Të punësuarit, si paguhen raportet për sëmundje

Publikuar më: 10/06/2012 20:27

Specialistët e ISSH-së: Ja përfitimet që merren nga dega e sigurimit

Dosja e plotë me dokumentet që duhet të dorëzojë i punësuari pranë subjektit ku punon. Kushtet dhe masa e plotë e përfitimit të pagesave

Instituti i Sigurimeve Shoqërore publikon rregullat që duhen ndjekur për përfitime nga dega e sigurimit për sëmundjet. Kështu, specialistët kanë përcaktuar dokumentet që duhet të dorëzojnë të interesuarit, si dhe kushtet dhe masën e përfitimit të kësaj pagese. E drejta e përfitimit përshkruhet, gjithashtu, në ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993, “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; rregullore Nr. 37, të ISSH-së, datë 23.12.2004, “Për caktimin, administrimin dhe pagesën e përfitimeve afatshkurtra”, si dhe rregulloren Nr. 494, e ISSH-së, datë 05.10.1993 “Për lëshimin e raporteve për paaftësi të përkohshme në punë”.

Kushtet e përfitimit

Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, kushtet që ligjërojnë përfitimin janë:

a) Pagesë për paaftësi nga sëmundjet përfitojnë vetëm të punësuarit;

b) 14 ditëshi i parë paguhet nga ana e subjektit ku punon përfituesi;

c) Mbi ditën e 14-të të raporteve, të cilat jepen nga komisioni mjeko-ligjor (KML), raportet paguhen nga sigurimet shoqërore. Por gjithmonë llogaritjet bëhen nga subjekti;

d) Raporti mjekësor paguhet deri më 6 muaj gjithsej, duke përfshirë dhe pagesën prej 14 ditësh.

Dokumentacioni

Për të përfituar nga dega e sigurimit për sëmundje, të punësuarit duhet të dorëzojnë pranë subjekteve ku punojnë këto dokumente:

a) Raportet mjekësore;

b) Librezën e punës;

c) Formularin e bazës së vlerësuar të vitit paraardhës. (Ky dokument plotësohet nga sektori i financës së subjektit).

Më pas, sektori i financës së subjektit, mbështetur në dokumente plotëson formularin tip listë-pagesë e përfitimeve afatshkurtra dhe e dërgon atë në ALSSH-në (Agjencia Lokale e Sigurimeve Shoqërore), ku ka aktivitetin subjekti.

ALSSH, pasi kontrollon dhe verifikon dokumentet e sjella, i kalon pagesat në llogarinë personale të përfituesit ose në llogarinë e subjektit.

Masa e përfitimit

Sipas specialistëve të ISSH-së, masa e përfitimit llogaritet si më poshtë:

-70 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar të vitit të fundit kalendarik, kur i siguruari ka deri në 10 vjet periudha sigurimi;

- 80 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar të vitit të fundit kalendarik, kur i siguruari ka mbi 10 vjet periudha sigurimi.

Kushtet e përfitimit

a) Pagesë për paaftësi nga sëmundjet përfitojnë vetëm të punësuarit;

b) 14-ditëshi i parë paguhet nga ana e subjektit ku punon përfituesi;

c) Mbi ditën e 14-të të raporteve, të cilat jepen nga Komisioni Mjeko-Ligjor (KML), raportet paguhen nga sigurimet shoqërore. Por gjithmonë llogaritjet bëhen nga subjekti;

d) Raporti mjekësor paguhet deri në 6 muaj gjithsej, duke përfshirë dhe pagesën prej 14 ditësh.

Dokumentacioni

a) I punësuari duhet të dorëzojë pranë subjektit ku punon këto dokumente:

b) Raportet mjekësore;

c) Librezën e punës;

d) Formularin e bazës së vlerësuar të vitit paraardhës. (Ky dokument plotësohet nga sektori i financës së subjektit);

e) Sektori i financës së subjektit, mbështetur në dokumente plotëson formularin tip Listë-pagesë e përfitimeve afatshkurtra, dhe e dërgon atë në ALSSH-në, ku ka aktivitetin subjekti;

f) ALSSH, pasi kontrollon dhe verifikon dokumentet e sjella, i kalon pagesat në llogarinë personale të përfituesit, ose në llogarinë e subjektit.

Masa e përfitimit:

a) 70 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar të vitit të fundit kalendarik, kur i siguruari ka deri në 10 vjet periudha sigurimi;

b) 80 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar të vitit të fundit kalendarik, kur i siguruari ka mbi 10 vjet periudha sigurimi.

OSMAN DEDJA

 

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.