Mjedisi i pastër, Mediu: Kërkohet bashkëpunim ndërinstitucional

Publikuar më: 15/06/2012 6:33

Për një ambient sa më të pastër, ndihet dhe nevoja e vullnetit politik. Kështu është shprehur kreu i Ministrisë së Mjedisit, zoti Fatmir Mediu. Ndonëse Shqipëria ka burime të shumta natyrore për të garantuar zhvillimin e një ekonomie të gjelbër në dobi të qytetarëve dhe mjedisit, vijon të ketë probleme sa i takon kësaj çështjeje. Edhe pse ekzistojnë ligjet dhe strukturat me standarde europiane, duhet një bashkëpunim më i gjerë politik dhe institucional për të garantuar mbrojtjen mjedisore dhe për të ulur varfërinë mes shtresave të ndryshme sociale. Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, tha se janë marrë masa në mbrojtje të mjedisit, por njëkohësisht, mund të bëhej më shumë falë bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërgjegjësimit të popullatës. Këto deklarata, ministri i bëri gjatë një seminari ku u diskutuan problemet dhe arritjet mjedisore në vendin tonë, të cilat do të paraqiten në konferencën e Kombeve të Bashkuara për zhvillim të qëndrueshëm , më datë 15 korrik në Rio de Zhaneiro të Brazilit. Kjo është hera e dytë që konferenca e Kombeve të Bashkuara zhvillohet në Rio de Zhaneiro. Konferenca e parë që u zhvillua para 20 vitesh, u quajt Samiti i Tokës dhe në të morën pjesë të gjitha vendet e Planetit. Në konferencë pritet të diskutohen çështje me rëndësi globale për mjedisin, si reduktimi i ndotjes, rritja e prodhimit të energjive nga burimet alternative, politika për riciklimin e mbetjeve etj.

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.