Nxënësit e 9-vjeçares, nesër në Provimin e Lirimit

Publikuar më: 12/06/2012 9:30

Rregullat që duhet të ndjekin pjesëmarrësit në provim

Testimi, AKP: Ja si duhen plotësuar pyetjet me zhvillim dhe me alternativa

Nesër, në të gjitha shkollat 9-vjeçare do të zhvillohet Provimi i parë i Lirimit, ai i Gjuhës dhe Letërsisë. Për t’u ardhur në ndihmë të gjithë kandidatëve pjesëmarrës në këtë provim, Agjencia Kombëtare e Provimeve publikon masat që janë marrë për provimin e parë. Kështu, udhëzimi për mënyrën e zhvillimit të provimeve i publikuar së fundmi nga AKP-ja dhe i mbështetur në nenit 102 të Kushtetutës, ligjin Nr. 7592, datë 21.06.1995, “Për sistemin arsimor Parauniversitar” të ndryshuar, përcakton rregullat që duhet të ndjekin kandidatët. Të gjithë nxënësit që marrin pjesë në këtë provim duhet të jenë në ambientin afër shkollës një orë para fillimit të provimit. Sipas AKP-së, Provimet e Lirimit 2012, do të fillojnë në orën 10.00 dhe do të zgjasin 2 orë e 30 minuta, ndërkohë që procedura e hartimit të testeve përcaktohen në “Rregulloren për zhvillimin e Provimeve te Lirimit në Republikën e Shqipërisë”, Nr. 1298, datë 24.02.2012”.

Përgatitja e testit

Gjithashtu, udhëzimi i Ministrisë së Arsimit përcakton edhe mënyrën që ndiqet për hartimin e testeve. Kështu në shkollat e pakicave kombëtare (greke dhe maqedonase) Provimi i Lirimit zhvillohet në gjuhën amtare. Për shkollat e pakicës kombëtare greke, teza do të përgatitet nga DAR Gjirokastër, ndërkohë që ZA Delvinë dhe ZA Sarandë tërheqin në DAR. Gjirokastër tezën në ditën e provimit. Për shkollat e pakicës kombëtare maqedonase teza përgatitet nga DAR Korçë dhe tërhiqet ditën e provimit nga drejtori i shkollës i shoqëruar nga përfaqësuesi i DAR Korçë. Për Institutin e nxënësve që nuk shikojnë, testi do të tërhiqet në AKP nga drejtoria e institutit një ditë para zhvillimit të provimit, që e kthen atë në sistemin e shkrimit BRAIL. Sipas këtij udhëzimi, nxënësit mbetës në Provimet e Lirimit kanë të drejtën e riprovimit në sesionin e dytë. Gjithashtu, thuhet se notat e provimeve të lirimit shënohen në Dëftesën e Lirimit. Ngarkohen për zbatimin e këtij Udhëzimi Zëvendësministri, Sekretari i

Përgjithshëm, Drejtoria e Edukimit Parauniversitar, Drejtoria e Programeve te Zhvillimit, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Koordinimit, Drejtoria e Shërbimeve të Përgjithshme, Agjencia Kombëtare e Provimeve, Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar, Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore.

Rregullat për pyetjet

Specialistët e MASH-it kanë publikuar, gjithashtu, udhëzimin për provimet. Për lëndët Gjuhë shqipe dhe Matematikë, testi i provimit të gjuhës amtare dhe matematikës përmban 25 pyetje, 13 prej të cilave janë me alternativa, 12 pyetje janë me shtjellim. Përgjigjet e të gjitha pyetjeve do të shkruhen në fletore. Pyetjet me alternativa do të shkruhen sipas shembullit të mëposhtëm: SHEMBULL. Pyetja 1 C Pyetja 2 B. Sipas udhëzuesit, për pyetjet me shtjellim do të shkruhet numri i pyetjes dhe në krah të saj të gjithë përgjigjen e nevojshme. Për lëndën e gjuhës shqipe, kandidatët duhet të punojnë vetëm me fletore shkrimi dhe për lëndën e Matematikë vetëm në fletore me katrore. Në përfundim, thuhet se kandidatët nuk duhet të shkruajnë emrin e tyre në kapakun fletores dhe në asnjë faqe të saj, pasi do të konsiderohet si shenjë.

Datat e provimeve

1. Provimet e Lirimit 2012 të fillojnë në orën 10.00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta.

 2. Lëndët dhe datat e provimeve Maturës Shtetërore janë:

 a) Gjuhë Amtare, 13 qershor 2012

 b) Matematikë, 22 qershor 2012

Udhëzuesi

Për lëndët Gjuhë shqipe dhe Matematikë

1. Testi i provimit të Gjuhës shqipe dhe Matematikës përmban 25 pyetje.

2. 13 pyetje janë me alternativa.

3. 12 pyetje janë me shtjellim.

4. Përgjigjet e të gjitha pyetjeve do të shkruhen në fletore.

5. Për pyetjet me alternativa do të shkruani në fletore si në shembullin më poshtë:

SHEMBULL

Pyetja 1 C

Pyetja 2 B

6. Për pyetjet me shtjellim do të shkruani numrin e pyetjes dhe në krah të saj të gjithë përgjigjen e nevojshme.

7. Për lëndën e Gjuhës shqipe do të punoni vetëm në fletore shkrimi dhe për lëndën e Matematikës do të punoni vetëm në fletore me katrore.

8. Nuk do të shkruani emrin tuaj në kapakun fletores dhe në asnjë faqe të saj, pasi do të konsiderohet si shenjë.

OSMAN DEDJA

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.