Problemet me të ushqyerin – Bulimia

Publikuar më: 15/06/2012 7:05

Problemet me të ngrënët prekin shtatë femra në 1000 dhe një mashkull në 1000 (për shkak të mungesës së një studimi të saktë të këtij problemi në Shqipëri këto shifra mund të ndryshojnë pak). Zakonisht, fillon si një problem në vitet e adoleshencës, por mund të ndodhë në çdo kohë tjetër. Nuk dihet me siguri se çfarë i shkakton këto probleme, por shumë faktorë që mund të luajnë një pjesë janë:

Presioni shoqëror, veçanërisht nga mediat, që idealizojnë të qenit e dobët

Humbja e peshës na bën të ndihemi mirë dhe në kontroll.

Puberteti – Anoreksia frenon disa nga ndryshimet fizike që na bëjnë të rritur.

Probleme Familjare – të thuash “jo” ushqimit mund të jetë e vetmja mënyrë për të shprehur ndjenjat.

Depresion dhe mosvlerësim i vetes. Ngrënia pa kriter mund të nisë si mënyrë për të adresuar hidhërimin.

Gjenet – mund ta kesh në gjak.

Bulimia nervosa: Simptomat

Është shumë e vështirë për t’u diagnostikuar, sepse të sëmuret fshehin simptomat dhe mohojnë faktin që kanë problem me të ngrënët.

Stresim ekstrem për humbje në peshë

Të ngrënit pa kriter

Ngacmimi ose vete provokimi i te vjellave pas te ngrënit

Përdorimi i Laksativeve

Tek femrat, periodat bëhen të parregullta

Ndjenja ekstreme për mënyrën e të ngrënit, por qëndrimi në peshë të zakonshme

Vetëm kohët e fundit që e ngrëna me kriter është njohur nga mjekësia si një sëmundje. Përbëhet nga mbajtja e një diete dhe me pas te ngrënët me pa mase, por jo vjellje. Megjithëse kjo gjë është shqetësuese nuk është aq e dëmshme sa bulimia.

Cilat janë efektet?

Mungesa e ushqimit i ndalon trupit proteinat dhe pengon metabolizmin e dhjamit, që rezulton ne:

Rrahje zemre të parregullta që mund të shkaktojnë pushim zemre dhe vdekje

Dehidrim, mungese lëngjesh

Formim të gurëve në veshka dhe shkatërrim të veshkave

Dobësi për shkak të degjenerimit te muskujve

Zënie kaps

Rritje te pushit ne fytyre dhe krahë

Mungese kalciumi që shkakton osteoporozën

Perioda të çrregullta ose zhdukjen e tyre

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.