Sëmundjet seksualisht të transmetueshme, si rrezikohen femrat

Publikuar më: 09/06/2012 8:04

Flet Dr. Alma Hoxha, mjeke infeksioniste pranë Poliklinikës Qendrore

Higjiena personale, kujdesi që duhet të tregojnë femrat. Rreziqet që paraqiten, nëse sëmundja nuk mjekohet në kohën e duhur

Kujdesi ndaj higjienës personale është një element shumë i rëndësishëm që femrat të ruhen nga infeksionet e ndryshme në rrugët gjenitale. Kështu, ka një numër të madh infeksionesh që transmetohen me anë të rrugëve seksuale, të cilat më pas përcillen dhe tek partneri. “Ndër infeksionet më të zakonshme janë; vulvovaginitis, infeksionet e vulvës dhe vaginës ndodhin së bashku, për shkak të ndërtimit anatomik që kanë. Ato janë shumë të shpeshta dhe të bezdisshme, por që më anë të njëkure të përshtatshme, ato kurohen dhe kalohen mjaftë lehtë. Ndër simptomat e këtij infeksioni janë kruarje e shpeshtë e zonës intime, irritim, skuqje, djegie gjatë urinimit”. Kështu shprehet gjatë një interviste për “Republikën”, Dr. Alma Hoxha, mjeke infeksioniste pranë Poliklinikës Qendrore. Më tej, ajo sqaron disa nga infeksionet dhe shkaktarët e tyre, nga të cilat preken femrat.

- Cilat janë disa nga infeksionet që transmetohen tek femrat nëpërmjet rrugëve seksuale?

Ndër infeksionet më të zakonshme janë; vulvovaginitis. Infeksionet e vulvës dhe vaginës ndodhin së bashku, për shkak të ndërtimit anatomik që kanë. Ato janë shumë të shpeshta dhe të bezdisshme, por që më anë të njëkuretë përshtatshme ato kurohen dhe kalohen mjaftë lehtë. Ndër simptomat e këtij infeksioni janë kruarjet e shpeshta të zonës intime, irritim, skuqje, djegie gjatë urinimit.

- Doktoreshë, cilët janë shkaktarët më të shpeshtë të këtij infeksioni?

Ndër shkaktarët më të zakonshëm janë Trikomonas vaginalis. Ndërkohë, duhet të përmendim dhe disa lloje infeksionesh, siç janë Kandida, (myku), infeksionet Gonokoksike, bakterore, Limormat Venieriane, Sifilizi, Hepatit B, HIV-AIDS. Duhet thënë se ndër infeksionet më të zakonshme janë ato të shkaktuara nga bakteret dhe myku. Trikomonasi, siç e përmendëm dhe më lartë është ndër shkaktarët kryesor të shfaqjes së vulvovaginiteve. Ai transmetohet nëpërmjet rrugëve seksuale, madje shumë gra dhe burra janë mbartës asimptomatik të trikomonës vaginale, që do të thotë se nuk mund të ketë asnjë shenjë të kësaj sëmundjeje, por e kanë atë të fshehur. Këta persona, në çdo kohë, mund të shfaqin infeksionin me shenja të qarta klinike.

- Cilat janë disa nga shenjat kryesore të Trikomonasit dhe mjekimi që rekomandohet?

Shenjat kryesore të Trikomonasit janë të shumta. Ky bakter prek më shumë valvulën dhe vaginën dhe nuk përhapet në mitër. Nga ana klinike, kemi një skuqje të sipërfaqes viginale dhe shumë sekrecione me ngjyrë kremi. Madje, infeksioni shoqërohet me djegie, kruajtje dhe sekrecionet kanë erë të keqe dhe me ngjyrë të gjelbër. Zakonisht, diagnoza vendoset me anë të mikroskopisë së drejtpërdrejtë të sekrecioneve vaginale. Mjekimi bëhet në bazë të një konsulte dhe e mira do ishte përdorimi i një antibiotiku. Por është më mirë që në bazë të gjendjes së pacientit duhet të jetë mjekimi. Madje, e rëndësishme është dhe fakti që duhet të mjekohet dhe partneri. Kandida Albikans është një ndër infeksionet më të shpeshta që i kemi dhe tek gratë, por dhe tek vajzat.

- Ç’mund të na thoni në lidhje me këtë formë infeksioni?

Ajo është pjesëtare normale e florës së mukozës së vaginës. Por ajo mund të shkaktojë infeksion kur prishet flora dhe dele mbizotëron Kandida. Rreth 80 për qind e infeksioneve të Kandidas, ose kërpudhës është nga ky bakter, e cila transmetohet në rrugë seksuale. Ky infeksion mund të shkaktohet nga një sërë arsyesh, siç mund të jetë një shtatzëni, diabeti, përdorimi i kortizonikëve, antibiotikëve, ulje e imunitetit, etj. Ndërkohë, Kandida mund të shkaktohet dhe nga përdorimi me tepricë i detergjenteve apo veshja e pantallonave tepër të ngushta, të cilat dëmtojnë mukozën e valvulës. Në këto raste, shenjat janë; sekrecionet e shumta me ngjyrë të bardhë, të cilat kanë një erë karakteristike të të thartës. Ndërkohë, mund të kemi dhe kruajtje të sipërfaqes së vaginës dhe dizuri dhe dispare. Zakonisht, diagnoza në këtë rast vendoset me ekzaminim të drejtpërdrejt. Sa i takon mjekimit, në këtë rast përdoret antinikotikët, ku më shumë përdoret ai lokal dhe jo oral, që janë pomada të ndryshme. Vaginozat bakterore, që përmendëm dhe më sipër, është quajtur vaginiti jo specifik, kjo për shkak të karakteristikave të saj. Ndër shenjat e kësaj sëmundjeje është shtimi i sekrecioneve vaginale, të cilat janë homogjene me ngjyrë gri në të bardhë, me erë të keqe. Diagnoza është në bazë të shenjave klinike, por me anë të kulturës së pacientit. Mjekimi është i rëndësishëm tek gratë shtatzëna, se mundet të bëhet një çarje e membranave para kohe. Antibiotiku është mjekimi më i mirë, por varet nga shkaktari dhe kohëzgjatja e mjekimit është shtatë ditë. Një tjetër infeksion që përhapet me anë të rrugëve seksuale është dhe Uretriti gonogogsik.

- Nga se shkaktohet Uretriti gonogogsik?

Uretriti gonogogsik është një infeksion që përhapet me anë të rrugëve seksuale. Ai shoqërohet nga dizuria, djegie të sekrecioneve, të cilat mund të shoqërohen me hematuri, (gjak në fillim të urinimit) dhe skuqje të kanalit urinar. Ndër shkaktarët më të shpeshtë të Uretritit  janë Clamydia trachomatis, Ureaplara Urealyticum, Mycoplasana Genitalium. Në një përqindje më të vogël mund të jetë dhe Trikomonas Vaginalis. Clamydia trachomatis është ndër rastet më të shpeshta nga se shkaktohet ky infeksion, i cili tejçohet në rrugë seksuale. Në këtë rast, mund të themi se rreth 50-60 për qind të këtyre infeksioneve shkaktohet nga ky bakter. Zakonisht, në 70 për qind të rasteve nuk mund të ketë shenja klinike dhe me një piuri të heshtur. Por në rreth 30 për qind të rasteve, pa 14-21 ditë, pacientja ka dizuri, rrjedhje me ngjyrë të bardhë dhe pa erë, me një pamje më shumë mukoze sesa puhrulente. Sidomos kjo gjë ndodh gjatë mëngjesit. Tek gratë them se mund të ketë dhe një prirje për hemorragji nga këto infeksione dhe ky mund të jetë një nga shenjat e vetme klinike për të zbuluar infeksionin. Ose mund të ketë dhe një cisti, një infeksion tek rrugët urinare, i cili është shkaktari i këtyre formave. Sëmundja dhe mund të kalohet vetë nga pacienti, por ka dhe periudha riacarimi, ndaj duhet të bëhet mjekimi. Ndër diagnozat e këtij infeksioni është me anë të kulturave mirkobiale dhe mjekimi është me antibiotik. Preparati më i zgjedhur në këto raste është Doksaciklina dhe zgjat për shtatë ditë.

 

- Cilat janë disa nga këshillat që ju u rekomandoni pacienteve femra?

Ndër këshillat që u rekomandoj të gjitha femrave pa përjashtim, është kujdesi i veçantë që duhet të tregojnë ato për higjienën personale. Të gjitha gratë që kanë shtim të sekrecioneve ose me erë jonormale apo gjakderdhje, duhet të drejtohen tek mjeku infeksionist, për arsye të mjekimit sa më të hershëm të rasteve të infeksionit. Kjo, pasi mjekimi i hershëm ka pasoja më të vogla dhe mjekimi jep rezultate. Për të gjitha ato paciente që vuajnë nga Kandidoza, një tjetër këshillë efikase është dhe fakti se ato nuk duhet të përdorin xhinse të ngushta, lines ditore, detergjente dhe të jenë nën kujdesin e mjekut.

Edlira MEMA

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.