Horoskopi, shëndeti për Bricjapin, Ujorin dhe Peshqit
BRICJAPI: Këmbëngulës drejt shërimit
Për bricjapin thuhet se është si vera – sa më i vjetër aq më i mirë është! Ngjashëm do të mund të thuhej edhe për shëndetin e tij. I sëmurë në fëmijëri, por me kalimin e viteve bëhet më i fortë, më i lidhur dhe më i qëndrueshëm. Sunduesi i saj, Saturni i ftohtë dhe i ashpër trupin ua nënshtron sëmundjeve të shumta, por njëkohësisht e ushqen me përvoja dhe “antivirusë”.
Bricjapi në këtë mënyrë e zhvillon vetëdijen për vetëndihmën, e di se çka i bën dëm, çka i ndihmon dhe në mënyrë të disiplinuar ndjek udhëzimet e profesionistëve. Nuk është i prirë të improvizojë, shpreh mosbesim për pseudomjekët dhe ndaj çdo gjëje që është joshkencore dhe e paverifikuar. Te trupi i njeriut i udhëheq eshtrat, nyjat, gjunjët, thonjtë, dhëmbët, lëkurën dhe flokët. Megjithëse ka frikë nga stomatologu, analizat e gjakut, gjilpërat dhe ndërhyrje të ngjashme mjekësore, nëse diçka do t’i ndihmonte që të shërohej dhe që dhimbja t’i pushonte do ta duronte në mënyrë stoike. Funksionet që i rregullon janë: ngurtësimi, dregëzimi i plagëve, zënia e gjakut, sedimentacioni.
Është i prirë për thyerje eshtrash, reumatizmë, anemi, anoreksi, mungesë të mineraleve dhe sëmundje të psikikës, sikundër janë paranoja, fobia dhe depresioni. I nevojitet vetëdijesimi dhe ndërgjegjësimi gjithnjë e më i madh, por më së shumti treningu autogjen, meditimi dhe shoqërimi me persona te kthjellët dhe të durueshëm.
Aktiviteti trupor: Alpinizmi
Bjeshkët janë mbretëria e vërtetë për bricjapët që duan vetminë. Në mënyrë që ta fitojnë energjinë trupore dhe qetësinë shpirtërore, më së miri e kanë që të shkojnë në piknik të gjatë në bjeshkë sa herë që kanë mundësi. Atje do të jenë të rrethuar nga ajri tërësisht i pastër dhe nga qetësia aq shumë e nevojshme, ndërkohë që shikimi nga lartësitë do t’i përmbushë me një ngazëllim të veçantë.
Shëtitjet nëpër bjeshkë njëkohësisht do ta përmirësojnë ndërrimin e materieve në organizmin e tyre, ashtu që pas një pushimi të tillë të shëndetshëm, bricjapët do të kthehen plotësisht të rilindur. Bricjapët në aspektin e ndërmarrësisë janë shumë të qëndrueshëm, ndaj u përgjigjet ecja e gjatë, madje edhe maratona.
UJORI: Problemet me vena
Shenja e fundit e trinisë ajrore është ujori i paadaptueshëm dhe origjinal. Veçantinë e tij disa e quajnë problem psikik, pa u përpjekur fare që ta kuptojnë se ai e sheh botën në një mënyrë tjetër. Përfaqësuesit e kësaj shenje më së miri ndihen kur nuk duhet t’u përshtaten të tjerëve; kur bëjnë atë që duan, ndihen mirë dhe të shëndetshëm!
Meqenëse kjo shenjë e drejton qarkullimin e gjakut e të limfës dhe udhëheq me pjesën e poshtme të trupit, nëngjurin dhe nyjat e këmbës, njëkohësisht kjo edhe do të jetë pjesa e saj e lëndueshme. Përfaqësuesit e saj janë të prirë të kenë telashe me qarkullimin e gjakut e të limfës, venat varikoze, këmbët e sëmura dhe të ënjtura, shputat e rrafshëta, koagulimin e gjakut, frakturat, tërheqjet e nyjave të këmbës dhe mungesës baraspeshës hormonale e çrregullimet psikosomatike.
Disa telashe mund të lindin edhe si pasojë e mënyrës së jetës. Meqenëse nuk ka një kufizim në kërkesat e tij dhe duke qenë kureshtar do të provojë gjithçka do t’ia shkatërrojë vetes shëndetin. Në këtë mënyrë konstruktin e mirë që e ka nga lindja do ta dëmtojë me mënyrën jo të shëndoshë të jetës, me gjumin e parregullt dhe ushqimin gjithashtu të parregullt.
I pranon format alternative të shërimit dhe mjekësinë natyrore. Nga vajrat eterike më së shumti i ndihmojnë rozmarina për përdorim të jashtëm, ndërsa valeriana për përdorim të brendshëm – për qetësim dhe gjumë të mirë.
Aktiviteti trupor: Çiklizmi
Biçikleta është mjet transporti, i cili për shumë ujorë njëkohësisht është edhe aktiviteti më i mirë sportiv. Vozitja me biçikletë do t’i ndihmojë për t’i kapërcyer vështirësitë dhe depresionin, duke i bërë mirë trupit dhe shpirtit të tij. Të etshëm për liri dhe pavarësi, ujorët mbi biçikletë do të ndihen sikur peshku në ujë. Nëse e shfrytëzojnë kohën e bukur për vozitje me biçikletë jashtë qytetit, vetëm ose në shoqëri të këndshme, do të ndihem më të shëndetshëm dhe më të qetë, por do t’u përmirësohet edhe qarkullimi në vena.
PESHQIT: Telashet psikosomatike
Në fund të Zodiakut na presin peshqit e grumbulluar e të bashkuar, të preokupuar në botën e tyre të imagjinatës dhe të emocioneve të përjetuara. Përfaqësuesit e kësaj shenje janë të ndjeshëm në çdo pikëpamje, ndërsa, nëse mësohen që herët me tableta dhe medikamente të ndryshme, do t’ia krijojnë vetes edhe një problem shëndetësor.
Peshqit janë intuitivë, të ndjeshëm, sakrifikues, por të qëndrueshëm në aspektin psikik. Nëse i nënshtrohen influencës së huaj dhe nëse ajo është negative, edhe vetë do të shkojnë në drejtim të gabueshëm. Janë të prirë për telashe psikosomatike, varësi të ndryshme dhe çrregullime të gjumit.
Shenja e peshqve udhëheq shputat, simbolikisht edhe me baraspeshën ndërmjet pjesë së epërme dhe të poshtme të trupit, ndërmjet trupit dhe shpirtit, ëndrrës dhe zhgjëndrrës.
Nën drejtim e kësaj shenje janë muskujt, ligamentet, eshtrat e këmbës, thembra, pastaj hipofiza cerebrale dhe ajo e membranës.
Funksionet trupore të cilat i udhëheq janë: aktivitetet psikike dhe kontrolli i hormoneve. Krahas sëmundjeve të ndryshme, të lindurit në këtë shenjë janë të prirë edhe për çrregullime të metabolizmit dhe qarkullimit, frakturat dhe deformimet e shputave.
Sikundër edhe te çdo shenjë tjetër ujore, edhe për ta uji (dhe të gjitha lëngjet) ka cilësi shëruese. Veçmas do t’u pëlqejnë noti, masazhi me vajra eterike, balta shëruese, çajet natyrore, joga dhe meditimi.
Aktiviteti trupor: Noti
Shumica e peshqve e adhuron verën vetëm për faktin se mund të notojnë sa të duan. Noti në pishinë nuk u pëlqen sepse më shumë e duan ambientin natyror.
Të lumtur që gjenden pranë ujit, do t’i bashkojnë kënaqësinë me dobinë, duke i falur trupit të tyre kënaqësi të përditshme në këtë sport të dobishëm. Mirëpo, noti nganjëherë mund të bëhet i rrezikshëm për ta.















