Legalizimet, tarifat e reja të shërbimit

Publikuar më: 31/05/2012 10:03

Afati i shlyerjes së pagesës për legalizimin e banesave

Vendimi “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, tarifat e shërbimit për procedurën e hipotekimit të objekteve pa leje

Përcaktohet vlera e taksës së shërbimit për legalizimin e objekteve pa leje ndërtimi. Lidhur me këtë fakt, në mbledhjen e djeshme Këshilli i Ministrave miratoi vendimi, ku përcaktohen disa ndryshime për sa i takon tarifës së legalizimeve. Kështu, në mbështetje të ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, miratohet vendimi me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit.

Vendimi

Në vendim përcaktohen disa ndryshime, siç është dhe pika 1, e vendimit nr. 1180, datë 5.8.2008. Kështu, tarifa e shërbimit për legalizimin e objekteve pa leje, shtesave informale në ndërtime me leje përbëhet nga:

- Tarifa e shërbimit për përditësim, e cila është në vlerën 4 000 (katër mijë) lekë, për çdo kat të objektit pa leje/shtesës informale në ndërtime me leje.

- Tarifa e shërbimit për hartimin e dokumentacionit tekniko-ligjor, me vlerë 6 000 (gjashtë mijë) lekë për çdo objekt pa leje/shtesë informale në ndërtim me leje.

- Të ardhurat e mbledhura nga tarifa e shërbimit për përditësimin dhe për hartimin e dokumentacionit tekniko-ligjor do të përdoren nga ALUIZNI dhe do të destinohen respektivisht për përditësimin në terren të gjendjes ndërtimore dhe mbulimin e shpenzimeve për hartimin e dokumentacionit administrativ për legalizimin e objekteve pa leje/shtesave informale në ndërtime me leje.

Afati i shlyerjes së pagesës së legalizimit

Subjektet që përfitojnë legalizimin e objekteve informale, do të shlyejnë brenda 10 (dhjetë) ditësh nga data e njoftimit me shkrim mbi pagesat, vlerat e përcaktuara në pikat 1.1 dhe 1.2 të këtij vendimi, në llogarinë e hapur për këtë qëllim.” Ngarkohen Ministria e Punëve Publike dhe Transportit dhe Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe integrimit të Zonave/Ndërtimeve informale për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi, pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 Edlira MEMA

 

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.