Mësuesit, pyetjet për Provimin e Shtetit

Publikuar më: 20/06/2012 7:03

SPECIALE/ Agjencia Kombëtare e Provimeve shpall programet orientuese për të diplomuarit në mësuesi

Lista e plotë me pyetjet që do të kenë në provim të diplomuarit për Gjuhë-Letërsi, Matematikë, Biologji, Informatikë, Histori, Gjeografi dhe Shkenca Sociale. Mënyra se si janë hartuar programet orientuese

Të gjithë të diplomuarit, në degët e mësuesisë do të japin në vjeshtë Provimin e Shtetit. Ky është provimi i parë që do të zhvillohet për këta profesionistë. Specialistë pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës kanë publikuar së fundmi udhëzimin për hartimin e programit dhe të fondit të pyetjeve për provimin e shtetit. Kështu, sipas këtij udhëzimi, programi i Provimit të Shtetit për pjesën pedagogjike është një program orientues, i cili bazohet në kompetencat kryesore që duhet të zotërojë një kandidat për mësues në formimin e tij të përgjithshëm. Në program janë paraqitur sipas linjave përkatëse kompetencat, të cilat përfshijnë njohuritë, aftësitë dhe qëndrimet që kërkohen të arrihen nga mësuesit e rinj, në përfundim të provimit të shtetit në lidhje me:

- Zhvillimin e kurrikulës së arsimit parauniversitar

- Metodat e mësimdhënies dhe mendimi kritik

- Aftësitë ndërkurrikulare

- Vlerësimin e nxënësve

- Të nxënët dhe menaxhimin e klasës

- Psikologjinë e zhvillimit

- Komunikimin dhe etikën në shkollë

- Drejtshkrimin e gjuhës shqipe

 

Programi i pjesës profesionale

Ndërkohë, AKP publikon programet e Provimit të Shtetit për pjesën profesionale që është një program orientues, i cili bazohet në kompetencat kryesore që duhet të zotërojë një kandidat për mësues në formimin e tij profesional, sipas profilit përkatës. Në program do të paraqiten sipas linjave përkatëse kompetencat, të cilat përfshijnë njohuritë, aftësitë dhe qëndrimet që kërkohen të arrihen nga mësuesit e rinj, në përfundim të Provimit të Shtetit. Gazeta “Republika” boton sot pyetjet për të diplomuarit në mësuesi në degët Gjuhë-Letërsi, Matematikë, Biologji, Informatikë, Histori, Gjeografi dhe Shkenca Sociale.

 OSMAN DEDJA

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.