Aplikimi për studime në Gjermani, kushtet dhe procedurat

Publikuar më: 13/06/2012 9:04

Kushkërkon të studiojë në Gjermani, duhet të informohet që në vendin e tij për kushtet e udhëtimit. Zyra Akademike për të huajt verifikon nëse dikush ka plotësuar kushtet për të drejtën e studimit në Gjermani, njohuri të hollësishme për pranimin, njohuritë e nevojshme të gjuhës dhe dokumentet që duhen sjellë me vete i jep Akademia Gjermane për Këmbimet me Jashtë – Deutsche Akademische Austauschdienst (DAAD). Kini kujdes, disa nga dokumentet duhet të jenë të përkthyera dhe të noterizuara.

Kurset gjermane (Njohuritë e gjuhës)

Kushdëshiron të studiojë në Gjermani dhe nuk ka marrë vendim të ndjekë një degë që zhvillohet në gjuhën angleze, duhet të dëshmojë njohuritë e gjuhës gjermane. Për këtë ka provime të ndryshme, si për shembull DSH, “Provimi i gjuhës gjermane për studentët e huaj që hyjnë në një shkollë të lartë”. Në vendin e lindjes, mund të jepet provimi “TestDaF” (Provimin e gjermanishtes si gjuhë e huaj).Kushshkon në një shkollë gjermane ose ka dëftesat e gjuhës nga Instituti “Goethe”, nuk ka nevojë ta japë provimin. Kurse të gjuhës gjermane me certifikatat përkatëse ofrojnë si universitetet gjermane ashtu edhe institutet “Goethe” në të gjithë botën.

Studime duale

Disa shkolla të larta në bashkëpunim me firma të caktuara ofrojnë një sistem dual studimi. Kjo do të thotë që studimi dhe specializimi në praktikë lidhen me njëra-tjetrën. Ai që përfundon studimin dual, mund të marrë dy dëshmi: atë të shkollimit profesional dhe atë shkencor.

Universitetet elitare

Në Gjermani, ka nëntë universitete elitare, të cilat marrin para nga buxheti publik për të ushtruar kërkimet shkencore dhe për të bërë planet për të ardhmen. Kjo e ashtuquajtura “Nismë ekselence” nisi në vitet 2005-2006 për të nxjerrë në pah universitete të caktuara dhe për t’i bërë ato të afta në konkurrencën ndërkombëtare. Ndër universitetet elitare bëjnë pjesë Universiteti Teknik i Mynihut (TU München), Universiteti Ludvig Maksimilan në Mynih (LMU München), Shkolla e Lartë Teknike e Ahenit (RWTH Aachen), Universiteti i Lirë i Berlinit (FU Berlin) si dhe universitetet e Hajdelbergut, Gëtingenit, Karlsruhes, Frajburgut dhe Konstancës.

Shumëllojshmëria e degëve

Ai që deri tani ka studiuar në Gjermani për të marrë titullin magister, për të marrë diplomë apo njohjen e mësimdhënies, është dashur t’i zgjedhë vetë degët që studion. Për të marrë magister duhet të zgjidheshin tri degë, për provimin e shtetit dy dhe për diplomë një degë. Me futjen e studimeve në nivelin Bachelor dhe Mmaster zgjidhet në parim vetëm një degë. Por shumë universitete ofrojnë kombinime degësh, të cilat plotësojnë njëra-tjetrën nga ana tematike ose i përgjigjen nevojave të ekonomisë. Në këtë mënyrë ka lindur një numër i madh degësh studimi, dhe numri i tyre do të rritet edhe më shumë. Një vështrim mbi to e jep faqja e internetit www.hochschulkompass.de.

Studimi në distancë

Ndjekja e studimeve pa qenë i pranishëm në shkollë bëhet gjithnjë e më interesante për ata që edhe punojnë. Disa degë studimore janë ngritur si studime online, të cilat pjesërisht mund të ndiqen edhe në bashkëpunim me shkollat e larta jashtë Gjermanisë. Një nga universitetet në distancë është ai në Hagen, në Landin e Renanisë Veriore – Vestfalisë, i përqendruar në degët ekonomike. Lënda mësimore dërgohet online. Studentët janë vazhdimisht në kontakt me docentët. Degët e studimit janë të hapura edhe për studentët jashtë Gjermanisë.

Ndihmat financiare

Ai që nuk vjen me bursë në Gjermani, duhet të dëshmojë se ka të ardhura të mjaftueshme financiare për të paktën një vit. Kjo do të thotë që të dëshmojë se ka në numrin e llogarisë bankare 8 000 euro. Ndihma shtetërore për studime jepen vetëm për gjermanët ose në raste të caktuara edhe për studentët nga vendet e BE-së. Nëpërmjet “Ligjit për ndihmat studimore federale” (shkurt BAföG) studentët që nuk mund të financohet nga prindërit gjatë studimeve mund të mbështeten financiarisht nga shteti. Kush bie në nevojë financiare, mund të kërkojë këshilla tek shërbimet studentore (Studentenwerken) ose komunitete universitare.

Shërbimet studentore

58 shërbime studentore (Studentenwerke) kujdesen në Gjermani për problemet sociale të studentëve. Ato administrojnë konviktet, financojnë mensat, ofrojnë kujdes për fëmijët dhe punojnë për të mbrojtur interesat e studentëve në politikën për shkollat e larta. Ata ndihmojnë studentët në fushën e financave dhe atë kulturore.

Tarifat e studimit

Shërbimet studentore financohen ndër të tjera edhe nga “pagesat e semestrit”. Ky kontribut financiar shërben edhe për të mbuluar kostot e administratës të universiteteve si dhe për shpërblimin social të përfaqësuesve të studentëve, “AStA”. Pagesa e semestrit bëhet nga të gjithë studentët gjatë regjistrimit në universitet. Përveç tarifave të studimit, disa lande gjermane në varësi nga universiteti kanë futur edhe tarifat e shkollimit, që mund të arrijnë deri në 500 euro për semestër.

 

 

Bursa e vendeve të studimit

Në degët shumë të preferuara, kërkesa është e madhe dhe universitetet duhet të përzgjedhin midis kandidatëve të shumtë. Studentët kandidojnë shpesh në disa universitete, njëkohësisht, dhe presin aprovimin e shkollës së favorizuar. Nëse ata kanë marrë lejen e studimit nga një universitet tjetër dhe presin deri në fund që të marrin lejen e studimit nga universiteti i preferuar, atëherë vendi i parë i studimit mbetet i bllokuar deri pak para fillimit të semestrit, kur lihet i lirë për të interesuarit e tjerë. Për të krijuar një ide, në cilat universitete dhe për cilat degë ka ende vende të lira studimi, është krijuar nga Konferenca e Shkollave të Larta një “bursë e vendeve të studimit”. “Ofertat e minutës së fundit” gjenden para fillimit të semestrit të ri në: www.freie-studienplaetze.de.

Paralelisht ekziston edhe një bursë vendesh studimi në internet studieren.de, e cila bashkëpunon po ashtu me universitetet dhe zotëron të dhënat e fundit. Edhe këtu gjenden vende të lira studimi, disa janë para se të përfundojë semestri: www.studieren.de/freie-studienplaetze.

 

 

 

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.