Skandali me kolaudimet, shkon në 19 numri i të arrestuarve
Shkon në 19 numri i të arrestuarve në Durrës eTiranenë kuadër të operacionit “Kolaudimi 2”, ndërkohë që një tjetër person është shpallur në kërkim. Të arrestuarit, mes të cilëve punonjës të kolaudimit si dhe punonjës të agjencive private të sigurimeve, akuzohen për korrupsion, mitmarrje, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash, ndërkohë që mbi 8 prej tyre, mes të cilëve 4 femra, rëndon akuza e shfrytëzimit të prostitucionit. Policia ishte duke hetuar njërin nga punonjësit e drejtorisë së kolaudimit në Durrës, i dentifikuar si person që kryente edhe veprimtarinë e shfrytëzimit të prostitucionit, ndërkohë që nga përgjimi i telefonatave, u zbulua edhe korrupsioni që bëhej në drejtorinë e kolaudimit në Durrës, ku ishin të përfshirë edhe punonjës të drejtorisë së kolaudimit të Tiranës.12 prej të arrestuarve janë nga Durrësi, ndërsa 7 nga kryeqyteti.















