Çfarë duhet përdorur për të mbrojtur lëkurën nga dëmet e diellit

Publikuar më: 17/06/2012 19:15

Çfarë duhet për fytyrën apo trupin

Produktet mbrojtëse diellore janë produkte kozmetike me filtra mbrojtës dhe luajnë rolin e filtrave diellorë. Ekzistojnë disa forma produkte shumë mbrojtëse si: kremrat, qumështi, spraj, vajra, por më të përdorshëm janë kremrat me filtër mbrojtës ndaj diellit.

Çfarë duhet të dimë për to?

Faktorët mbrojtës luajnë rolin e filtrave diellorë.

Faktorët mbrojtës janë produkte kozmetike të afta të thithin ose të pengojnë rrezet ultraviolet A e B, veç ose së bashku.

Faktorët mbrojtës që përdorim duhet të sigurojnë mbrojtje për të dy llojet e rrezeve ultraviolet A e B ose faktori mbrojtës, duhet të ketë 1/3 e pjesës së tij faktor mbrojtës për UV-a.

Faktorët mbrojtës tregohen me një shifër, e cila tregon orët e ekspozimit në diell pa u shfaqur shenja skuqjeje në lëkurë.

Faktorët mbrojtës ndaj diellit nuk janë gjithçka apo ilaç magjik ose thjesht zgjasin kohën e ekspozimit në diell.

Faktorët mbrojtës duhet të përdoren në sasi të mjaftueshme pra, 36 mg për një lyerje për një trup mesatar ose një lugë gjelle ose 2 mg /cm2.

Faktorët mbrojtës duhet të aplikohen shpesh, mbas notit, djersitjes apo fshirjes me peshqir

Faktorët mbrojtës duhen përdorur gjatë gjithë kohës kur ekspozohemi në diell. Në fillim duhet krem me faktor mbrojtës të lartë, ndërsa nga fundi i verës përdoret faktor mbrojtës më i ulët.

Faktorët mbrojtës duhen përdorur edhe kur ka re, kur je nën çadër, ose në ujë.

Faktorët mbrojtës ndryshojnë nga njeriu tek njeriu në varësi të tipit të lëkurës dhe të fortësisë së diellit.

Produktet me faktor mbrojtës (SPF) duhen të jenë mbi 6.

Produktet me faktor mbrojtës jane 4 (spf)

a. 6-10 i ulët

b. 15-20-25 i mesëm

c. 30-50 i lartë

d. 50 shumë i lartë

Lëkurë e bardhë apo diell i fortë, duhetSPF, 15-20-25. Kushte ekstreme, akull, spf mbi 50 lëkurë e errët apo diell i dobët,SPF6-10

Si të mbrojmë sytë nga dëmet e mundshme?

Përdorim të syzeve mbrojtëse.

Këshillohet mbajtja e syzeve me filtra mbrojtës ndaj rrezeve të diellit UV-a dhe UV-b.

Këshillohen syze me simbolin CE që tregon se janë sipas standardeve europiane, pra janë me filtra mbrojtës.

Kujdes i veçantë kërkohet për fëmijët ndaj rrezeve te diellit, sepse kristalini i tyre është në formim deri në moshën 12-vjeçare dhe dëmtohet lehtë.

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.