Ekspozohet në muze, motorri japonez i gjetur në Kanada
Do të qëndrojë në muze, për të përkujtuar viktimat e tsunamit japonez të 11 marsit, 2011 një motorr i tipit Harley, i cili është gjetur në Kanada. Për mëse një vit ka udhëtuar mes ujërave të plazheve British Columbia, në Kanada duke përshkruar rreth 8.000 kilometra. Ndërkohë që ka qenë vet pronari i këtij motorri, i cili ka dashur ta ekspozojë mjetin e tij në një ekspozitë të veçantë. 29-vjeçari Ikuo Yokoyama, tregon se nuk ka mundur të udhëtojë me motorrin e tij për shkak të katastrofës natyrore që goditi vendin. Tashti, Harley FXSTB Softail Night Train do të ekspozohet në muzeun e Milëaukee në të njëjtën gjendje që është gjetur, forma e tij nuk ka ndryshuar, por vetëm ka pasur dëmtime. Motorri është gjendur në fund të muajit prill në një plazh në ishullin Graham, ku banori i kësaj zone Peter Mark pasi ka pikasur targën japoneze e cila ishte ende e lexueshme, ka kuptuar menjëherë që Harley, me shumë objekte të tjera vinte nga pjesa tjetër e oqeanit Paqësor. Ndërkohë që mbetet tepër i çuditshëm fakti sesi një motorr i cili peshon rreth 300 kg është mbytur? Pronari i këtij motorri, Yokohama shpreh një dëshirë të vetme, që motorri i tij të ruhet në muze nga shtëpia e Milëaukee për të kujtuar tsunamin e 11 marsit të vitit 2011, ku humbën jetën 15 mijë persona. “Është surprizues fakti që motorri im Harley është gjetur nën Kanada pas më shumë se një viti. Dua të falënderoj Peter që e ka gjetur dhe më vjen keq që këtë falenderim nuk ia kam shprehur dot personalisht. Sapo gjërat të rregullohen do të udhëtoj në Amerikë për të parë Harley tim», ka theksuar ai.















