të ndritur. Abetarja e përbashkët është një përpjeje e jona shekullore, dhe shqiptarët tashmë do kenë abetare të përbashkët gjuhë dhe flamur”, nënvizoi Thaçi. Ceremonia e inagurimit të abetares së përbashkët po zhvillohet në Qendrën Sportive “Sezai Surroi’’ ku përveç kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha janë të pranishëm edhe presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe kryeministri kosovar Hashim Thaçi. Më 24 prill u përzgjodh teksti fitues për abetaren e përbashkët Shqipëri-Kosovë. Teksti i përzgjedhur ka si bashkëautorë, Shezai Rrokaj, Mimoza Gjokutaj dhe 2 përfaqësuesit nga Kosova Islam Krasniqi dhe Saranda Kumonova Pozhegu. Ndërsa grafika është realizuar nga Lorenc Buzi. Përzgjedhja është bërë nga komisioni vlerësues me përfaqësi të dy palëve.

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.