Anemia nga mungesa e hekurit (anemia ferriprive)

Publikuar më: 19/07/2012 9:16

Mungesa e hekurit është shkaku më i shpeshtë i anemisë, madje rastet e shfaqjes së saj janë më të shpeshta tek femrat dhe kjo, për shkak të menstruacioneve (që natyrisht, shoqërohen me humbje gjaku dhe me humbje hekuri). Në moshat e mëdha, anemia nga mungesa e hekurit ka shumë mundësi të jetë pasojë e kancerit në gjak, ndërkohë që tek fëmijët mundet që mungesa e hekurit të jetë pasojë e sasisë të pamjaftueshme në dietë.

Shenjat e para që lindin

Lodhje, takikardi, zbehje, gjuhë e lëmuar, thonj të deformuar dhe të thyeshëm (koilonychia). Në ekzaminimin e gjakut periferik shihen eritrocite të vogla dhe më pak hemoglobinë. Niveli i hekurit në serum është i ulët. Niveli i transferinës (njihet edhe si TIBC – angl: total iron binding capacity) është i rritur. Biopsia e palcës së kockave është analiza më e besueshme për sasinë e hekurit në organizëm. Mjekët këshillojnë që në këtë rast, kjo mungesë të trajtohet me sulfat i hekurit, 325 mlg 3 herë në ditë. Efekti fillon e shfaqet pas 1 jave dhe niveli i hemoglobinës normalizohet brenda 2 muajsh. Anemia mund të jetë sideroblastike dhe në këtë rast karakterizohet nga prania e sideroblasteve. Sideroblastet janë qeliza eritrocitike që kanë një unazë “prej hekuri” në citoplazmë. Ajo shkaktohet nga eritropoeza joefektive. Shkaqet kryesore të shfaqjes së sëmundjes janë alkoolizmi kronik, barnat (shpesh, izoniazidi) dhe defektet gjenetike. Si çdo anemi tjetër, shenjat më të dukshme janë lodhje, takikardi, zbehje, etj. Diagnoza kryesore është niveli i hekurit në serum është i rritur. Niveli i transferinës (TIBC) mund të jetë normal ose i rritur. Niveli i ferritinës është i rritur. Në biopsinë e palcës të kockave shihen sideroblastet. Sipas mjekëve specialistë, kjo sëmundje mund të trajtohet me piridoksinë (vitaminë B6).

Këshillat

Këtyre të sëmurëve u këshillohet përdorimi i frutave të freskëta, që përmbajnë vitaminë C, e cila ndihmon në absorbimin ose marrjen e hekurit. Nëse pinë kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera, që përmbajnë kafeinë, duhet t’i marrin dy orë para ose pas ushqimit, sepse vështirësojnë absorbimin e hekurit. Për kurimin e kësaj sëmundjeje, në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët etj. Në vendet arabe është ushqim kryesor, i cili shuan urinë për shkak të përbërjes së celulozës. Hurmat kanë gjetur përdorim të mirë kundër Anemisë. Gjithashtu, karota është e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i karotës në sasi prej 50-150 gr është ilaç efikas tek të sëmurët, që vuajnë nga anemia. Karota në periudhë rekord e rregullon pastrimin e gjakut. Rrepa e kuqe, u këshillohet pirja çdo ditë e 150 ml. lëng të rrepës së kuqe, para buke, apo të konsumohet sa më shpesh domatja. Duhet të marrin, gjithashtu, çdo ditë 10 – 15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20 – 25 ditë.

Shenjat e sëmundjes

1- Lodhje

2- Takikardi

3- Zbehje

Ushqimet që duhet të konsumoni

1- Anemikët duhet të konsumojnë fruta më vitaminë C

2- Anemikët duhet të konsumojnë spinaq dhe barëra jeshile

3- Fiku, shalqiri dhe luleshtrydhja, efikase për të trajtuar Aneminë.

4- Anemia shkaktohet si pasojë e një ushqimi të keq

5- Anemikët duhet të pinë 150 gram lëng karotash në ditë

6- Çajin, kakaon dhe kafen duhet t’i marrin tri orë përpara se të hanë, pasi ndryshe vështirëson tretjen.

7- Pacientët duhet të pinë çdo ditë 150 ml. lëng të rrepës së kuqe, para buke.

8- Këshillohet të konsumohet sa më shpesh domatja

9- Të sëmurët duhet të marrin, gjithashtu, çdo ditë 10 – 15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20 – 25 ditë.

Mjekësia popullore, kurimi i anemisë

Përvoja ka treguar se edhe kurat popullore kanë dhënë rezultate të shkëlqyera në shërimin e shumë sëmundjeve. Mes të cilave është edhe sëmundja e anemisë. Sipas specialistëve, kurat me bimë jeshile, ku futen çikoret, spinaqi, etj., janë shumë të rëndësishme për të ripërtërirë gjakun dhe për ta shtuar atë në sasi. Nisur nga kjo dhe shumë të dhëna të tjera, pacientëve iu rekomandohet të përdorin në dietën e tyre të përditshme sa më shumë bimë jeshile.

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.