Pikat e dobëta të shëndetit për Peshoren, Akrepin dhe Shigjetarin

PESHORJA: Baraspesha dhe emocioni i trupit

Peshorja simbolizon rregullin dhe baraspeshën. Ka konstruksion të mirë dhe mekanizëm të fortë mbrojtës. Gjëja më e rëndësishme për të në jetë është dashuria dhe martesa e mirë dhe nëse në këtë pikë është i pakënaqur do t’u nënshtrohet stresit dhe sëmundjeve.

Shumë vëmendje i kushton dukjes së jashtme, i intereson që të duket i bukur dhe atraktiv dhe duron pa ngrënë derisa ta arrijë peshën e synuar. Për këtë shkak është e prirë për telashe psikosomatike dhe çrregullimeve në ushqim për të cilat në kohët moderne flitet gjithnjë e më shumë, buliminë dhe anoreksinë. Në Zodiak shtrihet në pjesën e tij të mesme, ndërsa në trupin e njeriut udhëheq barkun (pjesën e poshtme) dhe organet që ndodhen aty – organet abdominale, ijët, gjëndrat mbiveshkore, veshkat. Meqenëse është shenjë që kujdeset për anën e jashtme, i takon edhe lëkura.

Është shenjë e prirë për alergji dhe telashe dermatovenerologjike, sëmundje në kryqe, dhimbje koke, tretje problematike dhe mungesë baraspeshe hormonale e minerale.

Është shenjë e ndjeshme edhe në rrezet e diellit, ndaj është me rëndësi që t’i shmangë dhe që rregullisht e me kujdes ta mirëmbajë lëkurën.

Aktiviteti trupor: Joga  Përfaqësuesit e peshores i ndiejnë fort pasojat e jetës dinamike, por që të funksionojnë normalisht kanë nevojë për baraspeshën ndërmjet trupit dhe shpirtit. Joga do t’u ndihmojë që ta forcojnë trupin dhe që me qartësi ta shikojnë forcën shpirtërore që fshihet në ta. Për fillim ju rekomandohet një ushtrim i shkurtër i meditimit: rrini çlirët, uluni këmbëkryq, shpinën mbajeni drejt dhe mbyllni sytë.

Pastaj provoni ta vizualizoni dhomën, diellin që krejtësisht ngadalë paraqitet në horizont dhe i cili gjithnjë e më shumë e shndrit qiellin, duke e krijuar atmosferën e qetësisë hyjnore. Meditoni përditë në një kohë të caktuar, më së miri në mëngjes, ose në mbrëmje.

AKREPI: Aftësia e regjenerimit

Këtë shenjë ujore e veçon energjia e jashtëzakonshme dhe konstrukti i fortë muskulor, madje edhe kur personi është shumë i bëshëm. Është i fortë dhe i qëndrueshëm, ndërsa falë sunduesve, Marsit dhe Plutonit, shpejt e merr veten edhe pas sëmundjeve të rënda. Është erotik dhe epshor dhe që të funksionojë normalisht është me rëndësi të ketë jetë të kënaqshme seksuale.

Është i prirë për infeksione me  temperaturat e larta dhe dhimbjet e forta, mirëpo, pasi shërohet, ndihet më i fortë se më parë. Udhëheq pjesën e trupit nën stomak; gjenitalet, zorrën e urinës mëshikëzën, shpretkën dhe zorrën e trashë. Sundimtari i tij është Marsi, bartës i parimit mashkullor dhe aftësisë prodhuese, ashtu që njëri nga funksionet e tij është pjelloria e mashkullit.

Te gratë udhëheq ciklin menstrual dhe lindjen, dështimin spontan dhe abortin. Rregullon djersitjen dhe proceset e zbrazjes, ndërsa, në rast të sëmundjes, është i prirë për format alternative të shërimit.  I ndihmon gjumi i shëndoshë, akupunktura, ndërsa nga ushqimet të cilat ia sjellin energjinë janë – grozhla, farat, lajthitë, arrat si dhe radhiqja e rrodhja për pastrim.

Aktiviteti trupor: Vallëzimi

Aktivitet ideal për akrepat është vallëzimi, meqenëse kjo disiplinë i bashkon shpirtin dhe trupin. Me aplikimin e shpeshtë të vallëzimit akrepat do ta fitojnë një vetëbesim më të madh dhe kondicion të mirë.  Përveç vallëzimit, u rekomandohet edhe një ushtrim i cili i mënjanon pengesat psikosomatike: shtrihuni në dysheme, fikeni dritën dhe dëgjoni muzikë klasike sipas zgjedhjes suaj. Pastaj filloni të bëni lëvizje spontane, harmonike dhe shumë të ngadalshme, sikur të dëshironi të shkriheni me muzikën që ju rrethon.

SHIGJETARI: Në trupin e shëndoshë – shpirti i shëndoshë!

Shigjetari është shenja e fundit e zjarrit, me energji dhe temperament më të përmbajtur se shenjat e tjera, dashi dhe luani. E veçojnë optimizmi i pashuar dhe shpirtgjerësia, energjia e madhe dhe shpirtmirësia.

E do sporti dhe i përmbahet kultit të trupit, në frymën e thënies olimpike “në trupin e shëndoshë – shpirti i shëndoshë!”.  Mirëpo, shpirti i tij aventurier dhe prirja për hedonizëm mund të mbizotërojnë, ashtu që gjithnjë e më shumë do t’u japë përparësi kënaqësive tokësore kundruall aktivitetit të theksuar fizik.

Njësoj si demi, krahas të cilit shigjetari është shenja prijëse hedoniste e Zodiakut, di ta teprojë në gosti dhe në dembelosje. Alkooli dhe pijet e gazuara, ëmbëlsirat dhe ushqimi i yndyrshëm, janë ato që më së shumti i dëmtojnë organet të cilat i sundon shigjetari: mëlçinë dhe tëmëlthin.

Kjo shenjë udhëheq me pjesën e trupit nën shpinë: kërdhokullën, komblikun dhe mëlçinë e tëmëlthin.  Proceset trupore të cilat janë nën kontrollin e tij janë qarkullimi dhe enzimet, tretja, eliminimi i materieve helmuese.

Është i prirë për problemet e lindura me kyçet, reumatizmën, mëlçisë, helmimin, venat dhe sëmundjet e gjakut.  Për shëndet të mirë dhe mbajtjen e kondicionit është e domosdoshme që të qëndrojë larg ushqimit të dëmshëm, alkoolit dhe duhanit. I bëjnë mirë angjinarja dhe rukola.

Aktiviteti trupor: Streçingu (të zgjaturit)

Për ta përmirësuar muskulaturën shigjetarët te streçingu gjejnë një metodë të shkëlqyeshme. Mirëpo këtë sport duhet ta aplikojnë me durim dhe me kujdes, sepse ai nuk duron lëvizje të forta dhe me rrëmbim. Të gjitha lëvizjet gjatë streçingut duhet të jenë të matura dhe gracioze.

Si hyrje në këtë sport rekomandohet një ushtrim shumë dobiprurës: shtriheni në ijë duke u mbështetur në bërryl dhe e ngrini këmbën lart dhe duke e mbajtur me dorë plotësisht drejt.  Nëse nuk arrini që me shuplakë ta kapni shputën e këmbës së shtrirë, për fillim përpiquni që ta kapni nyjën e këmbës. Në një pozitë të tillë qëndroni plotësisht të palëvizshëm 30 sekonda, ndërsa, pas kësaj, ngadalë ndërrojeni këmbën. Brenda një kohe të caktuar, përsëriteni gjatë ditës disa herë këtë ushtrim.

 

 

 

 

 

 

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in