Gjuha Italiane, kandidatët që hyjnë në provim

Publikuar më: 16/06/2012 10:59

EKSKLUZIVE/ Instituti Italian i Kulturës publikon emrat e kandidatëve që do t’i nënshtrohen provimit me gojë dhe me shkrim

Datat dhe oraret për çdo kandidat, sipas listës së publikuar. Dokumentet që duhet të kenë pjesëmarrësit në provimin e gjuhës. Certifikatat që do të lëshohen, nëse provimi kalohet me sukses

Instituti Italian i Kulturës publikon emrat e kandidatëve që do të japin provimin e gjuhës italiane, në datat 18 dhe 19 qershor. Kështu, bëhet fjalë për testim me shkrim dhe me gojë, që do jepet nga kandidatët që duan të studiojnë dhe të punojnë në shtetin italian. Sipas këtij instituti, nga Universiteti për të Huaj i Perugia-s lëshohen certifikata e gjuhës italiane Celi 2, 3, 4 e 5. Sa i takon provimit me shkrim, të gjithë kandidatët që do të japin provimin CELI 3, më datë 18 qershor, duhet të paraqiten në orën 8:00 pranë Universitetit Politeknik (Autostrada për në Durrës, km 5, pranë QTU-së, Salla C, kati III). Ndërkohë, të gjithë kandidatët që do të japin provimin për certifikatën CELI 2, CELI 4 e CELI 5 duhet të paraqiten në orën 8.00 pranë Institutit Italian të Kulturës (Rr. Budi 58/3, Tiranë)

 Dokumentet

Sipas Institutit Italian të Kulturës, në momentin e hyrjes në provim kandidatët duhet të kenë me vete: Dokumentin e Identifikimit ende të vlefshëm (Pasaportë të firmosur, kartë identiteti ose patentën e re); Stilolaps (është i ndaluar përdorimi i lapsit). Kështu është e ndaluar futja në ambientet e provimit të çfarëdolloj materiali (libra, fletore, fjalorë etj.), si dhe celularë.

Prova me gojë

Të gjitha provimet me gojë do të zhvillohen pranë Institutit Italian të Kulturës (Rruga Budi 58/3 – Tiranë) të hënën pasdite më 18 qershor, dhe të martën më 19 qershor, paradite e pasdite, sipas orareve të treguar në kalendar.

Kandidatët duhet të paraqesin në momentin e hyrjes:

- Dokumentin e identifikimit ende të vlefshëm (Pasaportë të firmosur, kartë identiteti ose patentën e re);

- Stilolaps (është i ndaluar përdorimi i lapsit).

- Është e ndaluar futja në ambientet e provimit të çfarëdolloj materiali (libra, fletore, fjalorë etj.) si dhe celularë.

 OSMAN DEDJA

 Për më shumë lexoni gazetën “Republika”

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.