Patatet – miniera të materieve ushqyese

Publikuar më: 04/05/2012 10:54

Konsumi i patates, përveçse shijon së tepërmi, ka edhe mjaft vlera ushqyese, çka ndihmon në luftën kundër sëmundjeve. Të paktën sipas studimeve të ndryshme, rezulton se deri më tani patatet janë karbohidrate, të cilat përmbajnë edhe shumë proteina, kjo i bën një ushqim ideal për ata që duan të shtojnë në peshë. Prania e shumë vitaminave, si vitamina C dhe B-kompleks ndihmojnë në thithjen e duhur të këtyre karbohidrateve. Kjo është arsyeja pse patatet janë pjesë të pashmangshme në regjimin ushqimor.

Tretja

Meqë patatet përmbajnë karbohidrate, ato treten lehtë dhe për pasojë lehtësojnë tretjen. Kjo veti i bën patatet një ushqim të mirë për pacientët, foshnjat dhe për ata që nuk tresin dot ushqimet e forta, por që kanë nevojë për energji. Por të kujtojmë se nëse hahen shumë patate rregullisht mund të shkaktojë aciditet në afat të gjatë. Patatet, gjithashtu, përmbajnë sasi të konsiderueshme fibrash.

 Kujdesi i lëkurës

Vitamina C, vitaminat B-kompleks dhe mineralet si kalium, magnez, fosfor dhe zink janë me vlerë për lëkurën. Përveç kësaj, tuli i shtypur i patates i përzier me mjaltë shërben për një fytyrë të shkëlqyer, për qeskat poshtë syve dhe për njollat në fytyrë. Përsëri, kjo masë nëse aplikohet në vendet e djegura jep një lehtësim të shpejtë.

Skorbuti

Vitamina C, e pranishme në patate mund të ndihmojë në parandalimin e kësaj sëmundjeje të shkaktuar për shkak të mungesës së vitaminës C. Ajo karakterizohet nga buzët e plasaritura dhe mishrat e dhëmbëve me gjakrrjedhje, infeksione të shpeshta virale si ftohje etj.

Reumatizma

Vitaminat, kalciumi dhe magnezi në patate ndihmojnë për një lehtësim në reumatizëm. Uji i marrë nga patatet e ziera jep, gjithashtu, një lehtësim. Por për shkak të përmbajtjes së lartë të niseshtesë ose karbohidrateve, ajo tenton të rrit peshën e trupit, gjë e cila mund të jetë me efekte negative tek pacientët reumatikë.

Ftohja

Patatet janë shumë efektive në inflamacionin e brendshëm apo të jashtëm. Ato heqin inflamacionin tek zorrët dhe sistemin e tretjes dhe janë një ushqim i mirë për ata që kanë ulcerë në gojë. Patatet e shtypura mund të aplikohen për të lehtësuar inflamacionet e jashtme, djegiet etj.

Truri

Funksionimi i duhur i trurit varet shumë nga niveli i glukozës, i furnizimit me oksigjen, nga disa përbërës së kompleksit B, nga disa hormone, aminoacide dhe acidet yndyrore siç është omega-3.

Patatja mbulon pothuajse të gjitha nevojat e përmendura më lart. Ajo është e pasur me karbohidrate dhe mban në nivele të duhura glukozën në gjak, e cila nuk lë për lodhje trurin dhe e bën atë aktiv. Oksigjeni, i cili dërgohet në tru me anë të hemoglobinës në gjak ka përbërës kryesor hekurin. Patatet përmbajnë shumë hekur dhe kështu ndihmojnë për këtë funksion, gjithashtu. Fosfori dhe zinku të gjetur në patate janë të vlefshme për trurin.

Sëmundjet e zemrës

Përveç vitaminave (B-kompleks, C), mineraleve dhe fibrave, patatet përmbajnë substanca të quajtur Karotenoid (lutein, zeaxanthin etj.), të cilat janë të dobishme për zemrën dhe organet e tjera të brendshme. Por përsëri, pasi patatja ngre nivelin e glukozës në gjak dhe konsumimi i tepërt mund të çojë në trashje, gjë që mund të vërë në presion të madh zemrën, nuk rekomandohet për njerëzit e dhjamosur dhe diabetike.

Gurët në veshka

Gurët në veshka janë shkaktuar kryesisht nga niveli i lartë i acidit urik në gjak. Në raste të tilla, proteinat duhet të shmangen, veçanërisht proteinat shtazore të tilla si mishi, gjel deti, karkaleca deti, peshqit e detit, vezët, qumështi si dhe spinaqi,fasulet të cilat në mënyrë drastike rritin nivelin e acidit urik në gjak. Hekuri dhe kalciumi, gjithashtu, ndihmojnë në formimin e gurit. Patatja është e pasur me të dyja këto dhe normalisht nuk përshtatet nga kjo pikëpamje. Por kjo është shumë e pasur me magnez, i cili refuzon grumbullimin apo depozitimin e kalciumit (kalcifikim) në veshka dhe indet e tjera, duke e bërë të dobishëm kundër formimit të gurëve.

Diarreja

Patatja është një ushqim i pasur me energji për ata që vuajnë nga diarreja, pasi patatet treten lehtë si dhe janë të buta. Por një konsumim i madh mund të shkaktojë diarre, për shkak të gëlltitjes së tepërt të niseshtesë.

Këshilla

Lëngu i patates është një trajtim i mirë për djegiet, plagët,ndrydhjet, problemet me lëkurën, ulcerat, efektet e narkotikëve, kancerit të mitrës kundër formimit të cisteve ose tumoreve. Nga ana tjetër, duhet kujdes kur hani patate. Patatet jeshile janë helmuese sepse përmbajnë alkaloidë, si solanine, chaconine dhe arsenik të cilët në mbidozë mund të jetë fatale. Për më tepër, indeksi glicemisë tek patatet është shumë e lartë (mbi 80) dhe prandaj ata që duan të dobëson duhet të shmangin patatet.

“Patatja e ëmbël ka një ngjashmëri të madhe me pankreasin dhe, gjithashtu, nxit funksionimin e shëndetshëm të organit. Këto lloj patatesh janë të pasura në beta karoten, i cili është një antioksidant fuqishëm që mbron të gjitha indet e trupit, duke përfshirë pankreasin nga dëmtimet që lidhen me kancerin ose plakjen” – thonë Shkencëtarët. Pjesa e jeshile në lëkurën e patates është klorofil, por ky klorofil tregon se patatja është ekspozuar në dritën ku toksina natyrore e patates solanina është koncentruar në mënyrë të dëmshme. Solanina është një mekanizëm natyror i mbrojtjes së patates për të shmangur kërpudhat dhe parazitët. Ajo ka një shije të hidhur dhe, gjithashtu, ajo shkakton probleme me shëndetin dhe vdekjen. Ky kompleks është i qëndrueshëm në temperaturë të valë, prandaj këshillohet të pritet dhe të hidhet kjo pjesë. Për shkak të këtyre arsyeve, patatet, kryesisht ishin përdorur për të ushqyer kriminelë apo të burgosurve të luftës.

 

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.