Petrit Lulo, gur xhevahiri në gjerdanin e këngës sonë popullore

Publikuar më: 09/06/2012 8:23

Në xhepin e brendshëm të xhaketës nuk mbante asnjë relike, stilograf apo çfarë tjetër por, dy “pipëza”

“Katër zërat e çdo harmonie; basi, tenori, kontralto e soprano (d.m.th toni themelor, terca, kuinta, e oktava) u korrespondojnë katër shkallëve në vargun e ekzistencës, botës minerare, botës bimore, asaj shtazore dhe asaj njerëzore. Kjo ripohohet në mënyrë të mahnitshme edhe nga rregullat themelore muzikore, që thekson se basi duhet të qëndrojë në një largësi mjaft më të madhe nën tri zërat e tjerë më të lartë se sa ato vetë, midis tyre”,- shkruan Arthur Schopenhauer.

Më mirë, qartësisht më ëmbël dhe bukurish më bukur, muzika popullore është forca titanike, që shpërthen cipën e zemrës, dalldia e saj është e paimagjinueshme.

Çfarë është Petrit Lulo?

Është një ndër bukuritë më të rralla që ka nxjerrë kjo tokë e lashtë. Petrit Lulo është zëri më i bekuar nga zërat e tjerë të këngës popullore. Në të vërtetë, Petrit Lulo është një gur xhevahiri i gjerdanit të këngës sonë popullore. Ai të ëmbëlson me zërin vërtet të mahnitshëm. Për mosha më të mëdha, bukuria e atij zëri është si të hysh para kohe në parajsë. Petrit Lulo nuk ka bukuri fizike. Por ka bukuri shpirti. Këtu ndihet dora e yllësve, që e mbajnë me forcën e tyre titanike. Zoti s’t’i jep të gjitha. Petrit Lulos i është dhënë zëri në këtë botë. Ai dallohet nga të tjerët nga zëri dhe ëmbëlsia që ai i jep këngës. Kur ne shqiptojmë një dukuri që ky zë është dhuratë, shprehem është porosi qielli, ndoshta e atij ylli hapësinor, që i korrespondon ditardhja në këtë jetë e Petrit Lulos. Duhet që ky yll ka zgjedhur në tokë pikërisht Petrit Lulon, qysh në ngjizje për ti dhënë zërin, ndërsa dikujt frymëzimin poetik e kështu bota është pasuruar nga gjenitë, shkrimtarët, shkencëtarët. Petrit Lulo diti që këtë zë ta ruajë dhe ta freskojë edhe në këtë moshë. Petrit Lula nga kohëdalja e parë në skenë, deri në këtë verë të 2010-ës, ruhet me atë freski rinore e ëmbëlsi zëri. Kjo shpreh çudi. Asnjëherë i lodhur nga kënga. Madje ai këndon pa sforco, ai gjithçka e bënë natyrshëm. Kur shikojë gjithë ato turma, që vetëquhen këngëtar për të cilat Bulevardi Vip shkruan çdo javë, që bëhen ujë në djersë nëpër skena, them:Poç’e harxhoni kohën kot? Ndërsa bulevardit:Poju ç’shkruani gjithë këto gjëra për ca këngëtarë pa vlerë. Si nuk thoni një fjalë për Petritin, Mayan, Mariolën. Kënga do këngëtarë. Ashtu si ai muri që do ustain e vetë edhe kënga do zërin dhe volumin e saj. Çmenduria që në Shqipëri quhet këngëtar nuk është e re. Ca vjet më parë për pak përfunduan kombi që shkruan libra. Të gjithë sulmuan këtë fushë, duke i nxjerrë jashtë loje shkrimtarët. Tani është gjetur fusha tjetër. Të gjithë thonë jemi djegur kot se qenkemi këngëtarë. Shikoja një videoklip, kishte nxjerrë një album për Mavrovën dhe vetëm zë këngëtari e ëmbëlsi nuk kishte kurrfarë. Kur shikoj edhe reklamën në TV e Vlorës. Bënë ca para në Greqi dhe u bënë këngëtarë. Mirëpo, Petriti i shkretë, që ishte vetë kënga, nuk është i kësaj natyre. Ai e ka zërin brenda qenies së tij. Mjafton që ai të hapë kafazin dhe gurgullima me freskinë e saj buron. Është ujë gurrë e mbledhur në gurrën e madhe të popullit. Petritit mjafton t’i japësh tekstin, vijën melodike dhe ai e bënë këngën siç e do kënga dhe si e dëshiron dëgjuesi. As shtiret as hidhet as bërtet e as gërhet nëpër skena. Ai vetëm këndon. Të tjerët hidhen, zhvishen, bëjnë gjithçka për të rrëmbyer një duartrokitje. Petritit i mjafton një mikron dhe ai rrëmben të gjitha duartrokitjet.

Disa mendime për Petrit Lulon:

Fatos Ashiku: Unë jam një prej tyre qe Petrit Lulon e kam pasur rastin ta njoh që në rini të hershme. Unë kam pasur rastin jo vetëm te njihem, por te jem dëshmitare mbase me i afërt dhe mbase ndër të vetmit kohe kur Petriti sapo kishte nisur te ngjizej apo ta shpaloste dhuntinë e tij qe bashkohem që është gjë e rrallë në llojin e tij. Ishim ne shkollën dyvjeçare atë kohë mësonim për profesion. Ishim në degën torneri, shkolla “industriale” Tirane, diku tek ish “Fusha e druve”. (pas tetëvjeçares llogarisni moshën). Kam qenë në të shumtën e kohës në një bangë, pra më është dhënë rasti të njihem me të e të flas kokë më kokë, ashtu siç ishim pa ditur se kush bëhet, njëri a tjetri. Mbase më shumë sa edhe bashkëqytetarët e tij që ishin në atë klasë. Në xhepin e brendshëm të xhaketës, Petriti nuk mbante asnjë relik, stilograf apo çfarë tjetër, por dy “pipëza”. Te tilla te bera me kallem gruri. Mbase kjo sjelle dëshmi te rralle por kjo qe them është tere e vërteta. Me kishte rene ne sy se sa mbaronte ora e mësimit gjente shkas te largohej si me sebep diku pas murit te shkollës, një herë, dy e dikur i shkoj pas… e gjej duke i rene pipezes dhe kendonte me ze te ulet…ndalet me veshtron si i zene ne turp dhe ndalon. Mbasi e degjoj disa here, pas asaj dite mbase edhe per kurajë, por m’u krijua bindje, i them: “Petrit ti do bëhesh artist i madh” Ai tundi kokën krejt me mosbesim dhe jo vetem nuk e besonte, por shtoi me tej fjale qe nuk i riprodhoj këtu. Një e vërtetë është se fare pak ose thuajse fare, ai përcillej me përçmim nga ata qe e njihnin, kjo sa di dhe me thoshte për shkak te seres si i thuhet Gjirokastritshe.

Une jam dëshmitare që ai s’e kishte mendjen fare ne mesim dhe kete ma shprehte. – Unë nuk ndihem këtu. Kjo e kishte vënë disi në fokus si “i prapambetur” në mësime, por unë që e ndjeja brendësinë e tij, isha i plotësuar në idenë se ai, realisht, nuk kishte lidhje me atë profesion por kishte ikur ne atë trajtë që provojnë tërë njerëzit e artit. Unë e kam zërin e tij te fiksuar. Ju them pa siklet se ishte ai zë që kulperohej si një simfoni më vete njëherësh që më kishte dhënë qartë idenë sa të shprehem, me vjen mirë që një njeri i tille mentalitetin dhe pasionin e tij me tej realizoi ëndrrën e tij dhe skenës ju dhurua një artist i përmasave jo shpesh të përsëritshme.

ai mundet te shndërrohet ne tenor, ne bas, ne kuartet apo ne çfarëdo, nëse do kishte ushtuar. Për koloritin që mbart timbri i tij melodioz, mbase nuk shprehem qarte dhe me kompetence është, ndër me tipiket virtuoz qe mundet te haset. Janë mimika e tij sikur edhe vrimëzat e hundës i ka sikur “pipëza” kordat zanore sikur dalin nga nje gërnetë. Është polifonia e tij që është sikur e lindur ne poret e tere një kurmi duke sjelle tere zërat menjëherë. Atë e kam pare duke bere njëherësh tera zërat e një këngë polifonike labe apo Gjirokastrite, jo njëherë, por pa numëruar, te mahniste me përthyerjet dhe përshtatjen e kordave zanore, por edhe me lojën skenike, Petriti ishte edhe aktor i lojës muzikore, i kompletuar si një artist i lindur. Kur hasa ne shkrimin tuaj enkas, nuk m’u ndenj pa e dhënë një përshtypje duke sjellë nga kujtese një dëshmi, mbase nuk ka vlere per ta sjelle atë ne kuadrin e artistit te madh qe njihet tashme botërisht, por një sjellje intime e brishte qe mbart koloritin e moshës dhe kohërave fëminore disi delikate për kohën dhe formësimin që mbartej në nivelet tona nga ku morëm udhët e para ne jete. por gjykoj me mjaft vërtetësi dhe sjellje origjinale, mbase edhe kuriozitet i cili behet i pranishëm kur njerëzit arrijnë maja sikur shoku im i fëmijërisë. Petit Lulo te cilin e pata aq pranë.

Myrteza Mara: Pavarësisht se Petrit Lulo e ka ngritur “Olimpin” e tij me magjinë e zërit, përsëri arti i vërtet ka nevoje te pasqyrohet e transmetohet edhe nga pena e njerëzve te ditur artdashës!

…. Më mbahet mend një intervistë, diku pas viteve ’98, kur fliste Petriti. Për të jetuar, në atë kohë shiste cigare. Dhe ku do t’i mjaftonin ato pak qindarka për ushqim apo edhe për ndonjë lojë këngëtarit të shkretë. Askush nuk kishte marrë mundimin që këtë zë kaq të bukur ta kishte futur në listën e atyre, që përfituan nga shteti pensione të posaçme në vitet ’90, kur u bë edhe lista e parë me pensione të posaçme. Kujtohemi gjithmonë vonë. Kur ata nuk janë më, janë të ikur nga ne, largësitë quhen male ndarje. Atëherë ngrehemi bëjmë dekorata dhe pensione, madje libra e këngë. Se për sa kohë janë gjallë. Nuk lëmë kusur.

Petriti sivjet u shfaq në maratonën e këngës me Mayan princeshën e këngës me një bukuri te re: ”O në maj, o në dhjetor”. Ky ishte një bashkim i dy gurrave që buron në dy pika. Njëra në Gjirokastër dhe tjetra në Dukat. Kryqëzimi i të dyjave soli një gurë te re, ëmbëlsisht e ëmbël, ritmikisht bukur. Më bëhet përnjëmend të pyes, ngase më ngacmon kureshtja: Orët e plakjes apo rrudhjes së artistit kanë ardhur ? Orët kanë ngecur në vend. Kjo mund të shpjegohet se kur qëndron përmbi kohën dhe hapësirën ai bëhet qiellor. Është e njëmend të thuhet talenti i tij, ka këtë kapërcim. Orët e tokës ikin për vdekatarët, thotë Moikomi, në ndonjë libër të tijën, ndërsa për artistin ato ngecin në ndonjë gur kuarci. Mirë bëjnë. Qofshin ashtu.

Duke squllur këtë ese për artistin dua të gjejë edhe diçka të veçantë. Emri është Petrit. Një lloj zogu luftarak. Që nuk mposhtet. Ai nuk u rrëzua as nga gërnjarët e kohës, as nga smirëzinjtë, as nga regjimet, që e lanë pa bukë. Trupi vdes, por jo shpirti. Shpirti duhet për këngën. Edhe i vdekur do të këndojë thuhet nëpër rrëfime artistësh. Petriti do të këndojë, sepse është i ngjizur për këngën. Ajo që quhet yllësore është e tjetërkujt. Nuk ka kufij tokësor. Smirëzinjtë dhe regjimet e torturojnë, por nuk e shuajnë gjithsesi. Kjo mbetet thelbësore. Madje, për këtë u shkrua eseja.

Kam ndër mend ca vargje, që dikur në vitet ’80, i këndonim shpesh. Është kënga e çobanit.

Kënga që e njohu dhe i dha famë.Pocitoj vetëm disa.

“Oh, dhe çobani i gëzuar si sorkadh nga tufa o dhe fshataret e uruan të të rrojë çupa.

I rreh zemra me gëzim, jo, jo, s’i thonë shaka, o ky çobani fshatit tim, sot u bë

 baba. REF: Shkon takon edhe bareshën, do t’i thotë ca fjalë/ të na rrojë çupë e parë, tjetër herë me djalë”.

GEZIM LLOJDIA

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.