9-vjeçarja, rregullat për Provimet e Lirimit

Publikuar më: 09/06/2012 8:00

EKSKLUZIVE/ Agjencia Kombëtare e Provimeve publikon udhëzuesin e testimit

Numri i pyetjeve me alternativa dhe me zhvillim që do të bien në provim e Gjuhës Amtare dhe Matematikës. Si duhet të veprojnë nxënësit për çdo përgjigje. Si do të hartohen testet për pakicat kombëtare

Provimi i parë i Lirimit për shkollat 9-vjeçare do të zhvillohet më datë 13 qershor. Bëhet fjalë për provimin e Gjuhës dhe Letërsisë, i cili do të jepet nga të gjithë nxënësit që mbarojnë klasën e nëntë, për t’i lënë radhën provimit të dytë, atij të  Matematikës, i cili do të zhvillohet më datë 22 qershor. Disa ditë para testimeve, Agjencia Kombëtare e Provimeve publikon masat që janë marrë për to. Kështu udhëzimi për mënyrën e zhvillimit të provimeve i publikuar së fundmi nga AKP-ja dhe i  mbështetur në nenit 102 të Kushtetutës, ligjin Nr. 7592, datë 21.06.1995, “Për sistemin arsimor Parauniversitar” të ndryshuar, përcakton rregullat që duhet të ndjekin kandidatët. Sipas AKP-së Provimet e Lirimit 2012 do të fillojnë në orën 10.00 dhe do të zgjasin 2 orë e 30 minuta, ndërkohë që procedura e hartimit të testeve përcaktohen në “Rregulloren për zhvillimin e Provimeve te Lirimit në Republikën e Shqipërisë”, Nr. 1298, datë 24.02.2012”.

Si do të përgatitet testi për pakicat kombëtare

Në shkollat e pakicave kombëtare (greke dhe maqedonase) Provimi i Lirimit zhvillohet në gjuhën amtare. Për shkollat e pakicë kombëtare greke teza do te përgatitet ngaDARGjirokastër, ndërkohë që ZA Delvinë dhe ZA Sarande tërheqin në DAR

Gjirokastër tezën në ditën e provimit. Për shkollat e pakicës kombëtare maqedonase teza përgatitet ngaDARKorçë dhe tërhiqet ditën e provimit nga drejtori i shkollës i shoqëruar nga përfaqësuesi iDARKorçë. Për Institutin e nxënësve që nuk shikojnë, testi do të tërhiqet në AKP nga drejtoria e institutit një ditë para zhvillimit të provimit, që e kthen atë në sistemin e shkrimitBRAIL. Sipas këtij udhëzimi, nxënësit mbetës në provimet e lirimit kanë të drejtën e riprovimit në sesionin e dytë. Gjithashtu, thuhet se notat e provimeve të lirimit shënohen në Dëftesën e Lirimit. Ngarkohen për zbatimin e këtij Udhëzimi Zëvendësministri, Sekretari i

Përgjithshëm, Drejtoria e Edukimit Parauniversitar, Drejtoria e Programeve te

Zhvillimit, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Koordinimit, Drejtoria e Shërbimeve te Përgjithshme, Agjencia Kombëtare e Provimeve, Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar, Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore.

Udhëzues për Provimin e Lirimit

Për lëndët gjuhë amtare dhe matematikë testi i provimit të gjuhës amtare dhe matematikës përmban 25 pyetje, 13 prej të cilave janë me alternativa, 12 pyetje janë me shtjellim. Përgjigjet e të gjitha pyetjeve do të shkruhen në fletore. Pyetjet me alternativa  do të shkruhen sipas shembullit të mëposhtëm:

SHEMBULL

Pyetja 1 C

Pyetja 2 B

Sipas udhëzuesit, për pyetjet me shtjellim do të shkruhet numri i pyetjes dhe në krah të saj të gjithë përgjigjen e nevojshme. Për lëndën e gjuhës shqipe, kandidatët duhet të punojnë vetëm me fletore shkrimi dhe për lëndën e matematikë vetëm në fletore me katrore. Në përfundim thuhet se kandidatët nuk duhet të shkruajnë emrin e tyre në kapakun fletores dhe në asnjë faqe të saj, pasi do të konsiderohet si shenjë.

Datat e provimeve

1. Provimet e Lirimit 2012 te fillojnë në orën 10.00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta.

 2. Lëndët dhe datat e provimeve Maturës Shtetërore janë:

 a) Gjuhë Amtare, 13 qershor 2012

 b) Matematike, 22 qershor 2012

Udhëzuesi

Për lëndët Gjuhë amtare dhe Matematikë

1. Testi i provimit të Gjuhës amtare dhe Matematikës përmban 25 pyetje.

2. 13 pyetje janë me alternativa.

3. 12 pyetje janë me shtjellim.

4. Përgjigjet e të gjitha pyetjeve do të shkruhen në fletore.

5. Për pyetjet me alternativa do të shkruani në fletore si në shembullin më poshtë:

SHEMBULL

Pyetja 1 C

Pyetja 2 B

6. Për pyetjet me shtjellim do të shkruani numrin e pyetjes dhe në krah të saj të gjithë përgjigjen e nevojshme.

7. Për lëndën e Gjuhës shqipe do të punoni vetëm në fletore shkrimi dhe për lëndën e Matematikës do të punoni vetëm në fletore me katrore.

8. Nuk do të shkruani emrin tuaj në kapakun fletores dhe në asnjë faqe të saj, pasi do të konsiderohet si shenjë.

OSMAN DEDJA

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.