Provimet e Lirimit, çelësi i zgjidhjes

Publikuar më: 24/06/2012 17:09

Zyrtare/ MASH-i publikon skemën e vlerësimit për provimin e Matematikës

Lista e plotë e përgjigjeve për çdo pyetje të testit. Nxënësit mbetës, kur kanë të drejtë të përsërisin provimet. Gabimet që ju skualifikojnë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikon skemën e vlerësimit për çdo pyetje të testit të Lirimit për lëndën e Matematikës. Gazeta “Republika” nxjerr listën e plotë me çelësin e zgjidhjeve për çdo pyetje që ka rënë në test. Testimi përfshinte 25 pyetje, 13 prej të cilave ishin me alternativa dhe 12 me shtjellim. Për sa i takon vlerësimit të testeve, ai do të jetë me pikë, të cilat ekuivalentohen në notë. Vlerësimi i çdo përgjigjeje të dhënë nga nxënësi për kërkesën përkatëse do të mbështetet në skemën e vlerësimit të përgatitur nga Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP) prej hartuesve të testeve. Skema e vlerësimit është një standard vlerësues i njëjtë për çdo nxënës. Ndërkohë, pasi nxënësit e shkollave nëntëvjeçare iu nënshtruan këtij provimi, ata përfundojnë të gjitha detyrimet e tyre dhe pajisen me dëftesë.

Përgatitja e testit

Gjithashtu, udhëzimi i Ministrisë së Arsimit përcakton edhe mënyrën që ndiqet për hartimin e testeve. Kështu, në shkollat e pakicave kombëtare (greke dhe maqedonase), Provimi i Lirimit zhvillohet në gjuhën amtare. Për shkollat e pakicës kombëtare greke, teza do të përgatitet ngaDARGjirokastër, ndërkohë që ZA Delvinë dhe ZA Sarandë tërheqin në DAR Gjirokastër tezën në ditën e provimit. Për shkollat e pakicës kombëtare maqedonase, teza përgatitet nga DAR Korçë dhe tërhiqet ditën e provimit nga drejtori i shkollës, i shoqëruar nga përfaqësuesi i DAR Korçë. Për institutin e nxënësve që nuk shikojnë, testi do të tërhiqet në AKP, nga drejtoria e Institutit një ditë para zhvillimit të provimit, që e kthen atë në sistemin e shkrimit BRAIL. Sipas këtij udhëzimi, nxënësit mbetës në Provimet e Lirimit kanë të drejtën e riprovimit në sesionin e dytë. Gjithashtu, thuhet se notat e provimeve të lirimit shënohen në Dëftesën e Lirimit. Ngarkohen për zbatimin e këtij Udhëzimi Zëvendësministri, Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Edukimit Parauniversitar, Drejtoria e Programeve te Zhvillimit, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Koordinimit, Drejtoria e Shërbimeve të Përgjithshme, Agjencia Kombëtare e Provimeve, inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar, Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore.

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.