Matura, skema e vlerësimit për Matematikën

Publikuar më: 17/06/2012 19:20

Zyrtare/ Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikon çelësin e zgjidhjes për shkollat e mesme

Lista e plotë me përgjigjet për Gjimnazin e Përgjithshëm, atë me drejtim Shoqëror dhe Natyror, për shkollat e mesme artistike, pedagogjike dhe teknike. Afati kur do të shpallen rezultatet e letërsisë

Maturantët në të gjithë vendin kanë zhvilluar dje, provimin e dytë të detyrueshëm të Maturës Shtetërore, atë të Matematikës. Këtij provimi i janë nënshtruar rreth 49 mijë maturantë, të cilët kanë pasur në dispozicion më shumë se 2 orë për t’iu përgjigjur 25 pyetjeve të përgatitura nga hartuesit. Ata e vlerësuan testin mesatar dhe pa shumë vështirësi. “Gjëra që i prisnim, që kishim punuar, nuk ishin gjëra jashtë atyre që kemi punuar”,- thotë një maturant. “Ishin gjëra të thjeshta që i kishim punuar gjatë gjithë tre viteve që kemi bërë dhe nuk hasëm vështirësi fare”,- shprehet një tjetër. Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, ndoqi ecurinë e këtij provimi në disa shkolla në Shkodër, ndërsa vlerësoi mënyrën si është administruar procesi deri më tani. “Pashë një proces administrimi mjaft të rregullt, takova shumë nxënës, vetëm i urova. I sigurova që javën tjetër shpallim kuotat e reja për pranimet në shkollat e larta dhe do të kemi aq shumë kuota sa për çdo maturant që arrin rezultatet është i mundur të ketë një vend studimi në shkollat e larta”,- tha Myqerem Tafaj, ministër Arsimi. 2 javë më parë, maturantët dhanë provimin e Gjuhës dhe Letërsisë, ndërsa së shpejti do të njihen me rezultatet. Më 30 qershor, do të mbahet provimi i lëndëve me zgjedhje. Testi për secilin nga këto provime do të përmbajë 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje janë me përgjigje alternative dhe 10 të tjerat janë me zhvillim. Gazeta “Republika” boton sot skemën e vlerësimit për lëndën e Matematikës për të gjithë shkollat e mesme.

 OSMAN DEDJA

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.