Matura, pyetjet për lëndët me zgjedhje

Publikuar më: 27/06/2012 9:33

Zyrtare/ AKP publikon programet orientuese për çdo lëndë. Provimet zhvillohen më 30 qershor

Udhëzimi i MASH-it, numri i pyetjeve që do të kenë kandidatët në provimet me zgjedhje. Oraret kur nis testimi dhe skema e plotë e vlerësimit për çdo pyetje. Veprimet që do të kryejnë maturantët që japin vetëm një provim në maturë

Agjencia Kombëtare e Provimeve publikon programet orientuese për lëndët me zgjedhje në Maturën Shtetërore 2012. Sipas një udhëzimi të publikuar nga MASH-i, këto provime do të zhvillohen në fund të qershorit dhe për të pasur një rezultat të mirë, kandidatët duhet të përvetësojnë siç duhet programet orientuese. Në rast të kundërt, maturantët mund të mos kalojë provimet dhe kështu të mos shpallen fitues në një Institucion të Arsimit të Lartë Publik. Burime pranë Ministrisë së Arsimit publikojnë edhe një herë datën për provimet me zgjedhje në Maturën Shtetërore, ku në udhëzimin e MASH-it është përcaktuar se ato do të zhvillohen në datën 30 qershor 2012.

Rregullat për kandidatët në provim

Sipas udhëzimit të MASH-it, provimet me zgjedhje në Maturën Shtetërore 2012, do të fillojnë në orën 10:00. Testi për secilin nga provimet me zgjedhje do të përmbajë 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje janë me përgjigje alternative dhe vlerësohen me nga një pikë secila dhe 10 pyetje janë me zhvillim, të cilat vlerësohen në total me 30 pikë. Provimet me zgjedhje zgjasin 3 orë. Kandidatët që do të japin provim të MSH-së vetëm një lëndë, do të fillojnë provimin në orën 11:00 dhe do të përfundojnë në orën 13.00. Në përfundim, udhëzimi përcakton se maturantët/kandidatë mbetës në provimet e Maturës Shtetërore kanë të drejtën e riprovimit në sesionin e dytë.

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.