Ushqimi në rastet e diabetit

Publikuar më: 17/05/2012 9:59

Çfarë duhet të keni parasysh tek ushqimi

Ushqimi për diabetikët ka kuptimin e një ushqimi të shijshëm dhe të shumëllojshëm, i cili është i përshtatshëm për të gjithë familjen. Përveç ilaçeve dhe lëvizjes, ushqimi i përshtatshëm është shtylla më e rëndësishme për kurimin e diabetit.

Qëllimet e veçanta të ushqimit në rastet e diabetit janë:

- Përmirësimi i vlerave të sheqerit dhe të yndyrave në gjak si dhe të tensionit të gjakut

- Ulja e peshës në rastet e mbipeshës

- Shmangia e komplikacioneve të diabetit (dëmtimeve të organeve)

- Përbërja e prodhimeve tona ushqimore

- Ngjyrat e përdorura përputhen me ato të piramidës ushqimore të

bashkangjitur.

- Karbohidratet janë furnizuesit më të rëndësishëm me energji. Sasia e karbohidrateve në një vakt është madhësia më e rëndësishme ndikuese për ngritjen e nivelit të sheqerit në gjak pas të ngrënit.

Prodhimet ushqimore në vijim përmbajnë përqindje relativisht të larta të karbohidrateve dhe e ngrenë nivelin e sheqerit në gjak:

Buka, patatja, brumërat, orizi, miell i misrit, mielli,drithërat, thekë i drithërave, gështenjat, bishtajore, fasule, frutat, lëngjet e frutave, frutat e thara, qumështi, kosi, kremrat, sheqeri, mjalti, ëmbëlsira.

Prodhimet vijuese ushqimore përmbajnë pak karbohidrate dhe e ngrenë pak ose aspak nivelin e sheqerit në gjak:

 Perime

 Sallata

 Erëzat, hudhra, qep

Proteinat shërbejnë për ndërtimin dhe përtëritjen e organizmit. Ato nuk e ngrenë nivelin e sheqerit në gjak.

Proteinat gjenden në: Mish, peshk, djathë, gjizë, vezë, krustace, guaskore, frutat e detit

Yndyrat janë furnizuesit më të mëdhenj të trupit tonë me energji – 1 gram yndyrë përmban më shumë se dyfishin e energjisë (kalori) së karbohidrateve apo të proteinave. Yndyrat nuk ngrenë nivelin e sheqerit në gjak. Yndyrat janë të pranishme në: Vaj, gjalpë, margarinë, yndyrë tigani Mish i yndyrshëm, prodhimet sallamesh, djathë, ajkë, pasta/ëmbëlsira, çokollata, arra e lajthi, farëra, ullinj. Fibrat ushqimore gjenden në prodhimet ushqimore bimore. Ato ndihmojnë që, pas një ngrënie me përmbajtje karbohidratesh, të mos ngrihet shumë niveli i sheqerit në gjak.

Fibrat ushqimore gjenden në:

Prodhimet e drithërave të parafinuar, si orizi i paqëruar, buka e miellit të pasitur, brumërat prej mielli të pasitur

Bishtajore

Perime, sallata

Fruta

Lëngjet janë të domosdoshme jetike për trupin tonë. Pije të përshtatshme janë të gjitha pijet pa sheqer dhe alkool si

Uji, çaji, kafeja

Uji mineral i gazuar ose i pagazuar

Uji mineral me ëmbëltues (sakarinë)

Çfarë thotë me saktësi piramida e prodhimeve ushqimore

Piramida e prodhimeve ushqimore përbën një model për ushqim dhe pije. Sa më lart të jetë renditur një ushqim, aq më pak duhet ngrënë në të; sa më poshtë, aq më shumë. Ngjyrat e grupeve të prodhimeve ushqimore në këtë broshurë u përgjigjen atyre të

Karbohidrateve

Proteinave

Yndyrave

Pijeve

Rekomandimet më të rëndësishme ushqimore

Ju do të favorizoni një menaxhim të mirë të sheqerit në gjak duke:

- ndarë ushqimin ditor në tre vakte kryesore.

- futur dhe 1 – 3 vakte të ndërmjetshme, nëse kjo do t’i përshtatej terapisë suaj të diabetit.

- ngrënë në çdo vakt kryesor një racion me karbohidrate (p.sh. bukë, oriz, brumëra).

- ia përshtatur sasinë e karbohidrateve nevojave dhe terapisë suaj (p.sh. insulinën).

- preferuar prodhimet prej drithëra të parafinuara (p.sh. bukë prej mielli të pasitur, oriz i paqëruar, brumëra prej mielli të pasitur).

- konsumuar karbohidratet në trajtë konsistence të fortë (p.sh. portokall në vend të lëngut të portokallit).

- plotësuar vaktet kryesore me prodhimet ushqimore të grupit me proteina (p.sh. mish, peshk, djathë etj.).

- konsumuar në drekë dhe në darkë perime, sallata dhe/ose supa zarzavatesh.

Për shëndetin tuaj në përgjithësi është e rëndësishme që:

- të jeni i përmbajtur për sa u përket yndyrave, sepse kur ato janë në mënyrë të tepruar atëherë mund të kenë ndikime të pa dëshirueshme në peshën tuaj dhe yndyrën në gjak. Kini kujdes sidomos yndyrat e fshehura në llojet e ndryshme të sallameve, djathërave, salcave dhe ëmbëlsirave.

- Të preferoni vajrat bimore, si p.sh. vajin e kolzës dhe të ullirit.

- Të pini sasi të mjaftueshme lëngjesh (së paku 1,5 litra), sidomos gjatë vapës ose pas një aktiviteti sportiv. Pijet me sheqer nuk janë të përshtatshme.

A ju pëlqejnë ëmbëlsirat

Edhe me diabet mund të konsumoni sasi të vogla sheqeri. Për të shmangur lëkundjet e sheqerit në gjak, i konsumoni ëmbëlsirat menjëherë pas një ngrënie si ëmbëlsirë pas buke. Gjatë një ngrënie të tillë reduktoni racionin e grupit të karbohidrateve (buka, orizi, brumërat etj).

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.