Matura Shtetërore, pikët për të fituar çdo degë

Publikuar më: 08/06/2012 6:19

EKSKLUZIVE/ Publikohen pikët që do t’u duhen maturantëve për të fituar degët e preferuara në universitete

Rregullat që duhet të ndjekin kandidatët në provimin e Matematikës. Skema e vlerësimit për pyetjet me alternativa dhe me zhvillim

Pasi maturantët të kenë përfunduar provimet dhe pasi të jenë kryer llogaritjet sipas komponentëve të Maturës Shtetërore, kandidatëve do t’u përcaktohen pikët që do të marrin për konkurrim. Pasi të llogariten, gjithashtu, koeficientët e lëndëve me zgjedhje dhe ato të shkollave të mesme, do të vendoset përfundimisht se cilët kandidatë do të shpallen fitues në Institucionet e Arsimit të Lartë Publik, në të gjithë vendin. Kështu, gazeta “Republika” boton sot pikët që do t’u duhen kandidatëve për të fituar në të gjitha programet e studimit në nivelin “Bachelor”, në Universitete.

Provimet e detyruara dhe me zgjedhje

Ndërkohë burime pranë MASH-it, konfirmojnë se provimi i dytë, ai i matematikës do të jetë më datë 16 qershor. Këto provime do të fillojnë në orën 10. Testi për secilin nga provimet e detyruara përmban 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa janë me përgjigje alternative, të cilat vlerësohen me nga një pikë secila dhe 12 kërkesa janë me zhvillim, të cilat vlerësohen në total me 37 pikë. Testi për secilin nga provimet me zgjedhje do të përmbajë 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje janë me përgjigje alternative dhe vlerësohen me nga një pikë secila dhe 10 pyetje janë me zhvillim, të cilat vlerësohen në total me 30 pikë. Provimet e detyruara zgjasin 2 ore 30 minuta secila, ndërsa ato me zgjedhje zgjasin 3 orë. Kandidatët që do të japin provim të MSH-së vetëm në një lënde, do te fillojnë provimin në orën 11.00 dhe do të përfundojnë në orën 13.00. Provimi do të zhvillohet në mjedise të veçanta. Maturantët-kandidatë mbetës në provimet e Maturës Shtetërore kanë të drejtën e riprovimit në sesionin e dytë.

OSMAN DEDJA

 

 

 

 

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.