Hemoragjia Cerebrale, shenjat pak orë para goditjes

Publikuar më: 06/06/2012 7:45

Nuk ka frikë më të justifikuar sesa ajo nga iktusi ose hemoragjia cerebrale edhe per faktin se  goditja  prej saj te bën të paaftë të lëvizësh. Godet në përgjithësi burrat dhe në një moshë shumë të vonë si 85 vjeç. Por karakteristikat ndryshojnë në varësi të tipit të goditjes:

-ikturi ishemik që është edhe më I shpeshti godet burrat mbi 70 vjeç

-iktusi hemoragjik intraparenkinal (që përfaqëson 20% të rasteve në total) godet subjektet jo shumë të moshuar dhe në përgjithësi meshkuj.

-hemoragjia  subaracnoide,  është tipike për gratë rreth moshës 50 vjeçare.

Arma më efikase për të përballuar iktusin në pjesen më të madhe të rasteve-përveç parandalimit me një mënyrë jetese dhe ushqimi të përshtatshëm-është dallimi në kohë i shenjave në mënyrë që të minimizohet sa të jetë e mundur dëmi. Nëse ndërhyhet 3 ose 6 orë përpara sesa të jepet goditja ka mundëisra të mira për të minimizuar pasojat të cilat mund të jenë shkatërruese ose vdekjeprurëse.

Duhet thënë më parë që është e vështirë të flasësh në përgjithësei pasi secili individ ka shenja të veçanta, por megjithatë mund të konkludojmë në disa sinjale të përgjithshme që të bëjnë të mendosh se po goditesh nga një hemoragji cerebrale:

-shqetësime të të folurit, vështirësi për të artikuluar edhe fjalë shumë të thjeshta

-vështirësi për të kuptuar se çfarë po thonë të tjerët

-dobësi e përkohëshme në një krah ose në një këmbë, apo humbje të ndjeshmërisë dhe  mpirje të gjymtyrëve, vështrirësi në lëvizjen e duarve

-një dhembje e menjëhershme dhe shumë e fortë e kokës, e cila nuk kalon me qetësuesit e zakonshëm.

-lëvizje e pamjes së objekteve të cilat perceptohen në mënyrë të çuditshme, shpesh vetëm nga një sy.

-ndjenjë marrje mendsh dhe të vjelli, humbje ekuilibri

Këto simptoma mund të shfaqen në harkun kohor të 24 orëve dhe në këtë rast me shumë probabilitet kemi të bëjmë me një Transient Ischemic Attack (TIA), që do të thotë një goditje ishemike tranzitore, një iktus I lehtë që provokohet nga mbyllja e një ene gjaku. Por duhet të keni kujdes sepse edhe një iktus kështu është një shenjë që nuk duhet të nënvlerësohet: ata që goditen kanë një probabilitet 10 herë  më të lartë të goditen nga një iktus I vërtetë dhe I fortë,

Por si duhet të sillemi përballë simptomave të tilla? Ka vetëm një përgjigje për këtë pyetje : pacienti duhet të transportohet sa më shpejtë që të jetë e mundur në urgjencë.

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.