Ejshani kthehet tek Ezeli, por ai i thotë se dashuron një tjetër

Publikuar më: 16/06/2012 11:12

Çfarë do të ndodhë sot në seritë e Ezelit

1  Jusuf Eiri kërkon të hedhë në erë shtëpinë e Omerit. Por Xhengizi arrin të paralajmërojë një masakër të tillë

2 Ejshani rikthehet tek Ezeli. Ky i thotë se nuk e do më dhe se dashuron një grua tjetër -Baden

3 Shebnemi zbulohet dhe dëbohet nga grupi. Në krye të trafikut të armëve konkurrojnë Aliu dhe Ezeli

Ezeli afrohet meBaden…

Ejshani është e shkatërruar nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur me të. Ajo është shumë e nxehur me Xhengizin, për arsye se e kishte gënjyer në lidhje me vdekjen e Baharit. Ai i kishte thënë se Bahari ishte vrarë nga Ezeli dhe jo nga Kenani, që e pranoi vetë të vërtetën. Kenanin nuk mund ta falë dhe largohet prej tij.

&&&

Xhengizi kërkon të takohet me Ezelin. Ai ka planifikuar lojën që do t’i bëjnë Jusuf Eirit. Me Jusufin do të sillen siç kishin rënë dakord më parë, do të bënin sikur e pranonin supermacinë e tij në tregtinë e armëve. Kur Aliu do të shkojë tek depoja me Jusuf Eirin, Xhengizi do të mundohet t’u marrë mendjen badigardëve të Jusufit, ndërsa Tefiku me Aliun do të vrasin Jusufin kur të jetë i vetëm. Xhengizi mendonte se nëse i jepte Ezelit Jusuf Eirin, ai do t’i jepte atij Aliun. Shebnemi përgjon, ndërsa Ezeli ishte duke ia treguar planin Ramizit. Telefonon Xhengizin nga telefoni i Bades dhe i tregon planin. Në atë moment, i thotë Xhengizit se nuk do të punojë më për ta dhe se do të vazhdojë jetën me Tefikun. Kur shikon se Xhengizi pranon kërkesën e saj me lehtësi, ajo habitet shumë.

Xhengizi luan me dy porta. Ai, të njëjtin plan ia kishte bërë edhe Jusuf Eirit. Do të vrasin Aliun dhe Tefikun. Në atë moment, ishte planifikuar që Temuzi do të vrasë Ramizin, Ezelin dhe Azadin. Ezeli kujton se Bade është spiuni i Jusuf Eirit dhe e dëbon atë. Adresa që kishte dhënë Badeja kur aplikoi për punë, doli të ishte jo e vërtetë.

&&&

Në momentin e marrëveshjes, Jusuf Eiri i zgjat dorën Ramizit, por Ramizi nuk vepron sipas planit. Ramizi ngrihet në këmbë dhe i lë të gjithë me gojë hapur. Nuk ia shtrëngon dorën Jusuf Eirit. Ai nuk pranon marrëveshjen me të. Largohen dhe kuptojnë se Xhengizi luan në të dy krahët. Jusufi nxehet shumë nga kjo që ndodhi. E urdhëron Xhengizin t’i sjellë çdo gjë që ka rreth Ezelit. Një mbrëmje, Tefiku, i porositur nga Ezeli, ndjek Baden pasidelnga puna. Badeja nuk shkon në konvikt, por shkon në një vend që është si magazinë.

 

&&&

Meqë e dinin se Jusuf Eiri do t’u bënte pritë Ramizi ishte i shoqëruar gjatë gjithë kohës nga truprojat e tij. Temuzi kalon rojet dhe kap Shebnemin para shtëpisë së saj. E drogon atë dhe i thotë që të gjejë vendin ku strehohet Ramizi. Shebnemi i lutet që të mos ta drogojë, sepse tashmë është e pastër, por ai nuk e dëgjon.

&&&

Ejshani shkon tek Ezeli. Ajo është penduar për akuzën që i bëri për Baharin. I thotë se tani janë baraz dhe se tani duhet të vazhdojnë lidhjen e tyre dhe të jetojnë dashurinë e tyre. Ajo pranon se është akoma e dashuruar me Ezelin, por Ezeli i thotë se tashmë nuk e dashuron më dhe se në jetën e tij është dikush tjetër. Tronditja që pëson Ejshani është e tmerrshme.

&&&

Jusuf Eiri shkon tek Kenani dhe i thotë se duhet t’i marrin vetë frerët e punëve të tyre, si në kohët e vjetra. Thashethemet për rikthimin e Ramizit në lojë sa vijnë dhe shtohen. Ata mendonin se Ramizi ishte dobësuar shumë, por duket se nuk është ashtu. Ramizi është rikthyer më i fortë se kurrë.

Ezeli dhe Tefiku kontrollojnë telefonin e Bades. Tek lista e telefonatave ishte një numër pa emër dhe kur i telefonojnë përgjigjet Xhengizi.

Jusuf Eiri i thotë Xhengizit të telefonojë Shebnemin. Shebnemi duhej të largohej nga lokali. Jusuf Eiri mësoi se Ezeli ishte Omeri dhe çdo gjë tjetër rreth tij. Jusufi, për të dëmtuar Ezelin, do të përdorë familjen e tij. Xhengizi debaton me të dhe nuk pranon, sepse ai e di se në familjen e Ezelit është edhe Xhani. Nuk do t’i ndodhë gjë Xhanit.

Ejshani mbledh plaçkat që të shkojë pranë Xhanit. Kthehet në shtëpinë e Mumtazit dhe Melihasë.

&&&

Jusufi, për të plotësuar planin e tij, dhe për të mos hasur asnjë pengesë nga Xhengizi, e burgos atë në një dhome. Bën një kurth në shtëpinë e familjes se Omerit. Do të shpërthejë bombula e gazit. Mumtazi, Melihaja, Xhani dhe Ejshani do të vdesin në atë shpërthim që prishi të gjithë shtëpinë. Ne të njëjtin moment, në mënyrë të koordinuar do të bëhet një sulm me armë tek lokali i Ezelit. Kufoma e Xhengizit do të gjendet në një arë. Shebnemi nuk largohet nga lokali. Nga frika nuk di ç’të bëjë. Ezeli shkon tek depoja që shkonte Badeja, aty vjen edhe ajo. Shebnemi vendos dhe i tregon Tefikut që do të ketë sulm me armë aty. Ai e pyet Shebnemin se nga e di ajo këtë gjë, por nuk u ngelet shumë kohë për sqarime. Tefiku përplaset me armë me njerëzit e Jusufit që vijnë të bëjnë masakër në lokal. Shebnemi nuk do që të largohet prej Tefikut. Nëse do të shpëtojnë atë natë, të nesërmen do të martohen.

&&&

Vendi ku shkoi Ezeli është një depo që e ka marrë Badeja me shokët e saj me qira. Badeja i kujton atij se ajo studion për skulpturë. Ajo nuk mund të besojë ato që bëri dhe që i thotë Ezeli. Ajo i tregon se nuk është spiune se është e dashuruar pas tij dhe se nuk i fsheh asgjë atij. Ajo i kërkon Ezelit të largohet, pasi duket se ai nuk ka më besim tek ajo. Bade është e fyer… Më vonë, ata flasin dhe sqarojnë gjithçka.

Jusuf Eiri telefonon Ezelin dhe i thotë se familja e tij, Xhengizi dhe lokali, do të sulmohen në të njëjtën kohë. I kërkon që t’i përcjellë një mesazh Ramizit. Ezeli i thotë se nëse shpëton gjallë, mund t’ia thotë vetë. Ata i kanë bërë pritë Jusufit që vritet. Në makinën e tij vendosin dokumente që e implikojnë atë në trafikun e armëve. Me policinë gjërat janë tashmë të pastra dhe të qarta.

&&&

Por çfarë ka ndodhur pas asaj që duket në pamje të parë. Xhengizi që kishte bërë një marrëveshje të fshehtë shpëton nga vdekja. Temuzi, që kishte si detyrë të ekzekutonte Xhengizin, vret njerëzit e Jusufit, pra punoi për Xhengizin. Xhengizi lajmëron menjëherë Ezelin për planin për të hedhur në erë shtëpinë e tij. Kështu që plani që kishte bërë Jusufi nuk realizohet. Rregullohet edhe rrjedhja e gazit në shtëpinë e familjes së Ezelit.

Ramizi kishte dërguar njerëzit e tij tek lokali. Shebnemi me Tefikun shpëtojnë. Tefiku i kërkon Shebnemit të largohet. Këtë herë nuk do ta mbrojë, i thotë që të zhduket. Por Shebnemi nuk largohet. Aliu dhe Azadi sqarohen me njëri-tjetrin. Ezeli e prezanton Baden me familjen e tij. Ejshani i përgjon ata nga larg shumë e mërzitur.

Ezeli kënaqet që Badeja merret vesh dhe pëlqehet nga familja e tij. Ramizi telefonon Ezelin dhe i thotë se shumë gjëra do të ndryshojnë. I thotë: “Mirë se erdhe në jetën e re!” Nga ana e tij, Ezeli në shtëpi siguron të atin se çdo gjë do të kthehet në normalitet, por në të vërtetë tek dera e shtëpisë vazhdonin te rrinin truprojat.

Kenani telefonon Xhengizin dhe i thotë të hapë televizorin. Vdekja e Jusuf Eirit ishte kthyer në një ngjarje të madhe. Kenani i thotë Xhengizit që të nesërmen të shkoj pranë tij, sepse jeta e tij do të ndryshojë përgjithmonë. Ka ardhur radha e Xhengizit.

Ezeli dhe Ramizi kanë muaj të tërë që bëjnë mbledhje me këshillin. Me vdekjen e Jusuf Eirit kishin ndryshuar edhe balancat. Tashme nuk do të fshihen më, do të dalin hapur. Këshilli do të mblidhet javën tjetër. Nexhipi do të tërhiqet dhe në vend të tij do të propozojnë Ramizin. Ramizi do të jetë njeriu që do të drejtojë, por do të rrijë në plan të dyte, haptazi duhet të dalë dikush tjetër. Aliu kundërshton Ramizin kur thotë se njeriu që do të shfaqet hapur do jetë Ezeli. Aliu thotë se njeriu që do të zërë vendin e Ramizit duhet të jetë dikush që nëse është nevoja t’i lyejë duart me gjak. Ai person duhet të jetë ai vetë.

Xhengizi ishte shumë i frikësuar kur shkon tek Kenani. Mendonte se Kenani do ta vriste. Kenani ishte në dijeni për çdo gjë që bënte Xhengizi. Temuzi, në fakt, nuk e kishte tradhtuar për asnjë moment Kenanin. Kenani i thotë se për këtë punë e kishte stërvitur Xhengizin dhe gjithë këto që ndodhen, ndodhen me dijeninë e Kenanit. Kenani duhet ta hiqte qafe Jusuf Eirin, sepse po i bëhej pengesë. Inatin e Xhengizit Kenani e përdori për këtë punë, ai e stërviti Xhengizin që të ishte ai personi që do të hiqte qafe Jusuf Eirin.

Ramizi thotë që do të mendohet për ato që i tha Aliu. Kishin një punë akoma më të rëndësishme. Duhet të merrnin një vendim në lidhje me Shebnemin. Ramizi këtë ngjarje e bën provim për Aliun dhe Ezelin. Do të shohë se cili është personi i përshtatshëm për ta vënë në krye duke parë si do ta zgjidhnin këtë çështje. Telefonojnë Tefikun, por Shebnemi i përgjërohet që të mos e hapë telefonin i thotë që të arratisen. Tefiku nuk e dëgjon atë. Vendimin do ta merrnin të gjithë së bashku, sepse Shebnemi vuri në rrezik jetën e të gjithëve. Aliu sillet shumë rëndë me Shebnemin dhe e detyron atë me dhunë të pranojë se nuk e ka dashur kurrë Tefikun. Tefiku shkatërrohet kur dëgjon atë fjalë.

Ezeli propozon që ta dëbojnë Shebnemin, Aliu dhe Azadi e mbështesin, ndërsa Tefiku thotë ta ekzekutojmë. Vendosin që ta dëbojnë. Shebnemi nuk do të mund t’u afrohet më atyre.

Nexhipi telefonon Kenanin dhe i thotë që do të mblidhet këshilli dhe Ramizi do të zgjidhet në krye të këshillit. Kur mblidhet këshilli, Ramizi mban një fjalim. Aliu ngrihet kërkon leje nga Ramizi dhe mban edhe ai një fjalim. Fjalimi i Aliut bind anëtaret e këshillit. Ramizi thotë se do të mendohet, Ezeli largohet, kurse Azati shtanget nga fjalët e Aliut.

Ejshani shkon tek depoja e Bades. Ajo i thotë Bades se është shumë më e lartë se ajo, se Ezeli është i dashuruar më të dhe se nuk ka asnjë arsye që Ezeli të dashurohet me Baden. I kërkon asaj t’i rrijë larg Ezelit dhe Ezeli thotë që është i lidhur me Baden vetëm për të hequr mendjen nga ajo (Ejshani).

Përgatiti: Kujtim Velçani

 

 

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.