Agasi: Qëndrimi i Ramës për zgjedhjen e Presidentit, i gabuar

Publikuar më: 16/06/2012 9:58

Ashpërsohet kundërvënia e mbështetësve të Nanos ndaj Ramës

Ashpërsohet gjithmonë e më shumë kundërvënia e mbështetësve të ish-kreut të PS-së, Fatos Nano, ndaj lidershipit aktual të kësaj partie, Edi Ramës. Duke treguar qartazi tashmë pozicionin e tij politik në “Lëvizjen Nano”, një nga emrat më të njohur të bazës socialiste në Durrës, Bardhyl Agasi, rikthen në qendër të vëmendjes zhvillimet më të fundit politike. Ai sqaron qëndrimin e tij mbi “Lëvizjen Nano”, hapat që do të ndërmerren në vijim për t’i dhënë kësaj partie pozitat që ajo meriton, rikthimin e ish-kreut të PS-së në krye të saj, por, nga ana tjetër, ai komenton dhe qëndrimin e mbajtur nga kreu i opozitës mbi zgjedhjen e Presidentit. Teksa e konsideron qëndrimin e kreut të opozitës, Edi Rama, në rolin e tij, për zgjedhjen e Presidentit si një gabim, Agasi sqaron se lufta politike mbetet një garë politike dhe të jesh në opozitë nuk do të thotë të biesh në pozitat e pasivitetit, me justifikimin që të mungojnë votat, ashtu sikurse veproi Rama. Ndërsa pohon se askush nuk mundet t’i mohojë apo deformojë historinë dhe vlerat më të mira ndër vite të PS-së dhe se askush nuk mundet ta nxjerrë Fatos Nanon jashtë kësaj force politike, “Lëvizja Nano”, shihet nga ish- deputeti i PS-së, Bardhyl Agasi, si një lëvizje që do t’i shërbejë forcimit të PS-së, e cila rrezikon të humbasë në zgjedhjet e ardhshme, për shkak të gabimeve të njëpasnjëshme të ardhura nën drejtimin e lidershipit aktual. Për më tepër ish-deputeti i PS-së, Bardhyl Agasi, ka bërë me dije se nëse nuk do të këtë reflektim e sinqeritet nga lidershipi aktual i PS-së, për të shtrirë dorën e bashkëpunimit me njëri-tjetrin, duke i lënë ata jashtë lojës politike, lëvizja e re do të penalizojë ecurinë e Partisë Socialiste nën drejtim e Ramës. Ndërsa ka lënë të hapur dhe garën mes Ramës dhe Nanos për kreun e Partisë Socialiste. Qëndrimit të Agasit i janë bashkuar dhe dhjetëra-qindra anëtarë të Partisë Socialiste në Durrës, por edhe në komunat e bashkitë e qytetit, brenda radhëve të PS-së, të cilët kanë shprehur haptazi mbështetjen e tyre nga lëvizjes më të re politike. Ndërsa Koordinatorja e Lëvizjes “Nano për fitoren e socialistëve” për Tiranën, Majlinda Keta, ka folur për këtë lëvizje të re, duke theksuar se ajo synon fitoren e socialistëve dhe se ka, në thelb, frymën e bashkëpunimit midis tyre. Keta, gjithashtu, deklaroi se për momentin, socialistët kanë në krye të tyre një drejtues uzurpator, i cili po ndjek një politikë bllokuese.

 

 

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.