Si të kujdesemi në plazh për kockat dhe muskujt tanë

Publikuar më: 08/06/2012 6:25

Rëra, një aleat i hershëm kundër reumatizmave

Ka një kurë, madje të hershme për këdo që vuan nga të gjitha sëmundjet reumatizmale dhe muskulore. Është kura e rërës e lashtë sa edhe vetë bota. Një kurë e tillë mund të bëhet edhe vetëm aq më tepër që tek ne ka mjaft plazhe me rërë.

Rëra është e hollë dhe arrin të mbajë ngrohtësinë diellore në mënyrë perfekte, pa provokuar djegie. Për më tepër është shumë e pasur me kripëra si magnezi, jodi, kalciumi që depërtojnë në shtresat e lëkurës me të mira të pallogaritshme për kockën dhe jo vetëm për atë.

Qëndrimi nën rërë bën shumë mirë për format

reumatizmale si artritet dhe spondiliartroza, por edhe për inflamacionet e tendinave dhe të muskujve, ostereoporozën dhe frakturat.

Por kujdes: banjat e rërës janë të ndaluar për ata që vuajnë nga zemra dhe duhet në bëhen në 5 rregullat e mëposhtme.

Hapni një gropë

Në mëngjes hapet një gropë, që duhet të jetë e thellë rreth 20 cm dhe e madhe sa të mbajë një trup të shtrirë. Pastaj lihet që dielli të ngrohë rërën në të.

Përgatisni trupin

Përpara sesa të bësh terapinë e rërës është e këshillueshme të lageni duke u futur në det për të bërë që të hyjnë në trup kripërat minerale. Pastaj thahuni në diell, në mënyrë që lëkura të nxehtë duke arritur pak a shumë temperaturën që tashmë ka marrë rëra. Në fund pihet një çaj ose një kafe e holluar me ujë në mënyrë që të hidratoheni dhe të evitoni ulje të tensionit nga i nxehti.

Kontrollo temperaturën

Kur temperatura e rërës është mes 48-60 gradëve, ose në periudhën mes orës 11.00-16.00 shtrihuni dhe mbulohuni me një shtresë rreth 5 cm. Natyrisht që koka duhet të mbetet jashtë dhe duhet të jetë në hijen e një tende të vogël ose të një kapele me strehë të gjerë.

Koha e qëndrimit

Herën e parë nuk duhet të kalohen 10 minuta në gropën e rërës. Pastaj hap pas hapi mund të rritet koha e qëndrimit derisa të shkojnë 20 minuta, maksimumi.

Pasi trupi të jetë ftohur tërësisht mund të zhyteni në ujë.

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.