Zbulohet efekti i katekinës GTCs mbi qelizat e sëmura tumorale

Publikuar më: 03/06/2012 17:00

Çaji i malit parandalon kancerin në prostatë

Mësoni si t’a përgatisni çajin pa shkatërruar substancat shëruese të saj

Që çaji , në mënyrë të veçantë çaji i malit kishte efekte pozitive në organizmin tonë , kjo dihej.  Por vetëm pak ditë më parë një studim i realizuar në Universitetin e Parmës dhe të Modenas në Itali ka treguar se çaji është jashtëzakonisht efikas në parandalimin e tumorit të prostatës. Skuadra e cila drejtohet nga doktor

Saverio Bettuzzi ka vëzhguar efektin e katekinës, një substancë që përmbahet në çajin e malit, mbi 32 paciente të cilët kanë pasur një diagnose pre-malinje në prostate.

32 vullnetarët kanë marrë çdo ditë tre doza katekine (GTCs), 200 mg per çdo dozë. Ndërkohë që një grup tjetër vullnetarësh ka marrë vetëm një herë në ditë nkëtë dozë.  Të gjithë pacientet u janë nënshtruar biopsive pas gjashtë dhe 12 muajsh.

Mes atyre që kanë marrë 600 gramë GTCs në ditë është verifikuar vetëm një rast kanceri, ndërkohë që në grupin tjetër ka pasur nëntë raste me kancer.

Sasia e dozës që është marrë nga pacientet është e njëjtë me 10-20 filxhanë çaji në ditë, për ne një sasi shumë e madhe përdorimi, ndërsa për vendet orientale është

një sasi më se normale e konsumueshme në ditë. Për të mbajtur të paprekura lëndët me vlera shëruese tek çaji është e rëndësishme që të dish ta përgatisësh atë në mënyrë korrekte. Vini disa gjethe çaji në fund të një tasi (xhezveje)dhe e mbushni atë në fillim me pak ujë të ftohtë dhe më pas i hidhni ujin e nxehtë. Uji i nxehtë shkatërron gjethet e çajit. Pasi të jetë lënë  në qetësi (jo mbi zjarr) që gjethja të lëshojë substancën e saj ju mund ta kulloni çajin dhe ta përgatisni më pas atë me sheqer dhe me limon. Por kujtohuni që të mos i hidhni qumësht ,pasi qumështi rrezikon të neutralizojë efektet pozitive të polifenoleve, që janë përbërësit më të mirë të çajit.

Të gjithë pacientët që janë përfshirë në studimin e bërë ishin në një rrezik të madh tumori pasi kishin diagnozën  pre-malinje që do të thotë se një në çdo tre raste të tilla , brenda një viti, degradon  në kancer prostate.

Shumë studime të tjera përveç këtij kanë treguar se katekina e çajit jeshil të malit ose EGCG –ja e pastër , që është përbërësi kryesor i katekinës, frenon rritjen e qelizave të sëmurave në modelet e laboratorit. Studimi është bërë për të parë nëse katekina kishte të njëjtin efekt si në laborator edhe në trupin e njeriut.

Katekina, synojnë të godasin direkt qelizat e kancerit të prostatës duke bërë që ato të vetshkatërrohen. Por në të njëjtën kohë lenë të paprekura qelizat e shëndetshme.

 Studiuesit italiane besojnë se kanë arritur më në fund të zbulojnë se ku vepron kjo substancë e mrekullueshme e çajit të malit. EGCG është zbuluar se ka si shënjeshtër kryesore gjenin Clusterina, që shkakton vetshkatërrimin e qelizës.

Doktori Bettuzzi ka thënë se Dieta Mesdhetare e cila është e pasur me perime dhe fruta ka një rrezik më të ulët të kancerit të prostatës. Rrezik më të ulët të këtij kanceri  ka edhe në  Kinë ku konsumohet shumë çaji i malit.

Dihet se parandalimi është mënyrë më e mirë për të luftuar një sëmundje.

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.