Sëmundjet infektive që shkaktohen nga gjëndrat

Publikuar më: 19/05/2012 10:31

EKSKLUVIZE/ Flet Alma Hoxha, mjeke infeksioniste pranë Poliklinikës Qendrore

Komplikacionet që shfaq mononukleoza infektive, kur nuk kurohet. Grupmoshat më të prirura për t’u prekur nga sëmundja e gjëndrave. Mjekimi që rekomandohet për këtë sëmundje

Mononukleoza infektive është sëmundje ngjitëse virusale, të cilën e shkakton virusi Epstein Barr dhe është një nga sëmundjet më të zakonshme infektive në botë. “MNIquhet ndryshe dhe sëmundja e puthjes (kissing disease) ose sëmundja e gjëndrave. Është një infeksion viral i shkaktuar nga virusi i sipërpërmendur. Ajo është sëmundje e zakonshme dhe në vendet e zhvilluara. Virusi përhapet nëpërmjet gojës nga njeriu i sëmurë, i cili është kontaminues deri 40-50 ditë. Pas kalimit të shenjave të sëmundjes, 90 për qind e të sëmurëve kanë qenë në kontakt në moshën fëmijërore dhe simptomat shfaqen më vonë”. Kështu shprehet gjatë një interviste për “Republikën” Alma Hoxha, mjeke infeksioniste pranë Poliklinikës Qendrore në Tiranë. Ajo tregon më tej për shenjat klinike me të cilat shfaqet kjo sëmundje. “Shenjat kryesore të mononukleozës infektive janë faringiti (zakonisht, fillim subakut), temperatura dhe linfoadenopatia, zmadhimi i gjëndrave në gjithë trupin, por më të dukshme janë ato të qafës. Këto tri shenja janë kryesoret tek kjo sëmundje. Simptomat më të zakonshme janë dhimbja e fytit, gjendje të sëmuri dhe këputje. Petekie të pjesës së sipërme të gojës, edema periorbitale dhe një rash kutan janë më pak të zakonshme. Ndërkohë, pacienti mund të shfaqë dhe shenja të tjera, siç janë lodhja dhe këputje shumë e shprehur, të vjella, irritime të lëkurës (rritje e shpretkës) dhe shenjat e hepatitit apo verdhëzës, e cila shprehet më shume tek të rriturit”,- vijon më tej doktoresha.

- Çfarë është sëmundja e mononukleozës infektive?

Mononukleoza infektive është sëmundje ngjitëse virusale, të cilën e shkakton virusi Epstein Barr dhe është një nga sëmundjet më të zakonshme infektive në botë. Kjo është një sëmundje që kryesisht prek të rinjtë, por që nuk përjashton edhe moshat e tjera. Sëmundja mund të përhapet kryesisht përmes spërklave, pështymës, nëpërmjet puthjes.MNIquhet ndryshe dhe sëmundja e puthjes (kissing disease) ose sëmundja e gjëndrave dhe është infeksion viral, i shkaktuar nga virusi i sipërpërmendur. Ajo është sëmundje e zakonshme dhe në vendet e zhvilluara. Virusi përhapet nëpërmjet gojës nga njeriu i sëmurë, i cili është kontaminues deri 40-50 ditë. Pas kalimit të shenjave të sëmundjes, 90 për qind e të sëmurëve kanë qenë në kontakt në moshën fëmijërore dhe simptomat shfaqen më vonë.

- Doktoreshë, cilat janë disa nga shenjat kryesore të kësaj sëmundjeje?

Shenjat kryesore të mononukleozës infektive janë faringiti (zakonisht, fillim subakut), temperatura dhe linfoadenopatia, zmadhimi i gjëndrave në gjithë trupin, por më të dukshme janë ato të qafës. Këto tri shenja janë kryesoret tek kjo sëmundje. Simptomat më të zakonshme janë dhimbja e fytit, gjendje të sëmuri dhe këputje. Petekie të pjesës së sipërme të gojës, edema periorbitale dhe një rash kutan janë më pak të zakonshme. Ndërkohë, pacienti mund të shfaqë dhe shenja të tjera, siç janë lodhja dhe këputje shumë e shprehur, të vjella, irritime të lëkurës (rritje e shpretkës) dhe shenjat e hepatitit apo verdhëzës, e cila shprehet më shumë tek të rriturit. Dhimbja e fytit shtohet gjatë gëlltitjes dhe fyti është i skuqur.

- Sa është kohëzgjatja e këtij virusi?

Sëmundja zgjat rreth 1 muaj me disa cikle të temperaturës. Por i sëmuri duhet të jetë në vëzhgim të mjekut gjatë gjithë dekursit të sëmundjes. Kjo, sepse mund të kemi një plasje (çarje të shpretkës) ose ujë të trombociteve që mund të shkaktojnë hemorragji. Ndërlikime të tjera janë dhe ato bakteriale për arsye të rënies së imunitetit të trupit, ku më të shpeshta janë tonsiliti dhe pneumonite. Siç dihet, në gjak ne kemi zakonisht ulje të rruazave të kuqe e të bardha të shoqëruara me një limfocitoze më të madhe se 50 për qind.

- Cili është mjekimi i duhur për mononukleozën infektive?

Diagnoza e kësaj sëmundjeje vendoset me anë të klinikës si dhe me anë të antitrupave igM dhe igG. Ndërkohë, për sa i takon mjekimit, ai është simptomatik, domethënë në bazë të shenjave e të rëndesës të tyre. I sëmuri duhet të rrije në qetësi, pasi atij nuk i lejohet lodhja, si sportet apo dhe ngritja e peshave. Përdorimi i antibiotikut bëhet vetëm në rastet kur shohim që ka ndërlikime bakteriale. Për sa u takon rasteve të tjera të rënda, për pacientin duhet të përdorim aniretrovirale si dhe kortizonikë, por tek ky i fundit duhet pasur shumë kujdes, për shkak të efekteve të shumta anësore. Ndërkohë, për temperaturën nuk duhet përdorur aspirinë, e cila mund të na dëmtojë trurin e të sëmurit, ndaj efikase do të ishte përdorimi i ibuprofenit ose paracetamolit. I gjithë kujdesi kur jemi përballë një hepatiti tëMNIkëshillohet që të mbahet dietë, pa yndyra e pikante si dhe lëngje të bollshme. Në prani të simptomave të mononukleozës, testimi për antitrupat heterofile ka një ndjeshmëri rreth 85 për qind dhe një specificitet rreth 94 për qind për diagnozën e mononukleozës infektive. Gjithsesi, antitrupat mund të jenë negative në 25 për qind të pacienteve gjatë javës së parë të infeksionit dhe në 5-10 për qind gjatë javës së dytë dhe më pas. Gjetja e të paktën 10 për qind linfocite atipike në analizën e gjakut në një pacient me mononukleozë ka një ndjeshmëri 75 për qind dhe specificitet 92 për qind për diagnozën e mononukleozës infektive. Është e arsyeshme të kontrollohen pacientët, për të cilët dyshohet për mononukleozë infektive për infeksione nga streptokoku i grupit A.

- Si transmetohet mononukleoza infektive?

Transmetimi i EBV (Epstein Barr Virus) bëhet kryesisht me anë të ekspozimit ndaj pështymës së infektuar, shpesh si pasojë e një puthjeje ose më rrallë, më anë të një transmetimi në rrugë seksuale. Koha nga momenti i ekspozimit në fillimin e simptomave, është rreth 30 deri në 50 ditë.

- Cilat janë disa nga këshillat që u rekomandohen pacientëve?

Të sëmurëve u rekomandohet qetësimi dhe pirja e sasive të mëdha të lëngjeve, marrje e ushqimit të pasur me karbohidrate, proteina dhe vitamina, veçanërisht B dhe C, rregullimi i temperaturës së rritur trupore, konsumim i hapave për dezinfektim lokal kundër dhimbjeve në fyt dhe në rrugët e epërme të frymëmarrjes. Hapësira në të cilën qëndron pacienti duhet të jetë e ajrosur rregullisht dhe pa lagështi. Për temperaturë trupore mbi 38 deg C duhet përdorur antipiretike kryesisht ata nga grupi i paracetamolit, duke shmangur acidin acetilisalicilik, aspirina dhe derivatet që lidhen me të.

Edlira MEMA

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.